AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Përtej cic-miceve diplomatike

XhabyningaXhabyni
12 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog, Faqja e pare
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
1
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Ndërsa nacionalizmi na përdoret për spektakël dhe darkat me dyer të mbyllura zhvillohen në një klimë krejt të ndryshme, shqiptarët dhe serbët, por edhe ballkanasit e tjerë kanë nevojë të njohin më shumë njëri-tjetrin që të mos bien pre e cic-miceve diplomatike.

Ne me serbët na puqin shumë të përbashkëta, pikë së pari ekzistenca e dy qeverive të cilat të prekur nga kriza dhe një korrupsion i cili është vital për ekzistencën e tyre kemi mësuar që pikët e një qeverisje të mirë i marrin përmes klisheve nacionaliste. Nga ana tjetër jemi të lidhur ngushtësisht me vetinë e një shoqërie që përpiqet të ketë fjalën e fundit për t’i treguar tjetrit që është më i forti dhe më i zgjuari.

Një tjetër pikë takimi mes nesh dhe serbëve është fakti se qeveritë respektive justifikohen në sytë e ndërkombëtarëve si e keqja më e vogël. Nga një anë Rama shitet në perëndim e sidomos përpara dyerve të “Perandorisë” Merkel si djali më pak i keq i mundshëm që mund të jetë në këtë vend, ndërkohë që Vuçiç vazhdon të hiqet si nacionalisti më pak i keq i mundshëm në Serbi. Ai është dy metroshi që në ndryshim nga Millosheviçi, të thënën dhe të bërën i mban larg.

Pikërisht këto tipare u dalluan qartësisht në replikat mes dy kryeministrave në pallatin “Sërbija”, replika që thellësisht mbushnin gropat e një gjendje të rënduar në vendet përkatëse. Nuk është hera e parë që nacionalizmi shërben për të mbushur barkun apo sytë e një shoqërie, e kanë provuar vite të tëra lider të ndryshëm e rasti më i afërt është ai i Millosheviçit.

Ajo që u vërejt në cic-micet mes kryeministrave ishte dëshira e ethshme për të qenë ato protagonistët, duke dhënë një skenar mediatik batutash a thua se po luhej filmi “Ballë për Ballë”. E gjithë kjo klimë e tensionuar që përpiqet të shuhet përmes batutave nga podiumet qeveritare vjen prej faktit se shumica prej nesh (e kjo vlen sipas meje edhe për shumicën e Serbëve për shqiptarët) nuk kanë njohuri për tjetrin. Për ta thënë më shkoqur, ne jemi injorantë për njëri-tjetrin, nuk dimë thuajse asgjë për vlerat, traditat e kështu me radhë. Kjo, injorancë sjell si produkt edhe këto cic-mice të kalibrit të kryeministrave që rrinë e merren në podiumin e lartë me “Provokacia” apo “Serbia fiton se luaj unë”.

Megjithëse shoqëri ballkanike, ne dhe serbët (e sidomos fqinjët tanë) na kanë ndarë shumë ide dhe vizione për botën. Mjafton të kujtosh që vendet e ish-Jugosllavisë kanë përjetuar një tjetër formë dhe lloj komunizmi. Komunizmi në versionin Jugosllav ishte një bashkim etnish dhe kombesh nën moton “bashkim-vëllazërim”, e pikërisht kaq jemi në dijeni ne për historinë e fqinjëve tanë të dikurshëm në emrin Jugosllavi.

Domosdoshmëria e njohjes së tjetrit është një faktor po aq i rëndësishëm sa ai i njohjes së vetes për një shoqëri. Mund të duket qesharake, por mungesa që ne kemi ndaj asaj që dikur quhej Jugosllavi, është një nga faktorët minus që na pengon të kuptojmë dhe rrokim edhe mënyrën e jetës dhe vizionit të saj nga ana e shqiptarëve të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Sikundër edhe këto të fundit kanë po të njëjtat mangësi ndaj nesh.

