AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Borisov përballet me sfidë, pas fundit të trazirës së Bullgarisë

Victor KotsevngaVictor Kotsev
12 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Boiko Borisov. | Foto nga Valetnina Petrova/AP

Kryeministri i ri, u betua të premten e shkuar, ka meritën e stabilizimit të Bullgarisë një herë në të shkuarën – por a mund ta përsërisë ai ‘mrekullinë’ që bëri dikur?

Boiko Borisov. | Foto nga Valetnina Petrova/AP
Boiko Borisov. | Foto nga Valetnina Petrova/AP

Pesë vite më parë, Boiko Borisov, një ish-ekspert karateje dhe ish-truprojë i diktatorit të dikurshëm komunist të Bullgarisë,  hyri në zyrën e kryeministrisë në krye të qeverisë së parë minoritare në vend prej dekadash.

Partia e tij Qytetarët për Zhvillimin Europian të Bullgarisë, GERB, triumfoi në zgjedhjet e vitit 2009, ku fitoi gjysmën e vendeve në parlament me premtimin e luftës ndaj korrupsionit dhe kthimin e stabilitetit financiar – në një kohë kur kriza globale financiare, atëherë në kulmin e saj, kishte filluar të copëtonte ekonominë e brishtë të Bullgarisë.

Ndërsa politika e tij e ngushtë fiskale që ai aplikoi në mandatin e parë i dha vlerësim nga BE dhe e ndihmoi për një numër projektesh infrastrukture të mbështetura nga BE, gjithashtu uli standardin e jetesës së shumë bullgarëve të zakonshëm që dolën në rrugë në fillim të vitit 2013, duke e detyruar atë të largohet nga pushteti.

Kaosi dhe destabiliteti politik që vazhdoi më pas e afroi vendin me humnerën.

Protestat e vazhdueshme pothuajse të përditshme për shumicën e vitit të shkuar përfunduan me rënien e koalicionit të qendrës së majtë që zëvendësoi qeverinë e Borisov. Një panik i papritur bankar në verë solli gjithashtu falimentimin e huadhënësit të katërt më të madh në vend, Bankës së Korporatës Tregare, ÇB.

Veselin Avraamov, një analist bullgar, tha se problemi me ÇB, që ka nevojë për një hua të madhe nga shteti për të mbuluar të gjitha depozitat e veta të garantuara, “do të jetë në krye të axhendës të qeverisë së re”.

“Ky koalicion u krijua më së shumti për të stabilizuar sektorin financiar dhe për të kryer disa detyre urgjente dhe specifike,” theksoi ai.

Megjithëse partia GERB e Borisov ishte fituesja e padiskutueshme e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme të muajit të shkuar, ku mori rreth 32.5 për qind të votave, prania e shtatë partive të tjera në parlament e privoi atë nga shumica.

Për këtë arsye ai ka qenë i detyruar të negociojë një marrëveshje të pazakontë “2+2” me tre parti të tjera.

Kjo e ka bërë të hyjë në koalicion me një prej tyre, Bllokun Reformist të qendrës së majtë, ndërsa ka siguruar mbështetje informate nga dy të tjerat, Fronti Patriotik i të djathtës dhe ABV e qendrës së majtë, e shkëputur nga rivali kryesor i GERB, Partia Socialiste.

Për momentin, marrëveshja i siguron Borisovit një shumicë të mjaftueshme në parlament dhe i ofron vendin një mundësi për të marrë veten nga trazira politike dhe institucionale që e preku për pothuajse dy vite.

Avraamov tha se ai ishte i shqetësuar se formati i madh i koalicionit do ta pengonte atë nga kryerja e reformave të gjera në sistemin e qeverisjes që shumë kërkojnë.

Por, të tjerë analistë besojnë se kjo do të rrisë përgjegjësinë e GERB dhe mund ta ndihmojë atë të pakësojë abuzimin me pushtetin.

“Jam i lumtur që ka shumë parti në qeverisje,” tha Eveniy Dainov, një profesor i shkencës politike në Universitetin e Ri Bullgar në Sofje. “Do të jetë shumë më e vështirë që të bëhen gjëra fshehurazi në këtë mënyrë,” shtoi ai.

Shumica e ekspertëve pajtohen se mbijetesa afatgjatë e qeverisë do të varet jo pak në mënyrën sesi do të përballet me sfidat komplekse të politikës së jashtme.

Një çështje specifike është prirja për konfrontim mbi Ukrainën mes Rusisë dhe BE-së, partnerëve të huaj më të rëndësishëm të Bullgarisë.

Bullgaria varet shumë nga nafta dhe gazi rus për nevojat e saj energjetike dhe do të ndikohej shumë nëse furnizimi me gaz nëpërmjet Ukrainës do të shkëputej këtë dimër.

Ky është një skenar që shumë analistë e parashikojnë pavarësisht faktit se Rusia dhe Ukraina arritën një marrëveshje të përkohshme për gazin muajin e shkuar.

Sofja është tashmë nën presion nga Rusia dhe BE-ja mbi ndërtimin e tubaciont të gazit “South Stream”, që kalon përmes Ukrainës dhe transporton gazin rus direkt në Bullgari, Serbi, Hungari, Austri dhe Itali.

Komisioni Europian e detyroi Bullgarinë të ndalojë punimet e projektit në qershor, me pretendimin se marrëveshjet që Bullgaria kishte nënshkruar me firmat ruse dhunonin ligjet anti-monopol të BE-së.

Por, Rusia, padyshim e vetëdijshme se një ndërprerje e energjisë do të nxiste zemërim shoqëror në Bullgari, e ka nxitur Sofjen të rifillojë punimet.

Borisov, i cili në të shkuarën ka thënë se nuk do ta kundërshtonte projektin nëse mosmarrëveshjet me BE-në sqaroheshin, pritet të përpiqet të manovrojë mes lindjes dhe perëndimit.

Disa analistë thonë se prania në qeveri e një ministri të lartë nga ABV, një partia e perceptuar si e ngushtë me Rusinë, tregon se Borisov dëshiron të bëj kompromis me Kremlinin.

Ivailo Kalfin, zëvendëskryeministri i ri në krye të politikës demografike dhe sociale, “është një ish-ministër i jashtëm me lidhje të shkëlqyera me Rusinë, i cili përshtatet idealisht si një ndërmjetës,” tha Avraamov.

Në mes të kësaj dhe pasigurive të tjera, muajt e parë të kësaj qeverisje mund të bëjnë apo zhbëjnë një qeveri të re.
“Nuk jam i sigurt sesa gjatë do të zgjasë qeverisja, por nëse zgjat gjatë 100 ditëve të para, mendoj se do të jetë më e qëndrueshme sesa shumica e njerëzve presin,” përfundoi Dainov.

Etiketa: AustriBEBullgariBullgariagazhuaHungariItaliKomisioni EuropianKrizaMarrëveshjamarrëveshjembështetjeMonopolnaftaParaparlamentPartiaPartia SocialisteProtestatRusiaSerbitraziraUkrainaUkrainëZgjedhjet
Tjetri
Kroacia mendon të ulë rrogat e sektorit publik

Kroacia mendon të ulë rrogat e sektorit publik

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.