AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Shqiptarët Shpallin ‘Republikë’ në Maqedoni

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
12 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mbledhja e mbajtur në Shkup. 

Një grup i vogël shqiptarësh etnikë u mblodhën të enjten në Shkup për të dëgjuar një ish-politikan teksa shpallte “Republikën e Iliridës” – por pak maqedonas e kanë marrë seriozisht deri më tani.

Mbledhja e mbajtur në Shkup. 
Mbledhja e mbajtur në Shkup.

Disa dhjetëra shqiptarë etnik u mblodhën në Shkup të enjten për të dëgjuar një ish-politikan, Nevzat Halili, teksa lexonte deklaratën e “republikës së pavarur”.

Pavarësisht se ngjarja dukej e parëndësishme, shkaktoi një tronditje në media dhe te politikanët.

“Shpallja e pavarësisë është hapi i parë drejt barazisë së plotë të shqiptarëve në Maqedoni, të cilët kanë jetuar për vite atje, e akoma konsiderohen një pakicë,” tha Halili.

Ai këmbënguli se entiteti i ri i vetëshpallur, Republika e Iliridës, që sipas hartës merr pothuajse gjysmën e territorit të Maqedonisë, do të jetë “një faktor i stabilitetit në Ballkan”.

Qëllimi ishte të riorganizohej Maqedonia në një konfederatë mes shqiptarëve dhe maqedonasve që do të quhej Ilirida-Maqedoni, ose Ilirida-FYROM, shpjegoi ai.

Emri, “ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë” ose FYROM, referenca e përkohshme e OKB-së për Maqedoninë e ndërtuar pas presionit grek në vitet ’90, shihet si një përçmim nga shumë maqedonas etnikë.

Halili tha se ai do të kërkonte takim me Kryeministrin, Nikola Gruevski, dhe kryetarin e parlamentit, Trajko Veljanoski, “që të bëhej thirrje urgjente për një referendum në divizionin territorial të brendshëm të Maqedonisë.

Ai tha se qëllimi ishte riorganizimi paqësor i Maqedonisë në një konfederatë dhe demilitarizimi i territorit të Maqedonisë. “Maqedonasit që jetojnë në territorin e Iliridës sigurohen se nuk do t’i presë asnjë e keqe,” shtoi ai.

Në vitet 1990, Halili kryesonte partinë e atëhershme të shqiptarëve etnikë në Maqedoni, tani Partia e shuar për Prosperitet Demokratik PPD. Ai ishte figura qendrore që fshihej pas referendumit të paligjshëm të shqiptarëve të mbajtur në 1992, që kërkonte autonomi politike dhe territoriale.

Harta që tregon kufirin e Iliridës
Harta që tregon kufirin e Iliridës

Në atë kohë, organizuesit pretenduan se 99.9 për qind e shqiptarëve të vendit kërkonin deklarimin e Iliridës.

Në vitin 1993, Halili u përfshi në një çështje të profilit të lartë për krijim organizate paraushtarake pasi policia zbuloi armatime që do shërbenin për vetëmbrojtje të shtetit të vetëshpallur të Iliridës. Pavarësisht se Halili nuk u burgos, ai u zhduk nga skena politike.

Analisti politik Saso Klekovki është i mendimit se ngjarja nuk ka rëndësi, por gjithashtu këshilloi kujdes.

“Ide të ngjashme për shtete të mëdha etnike ekzistojnë në të gjithë popujt e Ballkanit por nuk kanë mbështetjen e politikës,” tha ai. “Nuk mendoj se partitë kryesore në Maqedoni mbështesin formimin e një shteti të ri dhe konfederativ,” shtoi Klekovski.

Megjithatë, lëvizjet e këtyre grupeve të parëndësishme apo partive duhet të ndiqen me kujdes, për të parë nëse fitojnë mbështetje të madhe publike,” vazhdoi ai.

Gjatë ceremonisë së të premtes, Halili këmbënguli që ideja e tij kishte fituar tashmë mbështetjen e dy anëtarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim, BDI.

Teksa BDI nuk dha qëndrim zyrtar, dy legjislatorët e partisë, Tahir Hani dhe Abedin Zimberi, që i përmendi Halili e mohuan me shpejtësi.

Opozita kryesore Social Demokratët, SDSM, akuzuan qeverinë e Kryeministrit Nikola Gruevski për krijimin e një atmosfere për lëvizjet radikale.

Ky është rezultat i politikave të qeverisë për të sjellë përçarje, tensione etnike dhe institucione shtetërore të lidhura ngushtësisht me partitë, shtyn integrimin në Euro-Atlantik dhe sjell mungesë perspektive,” shkroi SDSM.

Partia qeverisëse e Gruevskit VMRO DPMNE e ka dënuar “si një përpjekje të keqe për vetëpromovim që dëmton respektin reciprok dhe mirëkuptimin mes qytetarëve. Këto përpjekje duhet të dënohen nga të gjithë”.

Në 2001, konflikti i armatosur mes rebelëve me etni shqiptare dhe forcave të sigurisë mori fund nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit.

Marrëveshja garantoi më shumë të drejta të shqiptarëve të cilët përbëjnë një të katërtën e popullsisë në vend.

Megjithatë, Halili thotë se marrëveshja e 2001 nuk krijoi barazi për shqiptarët dhe se ata mbeten të shpërfillur në vendin e tyre.

Etiketa: BallkanBDIEmriEuroGruevskiMaqedoniMaqedoniaMarrëveshjambështetjembrojtjeMediaNikola GruevskiohritOKBOpozitaPartiaPoliciaReferendumSHShkupshqiptaretë drejtatensionetensione etnikeVMRO DPMNE
Tjetri
Prindërve të foshnjave të humbura të Serbisë u rikthehet shpresa

Prindërve të foshnjave të humbura të Serbisë u rikthehet shpresa

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.