AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Kroacia e propozoi shkëmbimin e popullsisë me Serbinë, thotë Sheshel

Marija RisticngaMarija Ristic
12 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Sheshel ne gjyq. Foto: Beta

Presidenti Kroat në kohë lufte, Franjo Tuxhman, dhe jo politikanët serbë, e propozoi shkëmbimin e një pjese të popullatës mes dy republikave, tha lideri i nacionalistëve Vojislav Sheshel në Gjykatën e Hagës.

Sheshel ne gjyq. Foto: Beta
Sheshel ne gjyq. Foto: Beta

Sheshel (Seselj), kreu i Partisë Radikale Serbe, tha ne gjyqin e liderit serb të Kroacisë, Goran Hadzic në Gjykatën e Hagës të mërkurën se presidenti i kohës së luftës së Zagrebit, Tuxhman (Tudjman) ishte burri që fshihej pas idesë së “zhvendosjes njerëzore”- një shkëmbim i popullatës mes Serbisë dhe Kroacisë.

“Tuxhman e përkrahu idenë fillimisht, më pas u pranua nga Cosic. Gjatë gjithë kohës ishte një ide e civilizuar për të shkëmbyer popullsinë, por ky propozim vinte mbi të gjitha nga pala kroate,” tha Sheshel.

“Fillova ta mbroj idenë vetëm në vitin 1992, kur rreth 300 mijë refugjatë erdhën në Serbi. Kur Serbia u mbush me refugjatë, sugjerova një shkëmbim popullsie si një nga zgjidhjet,” shpjegoi ai.

Shefi i Parisë Serbe Radikale po dëshmonte në mbrojtje të Hadzic, por është edhe vetë në gjyq në Hagë në lidhje me akuzat për krime lufte në ish-Jugosllavi.

Sipas aktakuzës, Hadzic dhe Sheshel ishin pjesë e një sipërmarrje të përbashkët kriminale që po kërkonte largimin e përhershëm të kroatëve dhe jo-serbëve nga pjesë të Republikës së Kroacisë gjatë luftës. Si rezultat, mijëra kroatë u larguan nga zonat e kontrolluara prej serbëve.

Por gjatë gjyqit, Hadzic dhe shumë prej dëshmitarëve të mbrojtjes pretenduan se kroatët u larguan vetë. Disa thanë edhe se kjo ndodhi si rezultat i një marrëveshje me forcat kroate.

Gjatë seancës së të mërkurës, Sheshel konfirmoi se Presidenti Slobodan Milosheviç mbështeti idenë e vullnetarëve nga Partia Radikale Serbe në luftimet si pjesë e ushtrisë jugosllave.

“Ai na dha hapësirë për t’u stërvitur… Nëse do të ishte kundër kësaj, do të na kishte parandaluar,” tha Sheshel.

“Serbia e mbështeste dhe financonte të gjithë sistemin e ushtrisë dhe Milloseviç e përfaqësonte regjimin serb si president,” shtoi ai.

Aktakuza pretendon se Hadzic dhe Sheshel kanë punuar sëbashku me forca serbe, përfshirë edhe Ushtrinë Popullore Jugosllave për të arritur qëllimet e veta në Kroaci.

Duke folur për lidhjet midis Hadzic dhe liderit famëkeq të paraushtarakëve Zeljko Raznatovic, i ashtuquajtur Arkan, Sheshel tha se kontakti ishte nisur prej Arkan dhe jo nga Hadzic.

“E di që kishte shumë foto të tyret së bashku. Por Arkan bënte foto me këdo dhe askush nuk mund të bënte apo thoshte gjë kundër tij,” shpjegoi Sheshel.

“Ai vinte në seanca qeveritare, ulej atje dhe askush nuk bënte asgjë,” shtoi ai.

Sipas aktakuzës kundër Hadzic, Arkan ishte gjithashtu pjesë e sipërmarrjes kriminale të përbashkët dhe njësia e tij paraushtarake koordinonte veprimet me liderin serb të Kroacisë.

Hadzic megjithatë e ka mohuar të kishte fuqi mbi Arkan. Bosi i paraushtarakëve nuk arriti kurrë në gjyqin e Hagës për shkak se mbeti i vrarë në vitin 2000 në Beograd.

Seselj ka qenë në gjyq për krime lufte që prej vitit 2003, kur ai u dorëzua vullnetarisht në gjykatën e Hagës të mbështetur nga OKB. Vendimi për të ishte planifikuar për tetorin e vitit të shkuar, por u shty pasi një prej gjykatësve në gjyq u largua prej paragjykimeve. Nuk është ende e qartë se kur do të jepet vendimi.

Gjyqi i Hadzic do të vazhdojë të enjten.

Etiketa: aktakuzëArkanBeograddëshmitarëGjykatëGjyqGjyqiish-JugosllaviJugosllaviKrimekrime lufteKroaciKroaciaLuftemarrëveshjembrojtjeOKBPartiaPartia Radikale SerbepresidentSeancaSerbiSerbiaVendimivullnetarë
Tjetri
Vetëvendosje hyn në qeveri, merr bisedimet me Serbinë

Vetëvendosje hyn në qeveri, merr bisedimet me Serbinë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.