AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Ballkani sheh me shpresë nga paratë e kinezëve

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
12 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
1
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama gjatë takimeve në Kinë. Foto: kryeministria.al

Nga Shqipëria deri në Rumani, ballkanasit kërkojnë investime nga Kina për të përfituar nga ekspansioni diplomatik dhe ekonomik i Pekinit në Europën Lindore dhe Juglindore.

Kryeministri Edi Rama gjatë takimeve në Kinë. Foto: kryeministria.al
Kryeministri Edi Rama gjatë takimeve në Kinë. Foto: kryeministria.al

Kryeministri Shqiptar Edi Rama raportohet se ka kërkuar para kineze për ndërtimin e autostradës “Rruga e Arbërit”, ndërkohë që Mali i Zi shpreson te paratë kineze për ndërtimin e një autostrade për ta lidhur me Serbinë ndërsa Rumania shpreson që Kina do ta ndihmojë në ndërtimin e një termocentrali të ri bërthamor, projekt kyç për zhvillimin e këtij vendi në dekadat e ardhshme.

Kinezët, me ekonominë e tyre në rritje dhe me rezervat valutore të stërmëdha po kërkojnë të fitojnë ndikim politik dhe ekonomik nëpër botë dhe duken të gatshëm të investojnë në kuadër të parimit të njohur si Konsensusi i Pekinit.

Ndonëse deklarata e zyrës së kryeministrit shqiptar qe e vakët në detaje dhe foli vepër për bashkëpunim në terma të përgjithshëm  , agjencia kineze e lajmeve Xinhua foli konkretisht për ndërtimin e autostradës drejt Maqedonisë ndërsa në Tiranë flitet edhe për një marrëveshje të mundshme koncesionare për portin e Shëngjinit.

Autostrada drejt Maqedonisë, që në Shqipëri njihet si Rruga e Arbërit, synon të lidhë Tiranën me Dibrën përmes një tuneli në Malin e Murrizit dhe një tuneli të dytë në Qafën e Buallit pranë Bulqizës për të shkurtuar kohën e udhëtimit nga 4.5 orë aktualisht në më pak se 1.5 orë. Por projektideja që besohet se mund të kushtojë 200 apo 300 milionë euro, konsiderohet shpesh si një investim i paleverdisshëm.

Ndërkohë, Mali i Zi shpreson të marrë një kompani kineze dhe një kredi kineze për të ndërtuar një autostradë me vlerë gati 2 miliardë euro për të lidhur portin e Tivarit me Serbinë. Deri tani ky projekt ka qenë në kuadrin e deklaratave propagandistike të qeverisë së Malit të Zi. Kontrata për ndërtimin është nënshkruar, por qeveria e Malit të Zi deri tani nuk ka qenë në gjendje të sigurojë kredi për projektin.

Në Rumani, ndërkohë, është një kompani kineze e cila qe e vetmja që bëri një ofertë pak ditë më parë për ndërtimin e një centrali të ri bërthamor. Projekti me vlerë 5 miliardë euro synon të kthehet në faktorin më të rëndësishëm të zhvillimit të përgjithshëm të Rumanisë përgjatë viteve të ardhshme.

Procesi politik i ekspansionit të Kinës në Europën lindore dhe juglindore këtë herë duket se filloi në vitin 2013 me një samit të udhëheqësve të 16 vendeve nga ky rajon në Bukuresht të Rumanisë.  Kryeministri i ri i Kinës Li Keqiang bëri udhëtimin e tij të parë si kryeministër jashtë vendit pikërisht në Bukuresht.

Këtë vit në dhjetor, një samit i ngjashëm mes Kinës dhe Europës Lindore do të zhvillohet në Beograd ku kryeministri i Kinës Li Keqiang do të mikpresë udhëheqësit e vendeve të rajonit tonë në bashkëpunim me kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vucic.

Sipas gazetës diplomatike në internet thediplomat.com, Kina ka vendosur objektiva të qarta për fuqizimin e bashkëpunimit të vet me Europëm Lindore për të shumëfishuar tregtinë si dhe për t’u angazhuar sipas një modeli të njohur, atë të investimeve masive infrastrukturore apo energjetike në rajon.

Ekspansioni i Kinës në vendet në zhvillim i njohur si Konsensusi i Pekinit, është konsideruar shpesh nga analistët ndërkombëtarë si një alternativë ndaj Konsensusit të Uashingtonit. Dallimi është i madh. Konsensusi i Pekinit interpretohet si një model i kapitalizmit shtetëror, me shumë pak ose aspak respekt për të drejtat e njeriut dhe me theks te rëndësia e zhvillimit më shumë se sa te rëndësia e lirisë. Është i ndryshëm nga Konsensusi i Uashingtonit, modeli i prezantuar nga institucionet financiare ndërkombëtare si Banka Botërore dhe FMN për zhvillimin e vendeve të botës së tretë përmes politikave të liberalizimit ekonomik.

Afrimi i Kinës me Europën Lindore dhe Ballkanin ka përkuar ndërkohë me një tendencë të theksuar autoritariste nga shumë udhëheqës të rajonit dhe formësimit të “demokracisë joliberale” ose zgjerimit të autoritarizmit të botës post-sovjetike nëpër vende të Europës Lindore si Hungaria, Maqedonia apo edhe Turqia.

Etiketa: autostradAutostradaautostradeBallkaniBeogradBulqizëEdi RamaEuroFMNinvestimeKinakrediKryeministri Edi RamaKryeministriaMaliMali i ZiMaqedoniamarrëveshjendikimndikim politikParaQeveriarajonRamaRumaniRumaniasamitSHShpresONshqipShqipëriShqipëriaTiranëTurqiazhvillim
Tjetri
Kina dhe Serbia do të organizojnë Samitin e Europës Lindore

Kina dhe Serbia do të organizojnë Samitin e Europës Lindore

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.