AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Media në Maqedoni është nën kontrollin e qeverisë

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
12 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Media Watch, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Një studim i ri thotë se presione të ndryshme politike dhe financiare po minojnë vazhdimisht lirinë, pavarësinë dhe pluralizmin e medias në Maqedoni.

Skopje-Media-1Kontrolli shtetëror mbi median, cenzura, klientelizmi politik dhe lidhjet korruptive mes qeverisë, pronarëve të medias dhe medias janë mbizotëruese në median e Maqedonisë, zbuloi një studim i ri i publikuar të martën në Shkup nga Instituti i Medias së Maqedonisë, MIM.

Kërkimi  nga kjo organizatë thotë se media në këtë vend karakterizohet nga një ndarje e thellë dhe nga përplasjet mes dy krahëve të politikës.

Raporti paralajmëron për rrezikin e një “tendence afatgjatë drejt autoritarizmit”, për shkak të qeverisjes së gjatë të partisë VMRO-DPMNE në vend.

Që nga shkatërrimi i stacionit më të madh televiziv privat A1 në vitin 2011, i cili u mbyll nën akuzat për evazion fiskal, partia e kryeministrit Nikola Gruevski ka siguruar “dominim të plotë mbi të gjithë sferën e medias,” thuhet në studim.

Kërkimi thotë se margjinalizimi i mëtejshëm i partive të opozitës i ka lejuar njerëzve të pushtet të amendojnë ligjin për median sipas nevojave të veta ose ta injorojnë fare atë.

Një mjet tjetër i rëndësishëm në duart e qeverisë është sasia e konsiderueshme e shpenzimeve qeveritare në media, gjë që i ka bërë subjektet mediatike gjithnjë e më shumë të varura financiarisht nga autoritetet.

“Qeveria dhe ministritë përbëjnë një volum të stërmadh në shpenzimet totale për reklama [në media]. Kjo ka sjellë që media të jetë vazhdimisht e varur nga buxheti i shtetit dhe e ka kthyer konkurrencën mes pronarëve të medias në një luftë të paskrupullt për paratë e shtetit,” thuhet në studim.

Raporti del në konkluzionin se përgjatë viteve të fundit media kryesore është përdorur më shumë si “mjet për mobilizimin se sa mjet për informimin”.

Kërkimi mbi median në Maqedoni është pjesë e një publikimi më të gjerë të quajtur “Integriteti i Medias ka Rëndësi”, i cili publikon pesë vende të Europës Juglindore.

Studimi po ktyhet nga SEE Media Observatory, një partneritet rajonal i organizatave të shoqërisë civile që synon të fuqizojë lirinë dhe pluralizmin e medias si dhe të ndikojë për refroma në fushën e medias në këto vende.

SEE Media Observatory është mbështetur nga Instrumenti i Asistencës së Para-Anëtarësimit të Bashkimit Europian.

Raporti vëren se dy sindikatat më të mëdha të medias në Maqedoni, Shoqata e Gazetarëve ZNM dhe Bashkimi i Pavarur i Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias, SSNM, janë përballur “në mënyrë sistematike ndaj formave të ndryshme të presionit”.

Këto kanë variuar nga pushimet nga puna të krerëve të sindikatave te publikimi i lajmeve fyese apo të turpshme nëpër media të ndryshme deri te nxitja e krijimit të shoqatave paralele të gazetarëve, si Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë – MAN, e cila dukshëm synon të zëvendësojë ZNM, thuhet në studim.

Studimi thotë se “zhgënjimi, apatia dhe konformizmi janë ndjenja të gjithëpërhapura mes gazetarëve”.

Një pikë tjetër shqetësuese është propozimi i qeverisë për Ligjin për Median dhe Ligjin për Shërbimet Mediatike Audio dhe Audiovizuale, të cilat u miratuan në vitin 2013.

Shqetësimi kryesor lidhet me krijimin e Agjencisë së Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuale, e cila duhet të ketë autoritet mbikëqyrës për të ashtuquajturin mbikëqyrjen administrative të punës së medias së shkruar dhe publikimeve në internet si dhe të nisëë procedura ndëshkuese.

“Kjo ka ngritur shumë shqetësime… se rregullatori i ardhshëm do të marrë ‘superfuqi’ dhe do të imponojë kontroll mbi zërat kritikë që tashmë po përqendrohen te media në internet,” thuhet në raport.

Studimi bën thirrje ndaj Këshillit të Europës dhe Komisionit Europian të jenë më aktivë në monitorimin dhe zhvillimin e politikave si dhe për nxitjen e dialogut mes palëve në median e Maqedonisë.

Etiketa: AdministrativeBashkimit EuropianbuxhetiBuxheti i ShtetitgazetarGruevskiKontrolliMaqedoniMediandarjeNikola GruevskiParaPartiaPunaPunëPushimet nga PunaQeveriaraportRaportireklamaSHShkup
Tjetri
Shkarkohen gjykatësit e gjyqit të politikanit Kosovar Fatmir Limaj

Shkarkohen gjykatësit e gjyqit të politikanit Kosovar Fatmir Limaj

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.