AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

FMN largohet pa marrëveshje, bisedimet vijojnë në distancë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
12 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
1
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nga e majta, përfaqësuesi i FMN Nadeem Ilahi, ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe Ministri i Bashkëpunimit Ekonomik Arben Ahmetaj në konferencën e fundit të përbashkët për shtyp më 13 maj 2014. Foto. Financa.gov.al

Fondi Monetar Ndërkombëtar njoftoi se e përfundoi vizitën në Tiranë për rishikimin e dytë të marrëveshjes, por duket se nuk ra dakord me qeverinë për reformat.

Nga e majta, përfaqësuesi i FMN Nadeem Ilahi, ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe Ministri i Bashkëpunimit Ekonomik Arben Ahmetaj në konferencën e fundit të përbashkët për shtyp më 13 maj 2014. Foto. Financa.gov.al
Nga e majta, përfaqësuesi i FMN Nadeem Ilahi, ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe Ministri i Bashkëpunimit Ekonomik Arben Ahmetaj në konferencën e fundit të përbashkët për shtyp më 13 maj 2014. Foto. Financa.gov.al

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar që vizitoi Tiranën gjatë dy javëve të fundit duket se nuk arriti mirëkuptim dhe as deklaratë të përbashkët me qeverinë shqiptare por premtoi se bisedimet do të vijojnë në distancë ndërsa për momentin nuk është e qartë nëse qeveria shqiptare do të marrë këstin e rradhës të kredisë së FMN-së.

“Diskutimet mbi plotësimin e rishikimit do të vijojnë nga Uashingtoni dhe misioni do të kthehet për të plotësuar punën e vet në një datë të pacaktuar”, thuhet në një deklaratë të FMN për median.

FMN duket se u largua këtë herë edhe pa deklaratën e përbashkët për shtyp me Ministrinë e Financave dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, gjë që ndodh në fund të çdo misioni.

Për momentin nuk dihen arsyet e largimit të FMN pa marrëveshje.

Shqipëria hyri në marrëdhënie ndihme me Fondin Monetar Ndërkombëtar vitin e kaluar kur premtoi se do të reformojë financat e vendit dhe do të reduktojë borxhin publik në këmbim të 330 milionë eurove kredi të buta nga FMN për mbështetje buxhetore si dhe disa qindramilionë dollarëve kredi nga Banka Botërore për projekte të ndryshme.

Marrëveshja e firmosur vitin e kaluar e detyron qeverinë shqiptare të reduktojë borxhin publik me 3 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për çdo vit duke filluar nga viti 2016. Është një detyrim që kërkon domosdoshmërisht rritje taksash ose ulje shpenzimesh dhe pikërisht këto aspekte të marrëveshjes kanë qenë pikat e nxehta të mosmarrëveshjeve me misionin e FMN.

Drejtuesi i misionit të FMN Nadeem Ilahi deklaroi në qershor pas rishikimit të parë se ndonëse kriteret e performancës qenë realizuar për tremujorin e parë, marrëveshja kërkon impenjime të tjera për vitet në vazhdim.

Etiketa: AhmetajArben Ahmetajdetyrime majtaFinancatFMNkrediMarrëveshjamarrëveshjembështetjePunëQeveriaQeveria shqiptareshqipShqipëriashqiptareTiranëulje
Tjetri
Kroacia e propozoi shkëmbimin e popullsisë me Serbinë, thotë Sheshel

Kroacia e propozoi shkëmbimin e popullsisë me Serbinë, thotë Sheshel

Komente 1

  1. Erion Hoxha says:
    12 years më parë

    Është një detyrim që kërkon domosdoshmërisht rritje taksash ose ulje
    shpenzimesh por ama gjithmone rritje çmimesh: si ai i energjise
    elektrike apo tarifat per kalimit ne rruget gjysma-gjysma te
    paperfunduara te “reja” etj, etj, etj … Jemi gjithmone nen optiken e
    politikes se institucioneve nderkombetare te “shkopit dhe karrotes” dhe
    tashme gjendemi ne implementimin e fazes se “shkopit” se “karrota”
    mbaroje perpara se te filloje …

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.