AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Beogradi organizon paradën gej nën masa të rrepta sigurie

Marija RisticngaMarija Ristic
12 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Parada gej në rrugët e Beogradit | Foto nga : Marija Ristic

Rreth 1,000 marshues të paradës gej dolën në rrugët e Beogradit për herë të parë që nga viti 2010, të mbrojtur nga mijëra policë pas kërcënimeve për dhunë të ekstremistëve të djathtë.

Parada gej në rrugët e Beogradit | Foto nga : Marija Ristic
Parada gej në rrugët e Beogradit | Foto nga : Marija Ristic

Një marshim Krenarie (Pride) rreth një orë i gjatë u zhvillua të djelën në qendër të Beogradit pasi ishte ndaluar gjatë tre viteve të fundit për shkaqe sigurie. Marshimi u konsiderua nga BE si “një arritje në historinë moderne të Serbisë demokratike”.

Parada u zhvillua qetësisht pavarësisht protestave të ekstremistëve të djathtë dhe atyre ortodoksë të një dite më parë. Marshuesit u mbrojtën nga mijëra forca të armatosura të policisë me skafandra, ndërkohë që helikopterë të policisë patrullonin nga qielli.

Një nga organizatorët, Boban Stojanovic, tha se marshimi ishte një arritje e mrekullueshme që nevojitet të përsëritet çdo vit, në mënyrë që të arrihet progres në situatën e të drejtave të personave gej në Serbi.

“Kjo paradë është vetëm hapi i parë dhe vetëm pas paradave të tjera do të jemi në gjendje të krahasojmë dhe masim suksesin tonë. Ky është një proces i cili do të përmirësohet vit pas viti,” tha Stojanovic.

Serbia është nën presion për të provuar përkushtimin e saj ndaj mbrojtjes së të drejtave të njeriut teksa kërkon të anëtarësohet në BE, dhe marshimi u ndoq nga ministrat Ivan Tasovac dhe Kori Udovicki, kryebashkiaku i Beogradit, Sinisa Mali, si dhe ambasadorë të huaj.

Pas paradës, kryeministri serb Aleksandar Vucic tha se ajo kaloi pa “pothuajse asnjë incident”.

“Asnjë xham nuk u thye sot dhe për këtë ne duhet të falenderojmë forcat e sigurisë që treguan se dinë të ruajnë sigurinë,” tha Vucic në një konferencë për shtyp.

Duke dhënë një sinjal për njerëzit në Serbi që kundërshtojnë aktivitetet si parade gej, ai tha se u ishte “mirënjohës atyre që mendojnë ndryshe, të cilët janë shumica, dhe që vendosën të mos krijojnë trazira”.

“Ne nuk e bëmë këtë për hir të BE-së, apo sepse respektojmë popullatën gej më shumë se Kishën, por për shkak të kushtetutës, ligjeve dhe respektit për të drejtat e njeriut, pavarësisht se kjo nuk ka qënë e lehtë, dhe as në përputhje me besimet tona individuale,” shtoi ai.

Gjatë ditës pati vetëm disa përplasje të vogla mes policisë dhe huliganëve të futbollit, ndër të cilët 15 veta u arrestuan.

Dy policë dhe një kameraman i të përditshmes Blic është raportuar se janë lënduar pas sulmeve të huliganëve. Godina e TV B92 u sulmua gjithashtu.

Vucic konfirmoi se dhe vëllai i tij Andrej Vucic është plagosur, pasi policia e kishte goditur atë në rrugët e Beogradit, pavarësisht se nuk dha detaje të tjera mbi incidentin.

Rreth 2,000 protestues anti-gej u mblodhën pas paradës, mbrëmjen e të djelës në një marshim të organizuar nga grupi i ekstremit të djathtë Dveri, duke përshkruar të njëjtat rrugë si ato të parades gej, nën parrullat “Vrisni gejt” dhe “Serbia dhe Russia, ne nuk kemi nevojë për Bashkimin [Europian]”, dhe duke bërtitur emrat e të akuzuarve për krime lufte Ratko Mladiç, Radovan Karaxhixh dhe Vojislav Sheshel.

Bashkimi Europian dënoi kërcënimet ndaj paradës gej dhe mirëpriti vendimin e qeverisë për lejimin e zhvillimit të saj, duke e quajtur “një arritje në historinë modern të Serbisë demokratike”.

“Përkushtimi i forcave serbe të sigurisë, së bashku me atë të përfaqësuesve të parlamentit dhe politikës, përveç asaj të trupit diplomatik dhe shoqërisë civile në Serbi, shënjuan një përmirësim të dukshëm drejt respektimit të të drejtave të komunitetit LGBTI, dhe të të drejtave të njeriut në përgjithësi,” tha në deklaratën e tij komisioneri i BE-së për zgjerimin Stefan Fule.

Ministri anglez për Europën, David Liddington, mirëpriti gjithashtu mbajtjen e paradës.

“Më vjen mirë të shoh një festim të mbarë-ndjekur të diversitetit të Serbisë. Qeverisë serbe i duhen njohur meritat që, pas tre vjetësh ndalimi të paradës për shkaqe sigurie, krijoi kushtet për organizimin e paradës, pa rënë pre e kërcënimeve të një pakice jo-tolerante,” tha David Liddington.

Ai la të kuptohet se mbajtja e paradës do i japë një shtytje integrimit të Serbisë në BE.
“Ky është një sinjal pozitiv për Serbinë në prag të hapjes së Kapitullit 23 në negociatat e saj drejt anëtarësimit në BE duke treguar se është e përkushtuar ndaj vlerave të BE,” tha ai.

Në 2009, 2011, 2012 dhe 2013, autoritet ndaluan organizimin e paradës, gjithmonë pak ditë para zhvillimit të saj, pasi policia deklaronte që nuk mund të mbronte marshuesit nga dhuna e ekstremistëve të djathtë.

Marshimi i parë në Serbi, i organizuar në Beograd në qershor të vitit 2001, u pezullua pasi protestuesit u përleshën me policinë.

Marshimi u krye vetëm në vitin 2010, por disa qindra të rinj, përfshirë huliganët dhe anëtarët e organizatave ekstremiste, provokuan trazira në rrugët e kryeqytetit serb, duke hedhur gurë dhe bomba molotov, duke plagosur policë dhe duke u vënë zjarrin ndërtesave dhe makinave.

Etiketa: ambasadorBashkimi EuropianBEBeogradbombadhunaKishëKomisioneriKrimekrime lufteLufteMaliMasamolotovortodoksParaPoliciaprogresprotestuesSerbiSerbiaSHtrazira
Tjetri
Raporti: Serbia “e ngadaltë në hetimin e krimeve të luftës”

Raporti: Serbia “e ngadaltë në hetimin e krimeve të luftës”

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.