AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Rama mbyll me entuziazëm në Preshevë vizitën e tensionuar në Serbi

Aleksandra BogdaningaAleksandra Bogdani
12 years më parë
në Analiza, Faqja e pare
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Kryeministri Edi Rama flet për të ardhmen europiane në Preshevë në mbyllje të një vizitë historike që shkaktoi shqetësim dhe polemika në Beograd.  

Kryeministri Edi Rama përqafon një fëmijë Shqiptar që ka dalur ta presë në Preshevë | Foto nga Visar Kryeziu/AP
Kryeministri Edi Rama përqafon një fëmijë Shqiptar që ka dalur ta presë në Preshevë | Foto nga Visar Kryeziu/AP

Kryeministri Edi Rama u prit me këngë, valle dhe atmosferë të elektrizuar në luginën e Preshevës, në një vizitë që shihej me mjaft shqetësim nga Beogradi.

Qindra shqiptarë me flamuj kuq e zi u mblodhën në sheshin “Liria” për të takuar të parin kryeministër shqiptar që i vizitonte ata, më shumë se 100 vjet pas shpalljes së Pavarësisë.

“Ne shqiptarët nuk jemi në një betejë të përbashkët për Shqipërinë e Madhe, por për një Europë të Madhe që duhet të na përfshijë ne, bashkë me të tjerët,” tha Rama mes duartrokitjesh, në Pallatin e Kulturës së Preshevës.

Me një fjalim të rrumbullakosur për të shmangur ndezjen e ndonjë flake me natyrë nacionaliste, kryeministri shqiptar u fokusua tek respektimi i të drejtave të shqiptarëve të Luginës, zgjidhjet për arsimimin e të rinjve dhe perspektivat e së ardhmes me destinacion Europën.

Rama premtoi një derë të hapur në Shqipëri për shqiptarët e Luginës dhe një dialog më intensiv me qeverinë e Beogradit, për zhvillimin ekonomik dhe social të zonës.

Ai shprehu besimin se Shqipëria dhe Serbia kanë hapur një faqe të re marrëdhëniesh, pavarësisht vështirësive dhe mosdakordësive të njohura, dhe se në këtë proces, Shqipëria ka marrë përgjegjësitë e veta. Por ai kërkoi nga Serbia që të garantojë të drejtat e minoritetit shqiptar dhe të zhbëjë pabarazitë që ekzistojnë në zonën e banuar prej shqiptarëve.

“Këto territore kanë mundësi të kthehen nga një zonë e vështirë, ku ka një dallim të madh me pjesën tjetër, në një zonë ku dallimi duhet të jetë i padukshëm”,-tha ai, duke shtuar më tej se për këtë kishte marrë edhe zotimin e homologut të tij Vuçiç.

Rama u bëri me dije shqiptarëve të Preshevës se në këtë stacion të parë, me kryeministrin serb Vuçiç kishte rënë dakord për njohjen e ndërsjellë të diplomave dhe premtoi dyfishim të kuotave për të rinjtë nga Lugina që duan të studiojnë në Shqipëri.

Para fjalimit në Pallatin e Kulturës, kryeministri shqiptar mori edhe titullin “Qytetar Nderi”, të akorduar nga Këshilli Komunal i Preshevës. Dëshira e kryeministrit Rama për të vizituar Preshevën u shoqërua me negociata të vështira me qeverinë serbe dhe u konfirmua në minutën e fundit prej tyre.

Zyrtarët Serbë reagojnë ashpër ndaj deklaratave të Ramës

Përplasja “live” mes Ramës dhe Vuçiç për pavarësinë e Kosovës, të hënën në Beograd e shtoi parehatinë e palës serbe për këtë pjesë të axhendës. E ndërsa kryeministri vazhdon vizitën e tij në komunat shqiptare në Serbi, në Beograd duket se jehona e kësaj vizite do të komentohet gjatë.

Zyrtarët e lartë të qeverisë serbe, me në krye presidentin Nikoliç e kanë dënuar deklaratën e tij për Kosovën, duke e quajtur një provokim të rëndë.

“Pritej një sjellje e tillë prej tij dhe kjo ishte arsyeja kryesore që Presidenti refuzoi ta takonte. Për dy vjet e gjysmë, Serbia po përpiqet ta bëjë Ballkanin një rajon të sigurtë, ndërkohë që me politikanë të papërgjegjshëm si Edi Rama, është e qartë se kjo do të jetë një punë e vështirë, e mbushur me sfida”,-tha zyra e Presidentit të Nikoliç.

Por për Dusan Janjic, drejtues i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Serbi, nuk ka asnjë arsye që ndokush ta shohë deklaratën e Ramës si provokim, sa kohë që të tjerë zyrtarë të lartë nga shtete të tjera kanë thënë në Beograd të njëjtën gjë.

“Shqipëria është duke lobuar për njohjen e plotë ndërkombëtare të Kosovës, ndaj do kishte qenë krejt normale, nëse Vuçiç do të kishte përsëritur qëndrimin se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë, por është e gatshme për normalizim marrëdhëniesh dhe respektimin e Traktateve të Brukselit”,-tha Janjic për radion “Evropa e Lirë”.

Sipas tij, ajo që ndodhi nuk është në të vërtetë një incident i madh dhe u bë për qëllime të brendshme të kryeministrit Vuçiç.

Përtej “betejës” së deklaratave, analistët serbë besojnë se të dy kryeministrat shfrytëzuan mundësinë për të fituar pikë mes votuesve të tyre dhe se diplomacia e të dy palëve nuk bëri më të mirën për ta shmangur incidentin.

Edhe në Tiranë nuk kanë munguar kritikat për një zell të tepruar të Ramës në Beograd, që minoi shanset për shkrirje akujsh me Serbinë. Ish-kryeministri Sali Berisha ishte njëri prej tyre, kur e cilësoi vizitën një dështim spektakolar.

“Vizita kishte si qëllim përmirësimin e statusit të shqiptarëve në Serbi dhe çeljen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve, por prodhoi të kundërtën e këtyre qëllimeve mjaft të rëndësishme”,-shkroi Berisha në Facebook, duke marrë më pas një lumë kritikash

Por shumica e analistëve dhe e opinionit publik shqiptar e mbështet kryeministrin për përballjen e guximshme me Vuçiç, edhe pse të gjithëve u duhet të presin ende për një shkrirje të vërtetë akujsh mes Tiranës dhe Beogradit.

Etiketa: BeograddialogEdi RamaEvropaFacebookKosovëKryeministri Edi RamaLiriaMjaftnegociatanormalizimParaPreshevërajonRamaSali BerishaSerbiSerbiashqipShqipëriShqipëriashqiptareTiranëvizita
Tjetri
Mali i Zi do rrisë shpenzimet buxhetore në 2015

Mali i Zi do rrisë shpenzimet buxhetore në 2015

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.