AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Mario I. Blejer, ekonomisti ndërkombëtar i përfolur për guvernator në Shqipëri

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
12 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mario I. Blejer Foto: Twitter

Blejer ka një lidhje me Shqipërinë nga viti 1991, kur kreu një studim mbi ekonominë shqiptare në bashkëautorësi me ekspertë të tjerë të Bankës Botërore dhe FMN në fund të sistemit komunist.

Mario I. Blejer Foto: Twitter
Mario I. Blejer Foto: Twitter

Mario I. Blejer është i mirënjohur si ekonomist dhe si opinionist i rangut ndërkombëtar për shkrimet e tij mbi ekonominë botërore dhe në veçanti për ekspertizën për vendet e botës në zhvillim. Emri i tij u përfol së fundmi si kandidat i mundshëm për guvernator të Bankës së Shqipërisë. Nuk është e qartë nëse kjo kandidaturë është konkrete apo thjeshtë një diskutim. Dihet se presidenti i Republikës Bujar Nishani e ka hedhur poshtë idenë e një guvernatori të huaj si të paligjshme.

Studimi i tij për Shqipërinë sugjeron se problemet ekonomike të Shqipërisë komuniste ishin prezente që nga fillimi, por këto probleme fillimisht qenë fshehur nga financimet e Bashkimit Sovjetik e më pas, nga ato të Kinës, kohë gjatë së cilës Shqipëria krijoi një rezervë valutore të konsiderueshme. Problemet u bënë evidente pas prishjes së marrëdhënieve me Kinën në vitin 1978 por sërish komunizmi qe në gjendje të mbijetonte edhe për një dekadë tjetër duke përdorur rezervën valutore të krijuar më herët. Studimi sugjeron se goditja e fundit iu dha regjimit komunist nga një valë thatësirash në vitet 1987 dhe 1988 si dhe një thatësirë edhe më e madhe në vitin 1990.

Nga ana tjetër, Blejer, argjentinasi 66 vjeçar, ndonëse i huaj, ka një lidhje me Shqipërinë. Në vitin 1991, pak para se Shqipëria të anëtarësohej në grupin e institucioneve financiare ndërkombëtare, ai erdhi në Shqipëri si ekspert i Bankës Botërore dhe udhëhoqi grupin e ekspertëve ndërkombëtarë që analizuan ekonominë shqiptare para anëtarësimit të Shqipërisë në këto institucione.

Blejer ka lindur në Kordoba të Argjentinës në vitin 1948. Ai ka studiuar ekonomi dhe histori hebraike në Universitetit Hebraik të Jeruzalemit në vitin 1970 si dhe ka marrë master në ekonomiks nga i njëjti institucion në vitin 1972. Ai fitoi Ph.D në ekonomi në Universitetin e Çikagos në vitin 1975 dhe dha leksione në Universitetin e Bostonit deri në vitin 1980.

Në këtë vit u filloi të punojë në Fondin Monetar si këshilltar në politikat monetare, kursin e këmbimit dhe politikat fiskale. Në vitin 1992 ai punoi si Këshilltar i Lartë në Bankën Botërore për Politikat e Europës dhe Azisë Qëndrore. Këto qenë vitet e rënies së komunizmit dhe të Bashkimit Sovjetik. Ai shërbeu te sektori i studimeve dhe Bordi Editorial i Studimeve të FMN-së deri në vitin 1996.

Blejer u kthye në Argjentinë në momentin kur vendi i tij hyri në krizën e borxheve sovrane në vitin 2001 kur pranoi ofertën e Presidentit Fernando de la Rúa për të punuar si zëvendëspresident i Bankës Qëndrore të këtij vendi gjë që i dha fund karrierës së tij 21 vjeçare në institucionet financiare ndërkombëtare.

Blejer u largua shpejt nga posti i Guvernatorit të Bankës Qëndrore të Argjentinës pasi u përball me krizën e thellë monetare dhe financiare të vendit që detyroi qeverinë të imponojë kufizime në tërheqjen e depozitave bankare si dhe të zhvlerësojë monedhën e vet.

Ai punoi pas kësaj në Qendrën për Studime mbi Bankingun Qëndror në Bankën e Anglisë. Ai u kthye në Argjentinë në vitin 2010 ku u përfol sërish si kandidat për guvernator të Bankës Qëndrore të Argjentinës. Që nga ajo kohë bën analiza mbi ekonomiksin në disa publikime të rëndësishme ndërkombëtare.

Etiketa: Bujar NishaniekonomiEmriFMNGuvernatorkomunizmikufizimemasterParaSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareTwitterzhvillim
Tjetri
Shkrimtari Fatos Lubonja ndërmerr turne librash në Britaninë e Madhe

Shkrimtari Fatos Lubonja ndërmerr turne librash në Britaninë e Madhe

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.