Prandaj, e shoh si të domosdoshme edhe jashtëzakonisht të dobishme që ne të fillojmë të njohim historinë dhe kulturën e njëri-tjetrit. Kjo, nuk do të thotë që ne patjetër duhet ta duam tjetrin por së paku duhet të dimë edhe të kuptojmë se çfarë kanë kaluar fqinjët tanë. Nevoja e kësaj njohjeje vjen jo vetëm si një detyrim për shkak të fqinjësisë por edhe si një qasje akoma më kuptimplotë ndaj minoritetit të Shqiptarëve që jetojnë në trevat e Serbisë. E mbi të gjitha, vjen si një detyrim për të kuptuar ekzistencën e një nocioni shumë të huaj e të largët për ne, asaj të Jugosllavisë.

As nuk do të thotë që ne duhet të harrojmë atë që ndodhi dje me Jugosllavinë, por të kuptuarit dhe të njohurit e tjetrit në rastin më të pakët do të na shërbejë për të njohur veten. Ndarja aq e përgjakshme e Jugosllavisë kam përshtypjen se është një mesazh për të gjithë ne (jo vetëm Ballkanin), mirëpo pa e kuptuar edhe njohur atë realitet që prodhoi atë që në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit të kaluar nuk do të mund të njohim një pjesë të historisë dhe të fqinjëve tanë. Duam apo nuk duam ne, fqinjët tanë janë produkt i asaj historie, e ne na duhet të bashkëjetojmë e të punojmë me ta. Kushdo që mendon ndryshe, duhet të kuptoj që po bën rolin e batutave kryeministrore.

Shumë kush që ka pasur mundësinë të jetë në një tavolinë me Serbë, boshnjakë, kroatë dhe kosovarë ka kuptuar që “afiniteti” më i madh  është i pranishëm mes tre të parëve. Ky afrimitet, sipas meje, vjen nga fakti se për rreth gjysmë shekulli, këto vende kanë komunikuar përmes rrugëve të ndryshme të komunikimit. Ndërkohë që ne, kemi qenë të izoluar edhe të mbushur me një mllef të madh ndaj tjetrit (që si brenda dhe jashtë ishte një armik i diktaturës proletare). Pra, afrimiteti i këtyre personave me etni dhe kombe të ndryshme lidhet ngushtësisht me faktin e bashkëpunimit dhe ndarjes së një historie të përbashkët qoftë edhe për disa vite.

Kështu, përtej fjalimeve pompoze të kryetarëve të shteteve, që në objektivin e tyre kanë maksimizimin e votave duhet të funksionojë një tjetër raport mes shoqërive, ai i pranimit të bashkë-ekzistencës me tjetrin. Vetëm një trajtim i tillë, sipas meje, është ndihmuesi kryesor për të ecur përtej cic-miceve qeveritare që përherë do të përfundojnë me një darkë të fshehtë ku rolet do të kenë ndryshuar.

Etiketa: detyrimJugosllavikomunizmiKorrupsionKosovëKrizakryetarMerkelMillosheviçNacionalizmiRamaraportSerbiSerbiaSH
Tjetri
Rama mbyll me entuziazëm në Preshevë vizitën e tensionuar në Serbi

Rama mbyll me entuziazëm në Preshevë vizitën e tensionuar në Serbi

Komente 1

  1. Belina Bedini says:
    12 years më parë

    Eshte e vertete qe ne te gjithe Ballkanin Perendimor, nacionalizmi eshte arma e fundit ne dore te politikes. Per kete flitet shume ne Evrope. Nacionalizmi eshte tashme nje nga menyrat per te realizuar populizmin e skajshmem qe po e kthen mbrapa politiken ne Ballkan. Kujtojme nje ndeshje futbolli qe u perdor si alibi per te fituar popullaritet, per jave e jave me rradhe a thua se s’kishim gje tjeter me cfare te merreshim. Une punoj dhe bashkepunoj cdo dite me ballkanas, perfshi edhe serbet dhe eshte e vertete qe kemi shume ngjashmeri. Madje ngjashmeria me e madhe eshte zhgenjimi dhe lodhja nga politika populiste pseudo-nacionaliste, qe na serviret respektivisht nga “te zgjedhurit” tane.

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.