AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

BE qorton Ballkanin për hetimet mbi krimet e luftës

Marija RisticngaMarija Ristic
12 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Rajoni, Faqja e pare, Page Positions, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Raporti më i fundit i progresit nga BE tha se Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia po bëjnë përparim të ngadaltë dhe të papranueshëm për krimet e luftës.

Raporti i publikuar nga Komisioni Europian të mërkurën, që ekzaminon progresin e bërë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, tha se sundimi i ligjit mbetet çështja më problematike për të katërta vendet, ndërsa nuk ishte bërë mjaftueshëm për të ndjekur penalisht përgjegjësit e krimeve të konflikteve në viteve 1990.

Një mungesë dëshire për të hetuar mbi zyrtarët e lartë është përmendur si një problem serioz në shumicën e vendeve.

Raporti tha se Bosnja dhe Hercegovina vazhdon të trajtojë ngarkesën e madhe të rasteve të brendshme të krimeve të luftës dhe të merret me strategjinë kombëtare për krimet e luftës, por ritmi është ende shumë i ngadaltë.

Zyrat e Prokurorisë kanë rekrutuar më shumë staf, por “financimi i duhur për nivelet adekuate të stafit në zyrat e prokurorisë dhe në gjykata mbetet një problem që duhet të zgjidhet urgjentisht për të siguruar progresin në kohë dhe me dobi të çështjeve të grumbulluara,” thuhet në të.

Raporti tha se misioni i BE për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, duhet të vazhdojë hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve të luftës në Kosovës sepse gjyqësori vendas nuk janë në gjendje ta bëjë.

“Gjyqësori vendor nuk është ende në gjendje të ndjekë çështje të këtij lloji,” tha raporti.

Gjithashtu ai shprehu shqetësime rreth kërcënimeve dhe kanosjeve në Kosovë.

“Kërcënimi i gjykatësve dhe prokurorëve në media dhe mungesa e një përgjigje efektive nga institucionet vazhdojnë të jenë një shqetësim serioz,” thuhej.

Po ashtu, kishte mbështetje të pamjaftueshme politike për hetimet e krimeve të luftës dhe të personave të zhdukur, raporti u shpreh se dëshmitarët ishin përballur me kërcënime për t’i privuar nga dhënia e dëshmisë.

“Kanosja e dëshmitarëve vazhdon të jetë një shqetësim, megjithëse policia ka bërë progres në dhënien e mbrojtjes së dëshmitarit”,  raportohej.

Raporti gjithashtu ngriti një seri shqetësimesh rreth përpjekjeve të Malit të Zi për trajtimin e krimeve të luftës, duke thënë se “nuk ishin demonstruar përpjekje serioze për të trajtuar pandëshkueshmërinë.

Pas lirimeve të fundit dhe dënimeve të lehta nga gjykata e Malit të Zi, raporti theksoi se vendit i duhet të ngrejë akuza ndaj atyre që kishin fuqi komanduese në krimet e luftës.

“Mali i Zi duhet t’i shtojë përpjekjet për të luftuar pandëshkueshmërinë për krimet e luftës dhe për hetimin, ndjekjen penale dhe ndëshkimin e krimeve të luftës sipas standardeve ndërkombëtare. Të gjitha akuzat e mbetura për krimet e luftës duhet të ndiqen me përpikëri. Mali i Zi duhet t’i sigurojë viktimave të krimeve të luftës akses në drejtësi dhe dëmshpërblim,” tha raporti.

Ndërkohë raporti citoi se ndonëse Serbia kishte hapur katër hetime të reja, kishte ngritur akuza kundër dhjetë personave dhe kishte dënuar 13 të tjerë, komandantët e lartë po i shmangen ende ndjekjes penale.

“Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme nga gjykata e krimeve të luftës, numri i hetimeve ndaj zyrtarëve të lartë mbetet i ulët dhe gjykatat vazhdojnë të japin dënime të lehta për këto raste. Vetëm pak viktima të krimeve të luftës kanë akses në kompensimin e dobishëm nën kornizën ligjore të tanishme,” thuhej.

Në të gjithashtu kritikohej Serbia, që nuk ka bërë mjaftueshëm për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe për ndihmën e dhënë ndaj viktimave.

“Ka probleme serioze në sistemin e mbrojtjes së dëshmitarëve që nuk janë zgjidhur dhe nuk është përmirësuar ndihma e viktimave,” tha raporti.

Ai gjithashtu kërkoi që katër vendet e Ballkanit të bënin më shumë për të zgjidhur fatin e 11 mijë njerëzve të zhdukur nga luftërat e viteve 1990, duke bërë thirrje “për zotim më të madh politik dhe përpjekje të reja” që të marrë zgjidhje problemi.

“Mungesa e informacionit në zonat e reja dhe vështirësitë në identifikimin e eshtrave të personave të zhvarrosur vazhdojnë të jenë probleme kyçe. Mungesa e mbështetjes politike duket se e përkeqëson faktin, nuk ka informacion të ri për vendndodhjen e personave të zhdukur,” thuhej në raport.

Etiketa: AkuzaBEBosnjaBosnja dhe HercegovinadëshmitarëEULEXGjykataGjykatëGjyqhetimeHetimetKomisioni EuropianKosovaKosovëMaliMali i ZimbështetjeMediaPoliciaprogresprokurorraportRaportiSerbiatë zhdukurviktima
Tjetri
Mario I. Blejer, ekonomisti ndërkombëtar i përfolur për guvernator në Shqipëri

Mario I. Blejer, ekonomisti ndërkombëtar i përfolur për guvernator në Shqipëri

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.