AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Raporti: Serbia “e ngadaltë në hetimin e krimeve të luftës”

Marija RisticngaMarija Ristic
12 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prezantimi i raportit në Beograd.

Numri i krimeve të luftës dhe i viktimave është më i madh krahasuar me numrin e ndjekjeve penale në Serbi në dekadën e shkuar, ndërsa zyrtarët e lartë ende i kanë shpëtuar drejtësisë, thotë raporti i ri.

Prezantimi i raportit në Beograd.
Prezantimi i raportit në Beograd.

“Arritjet në hetimet e krimeve të luftës janë modeste kur sjellim në mend numrin e viktimave dhe shkallën e krimeve të kryera,” tha të martën në Beograd, Sandra Orlovic, kreu i Qendrës për të Drejtën Humanitare, në prezantimin e një raporti të ri që maste progresin e Serbisë në dekadën e shkuar.

Sipas raportit, të titulluar “Dhjetë Vjet të Ndjekjes Penale të Krimeve të Luftës në Serbi: Konturet e Drejtësisë,” nga 2004 në 2013, një total prej 35 vendimesh përfundimtare u dhanë ndërsa vetëm gjashtë zyrtarë të lartë janë ndjekur penalisht.

Orlovic tha se një prej arsyeve të publikimit të raportit ishte fillimi i negociatave të Serbisë për t’u bashkuar me BE-në, “që duhet të sigurojë vrullin për të detyruar institucionet serbe ta ndjekin këtë çështje me më seriozitet dhe në nivel strategjik”.

Zëvendës kryetari i delegacionit të BE në Serbi, Oscar Benedict, premtoi në prezantimin e raportit se “ndjekja penale e krimeve të luftës, si pjesë e integruar e bashkërendimit nuk do të nënvlerësohet në procesin e pranimit.”

Duke prezantuar pjesën e raportit që vlerëson punën e Zyrës së Prokurorisë së Krimeve të Luftës në Serbi mbi një dekadë të ekzistencës së saj, Nikola Cukanovic nga Qendra e të Drejtës Humanitare tha se prokuroria ishte ende jo eficente.

“Me statistika, nëse shohim pas këto dhjetë vite, kemi tre aktakuza në vit dhe dy vendime përfundimtare. Një numër i madh çështjesh janë transferuar nga Kroacia, rreth 11 çështje dhe katër prej Bosnjës… Por një nga problemet më të mëdha është se peshqit e mëdhenj ende po i arratisen drejtësisë,” tha Cukanovic.

Problemi i mungesës së ndjekjeve penale të zyrtarëve të lartë u ngrit gjithashtu edhe nga gjykatësja Olivera Andjelkovic, e cila tha se në një çështje që ajo kishte, disa zyrtarë të lartë nga ushtria nuk ishin përfshirë në hetime, ndërsa në gjyq ishin shfaqur vetëm si dëshmitarë.

Ajo tha gjithashtu se të dyshuarit po gjykoheshin për incidente individuale, jo për dhunime të shkallës së gjerë.

“Çfarë po ndodh me kampet e paraburgimit që ishin në Serbi gjatë luftës? Askush nuk është hetuar për to,” tha ajo.

Zëdhënësi i prokurorisë për krimet e luftës, Bruno Vekaric megjithatë argumentoi se disa pjesë të raportit ishin “sulmuese” sepse zyra e tij po hasej çdo ditë në mungesë të burimeve.

“Ne kemi vetëm gjashtë prokurorë, krahasuar me Bosnjën që ka 37. Dhe për një kohë të gjatë kemi shërbyer për Gjykatën e Hagës, gjë që na mori shumë kohë. Por ia dolëm të merreshim me ato çështje që kishin 3000 viktima,” tha Vekaric.

Së bashku me kritikat, raporti shprehej se nuk ka ende një strategji shtetërore për krimet e luftës, ndryshe nga Bosnja dhe Hercegovina, po ashtu edhe për sistemin e dobët të mbrojtjes së dëshmitarëve dhe ndikimin e politikës në punën e prokurorisë.

Etiketa: BEBeogradBosnjaBosnja dhe HercegovinadëshmitarëGjykatëGjyqhetimeHetimetKroaciaprokurorProkuroriaPunëRaportiSerbiSerbiaSHUshtriaviktima
Tjetri
Media në Maqedoni është nën kontrollin e qeverisë

Media në Maqedoni është nën kontrollin e qeverisë

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.