AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Energija

‘Hajdutët’ e energjisë që po arreston qeveria

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
12 years më parë
në Artikull kryesor Energija, Faqja e pare, Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lagjja 5 Maji në Elbasan, aty ku vjedhja e energjisë është një sekret i njohur nga të gjithë

Ndërkohë që mediat shpërndajnë çdo natë komunikatat e policisë për superaksionin kundër hajdutëve të energjisë elektrike, në një lagje të varfër të Elbasanit ato duken shumë ndryshe nga se portretizohen.

Lagjja 5 Maji në Elbasan, aty ku vjedhja e energjisë është një sekret i njohur nga të gjithë
Lagjja 5 Maji në Elbasan, aty ku vjedhja e energjisë është një sekret i njohur nga të gjithë

Në lagjen 5 Maji në Elbasan, ku vilat dykatëshe dhe goxha të kushtueshme bashkëjetojnë  me shtëpitë modeste të familjeve rome, vjedhja e dritave është një sekret që e dinë të gjithë.

“Unë nuk kam paguar as ujë dhe as drita që në vitin 1992,” thotë Fatmiri, 44 vjeç, babai i tre fëmijëve.

Shtyllat e energjisë elektrike duket se janë vënë të reja bashkë me kutitë e shpërndarjes. Ato kalojnë mbi çatitë e shtëpive modeste dhe mjafton që të hidhet  një tel për të pasur energji elektrike në mënyrë të paligjshme.

Por megjitatë, në familjen e Bujarit, 36 vjeç, babai i katër fëmijëve, dritat mungojnë prej dy muajsh.

“Dritat i hoqën para dy muajsh pasi shkoi borxhi 400-500 mijë lekë (të vjetra)” thotë ai. “I lidha një herë vetë, m’i prenë sërish dhe më thanë të mos i lidh më. Tani doli kryeministri dhe kam frikë,” shtoi Bujari.

Bujari ushqen familjen e tij të madhe me 6,600 lekë ndihmë ekonomike dhe me atë çfarë mund të nxjerrë duke mbledhur plehra të riciklueshme. “Sot shita 6 mijë lekë (të vjetra) kanaçe,” thotë ai. “M’u deshën tri ditë t’i mblidhja”.

“Më ndihmojnë herë pas here kisha dhe xhamia që më sjellin ushqime,” thotë Bujari. “Një pronar lokali më jep me bidona vajin e djegur herë pas here.”

Në mungesë të energjisë elektrike, familja gatuan në një zjarr të ndezur në oborr. Kjo duket zgjidhje e mirë për sa kohë nuk ka ardhur dimri dhe nuk bie shi.

Por ndërsa Bujari ka frikë të zgjasë dorën mbi avllinë e tij për të rilidhur dritat, babai i tij në një shtëpi aty pranë i vjedh dritat dhe duket se asgjë nuk do ta ndalë nga ky krim me anë të të cilit rrezikon deri në 5 vjet burgim.

Telat e energjisë janë pak më lartë se sa avllitë e shtëpive. Foto: Gjergj Erebara
Telat e energjisë janë pak më lartë se sa avllitë e shtëpive. Foto: Gjergj Erebara

“A do të më fusin në burg? Po pastaj?” thotë ai duke u zgërdheshur.

Një grua aty pranë ul zërin dhe tregon se burri i saj i lidh dritat në darkë dhe i shkëput në mëngjes herët nga frika se mos kapen.

Rrotull për momentin nuk duket asnjë punonjës i OSHEE dhe as ndonjë polic në krye të superaksionit kundër vjedhësve të dritave. Banorët e kësaj lagjeje besojnë se qeveria do të arrestojë vetëm të pasurit, por jo të varfrit.

Nga pikëpamja praktike, duket se qeveria nuk do ta ketë të lehtë të fusë të burg të gjithë kryefamiljarët e një lagjeje të tërë, ku pagesat e dritave janë një detyrim i harruar bashkë me rënien e komunizmit.

Duke argumentuar se vjedhja e energjisë elektrike i kushton vendit 150 milionë euro në vit dhe duke theksuar rëndësinë për t’i dhënë fund kësaj paligjshmërie, qeveria ka kërcënuar me tre vjet burg këdo që vjedh energji si dhe ka nisur një fushatë të gjerë arrestimesh kundër vjedhësve.

Njoftimet ditore të policisë flasin për dhjetëra të arrestuar, ku shumë prej tyre raportohet se janë “biznesmenë”. Përflitet që nëpër gjykata rregulli i pashkruar është që vjedhësit familjarë ndiqen në gjendje të lirë ndërsa për biznesmenët rëndon zakonisht masa e sigurisë “arrest me burg” për një afat 20 ditor.

Shumë kanë ngritur pyetje për vlefshmërinë e masave drakoniane dhe kërcënimeve për afate të gjata burgimi për një vepër penale që është kaq e gjithëpërhapur dhe që vështirë se mund të dënohet në tërësi.

Në lagjen 5 Maji në Elbasan, ndërkohë askush nuk ka dëgjuar për ndonjë të arrestuar nga operacioni.

Megjithatë Kimetes, 70 vjeç, i ka ndodhur ajo që nuk pritej. Të hënën më 3 nëntor, ajo u paraqit para Prokurorisë së Elbasanit, e akuzuar për vjedhje dritash.

Mbrëmjen e së hënës, ndërsa qëndronte në një lokal të vogël pranë përroit të Zaranikës, Kimetja tregoi se teli për të cilin akuzohet se e ka përdorur për vjedhje dritash, është lidhur aty në shtyllë që prej dhjetë vjetësh.

“Ku di gjë unë,” tha ajo. “Teli qe aty, as nuk e hoqi kush dhe as nuk e vuri”.

Kimetja thotë se ka aplikuar për abonim të ri te OSHEE një muaj më parë, por OSHEE nuk i ka shkuar ende t’i instalojë sahatin. Por paraditen e të hënës, një oficere e policisë gjyqësore e mori në pyetje në prokurorinë e Elbasanit.

“Ajo më tha se do të më gjejnë një avokat,” tha Kimetja, e cila pret të dalë para Gjykatës së Elbasanit të martën në orën 10.

Ndërsa qeveria thotë se është angazhuar në mënyrë të paprecedent për t’i dhënë fund vjedhjes së energjisë elektrike në Shqipëri, realiteti i jetës së përditshme, së paku në lagjen 5 Maji në Elbasan duket shumë më kompleks se sa ndarja e thjeshtë “vjedhës” dhe “konsumator i ndershëm”.

Pyetur nëse ka ndonjë shans që të shlyejë faturat e papaguara te OSHEE dhe të fitojë sërish lidhjen e ligjshme me shtyllën aty pranë, Bujari thotë: “Nuk kam asnjë mundësi. Ata duan 20-30 mijë lekë (të vjetra) për dritat në muaj. Me çfarë t’i paguaj unë.”

Dhe ndërsa dimri afrohet, duket se joshja për të hedhur një tel te shtylla pranë avllisë, rritet bashkë me të ftohtin.

Etiketa: 5 MajiArrestArrest me burgBanorëBiznesmenBorxhiBurgdetyrimelbasanenergji elektrikeEuroGjergj ErebaraGjykataGjykatëGjykatësGjyqKrimMasaoperacioniOSHEEParaQeveriasekretSHshqipShqipërivjedhjexhamiaZjarr
Tjetri
Hidrocentrali i financuar nga Banka Botërore kërcënon kanionin e Lengaricës

Hidrocentrali i financuar nga Banka Botërore kërcënon kanionin e Lengaricës

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.