AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Rindërtimi i qytetit lë në hije memorialet e Luftës së Dytë Botërore të Shkupit

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
12 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Artikull kryesor Rajoni, Faqja e pare, Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Memorialet e vjetra të Luftës së Dytë Botërore qëndrojnë të harruara në kryeqytetin e Maqedonisë, të lënë në huje nga memorialet e reja më të larta që përbëjnë projektin e rinovimit të financuar nga qeveria dhe që njihet si ‘Shkupi 2014’.

Pothuajse askush nuk hyn në muzeun e vogël të armëve partizane [përballë] i cili gjendet pas Muzeut Arkeologjik [pas].
Pothuajse askush nuk hyn në muzeun e vogël të armëve partizane [përballë] i cili gjendet pas Muzeut Arkeologjik [pas].
“Autoritetet e sotme duket se kanë humbur interes në Luftën Popullore Çlirimtare [Lufta e Dytë Botërore] dhe se çfarë do të thotë kjo për këtë vend. Nuk është habi që monumentet janë rrënuar, pothuajse janë zhdukur nga kujtesa dhe zëvendësuar nga të reja,” thotë Zivko Vidovski.

Ne e gjetëm këtë veteran të Luftës së Dytë, i cili mori pjesë në ofensivën partizane të vitit 1944 që përzuri pushtuesit nazistë nga Shkupi, duke drejtuar një shtëpi të vogël muze në qendër të Shkupit.

Muzeu u ndërtua në vendin ku gjatë luftës gjendej një bazë klandestine e cila furnizonte partizanët me armë dhe municione.

Hyrja e dhomës së nëndheshme sot gjendet në hije mes kolonave të larta të ndërtesës së sapongritur të Muzeut Arkeologjik, ndërtesë në stilin klasik i cili parapëlqehet nga arkitektët e projektit Shkupi 2014.

Vetëm një pllakë e vogël në hyrjen e harruar i tregon kalimtarëve mbi ish bazën dhe muzeun e armëve që gjendet aty. Një copë letër mbi derë thotë se muzeu është i hapur vetëm gjatë ditëve të marta.

“Askush nuk vjen më këtu, vetëm pak njerëz herë pas here. Nuk ka shenja që të drejtojnë për te muzeu në rrugët përreth dhe ne nuk kemi burime për ta mbajtur hapur,” thotë veterani.

Gjendja e këtij memoriali reflekton një tendencë më të gjerë neglizhence për këtë periudhë të historisë kombëtare, gjë për të cilën shoqata e Veteranëve të Luftës së Dytë Botërore janë ankuar vazhdimisht përgjatë viteve të fundit.

Muzeu i armëve është i hapur vetëm të martave, lexohet në këtë shënim.
Muzeu i armëve është i hapur vetëm të martave, lexohet në këtë shënim.

Siç qe në gjendje të dallojë Balkan Insight, shumë monumente më të vogla të Luftës së Dytë gjenden nën hijen e monumenteve më të mëdha, pjesë e rindërtimit të Shkupit të financuar nga qeveria. Në një numër rastesh, monumentet e reja janë vendosur fare pranë atyre të vjetrave.

Disa nga monumentet e vjetra të Luftës së Dytë janë hequr tërësisht si pasojë e projektit të rindërtimit.

Projekti që synon të ndryshojë pamjen e qytetit dhe që merr frymëzim nga stilet arkitekturore të Antikitetit Klasik, Shkupi 2014 ka sjellë ngritjen e rreth 60 statujave të mëdha prej bronzi dhe mermeri dhe shumë të tjera janë rrugës.

Shumica e tyre janë ngritur në zonën qendrore dhe disa nga më të njohurat prej tyre përfshijnë dy statuja gati 30 metra të larta të Aleksandrit të Madh dhe babait të tij Filipit, një hark triumfi, një kolonadë të madhe me luanë dhe një kolonadë tjetër me një obelisk në mes.

Javën e kaluar, më 13 nëntor, dita e festimit të çlirimit të Shkupit, një grup prej rreth njëqind aktivistësh të organizuar nga një lëvizje e quajtur Plostad Sloboda [Sheshi i Lirisë], mbajtën një marshim për të vizituar memorialet e harruara të Luftës së Dytë Botërore në kryeqytet.

Aktivistët protestojnë kundër fshirjes së historisë:
Aktivistët protestojnë kundër fshirjes së historisë:

Si pjesë e marshimit, grupi i njohur për kundërtimin e tyre nga Shkupi 2014, bashkë me veteranët e Luftës së Dytë, vendosi një kopje prej kartoni të një monumenti të zhdukur të Luftës së Dytë që dikur gjendej pranë Urës prej Guri, objektit simbol të Shkupit.

“Ku është monumenti origjinal” shkruhet në kopjen prej prej kartoni.

Memoriali në formën e një obelisku dikur shënjonte vendin ku forcat naziste që po largoheshin më 1944 rreshtuan nëntë civilë dhe i ekzekutuan. Pasi qëndroi aty për 40 vjet, autoritetet e hoqën atë shumë vite më parë kur filluan rindërtimin e zonës, duke premtuar se do ta rikthenin në vendin origjinal.

Sot sheshi është vendi i katër shatërvaneve që simbolizojnë Filipin e Maqedonisë dhe familjen e tij. Në vendin ku qëndronte dikur monumenti i Luftës së Dytë Botërore gjendet një statujë e lartë bronzi e shenjtorëve të kishës Orthodokse Kirilit dhe Metodit.

“Ne vendosëm këtë kopje prej kartoni [e cila u hoq ditën tjetër] për t’i rikujtuar kryetarit të bashkisë së Shkupit Koce Trajanovski se aii ka përgjegjësi për rikthimin e monumentit të vërtetë. Monumenti ka një histori dhe rëndësi për banorët e Shkupit, ndryshe nga shumë monumente të reja që nuk kanë asgjë të përbashkët me Shkupin,” tha Nikola Naumovski, nga Plostad Sloboda.

Autoritetet e Shkupit thanë se ata po punojnë për rikthimin e monumentit.

“Ne në përgjithësi kemi rënë dakord [me shoqatën e veteranëve] se monumenti i ekzekutimit të banorëve të Shkupit do të kthehet afërsisht në të njëjtin vend ku gjendej para se të hiqej. Rikthimi i monumentit do të ndodhë së shpejti,” tha zyra e shtypit e kryebashkiakut.

Naumovski, gjithsesi, nuk është optimist. “Çdo vit qyteti premton rikthimin e monumentit por çdo vit nuk e bën,” argumenton ai.

Kompleksi monumental për heronjtë e panjohur të Maqedonisë [pas] ngrihet mbi monumentin më të vjetër [përpara], i cili gjithashtu i dedikohet heronjve të rënë të Maqedonisë.
Kompleksi monumental për heronjtë e panjohur të Maqedonisë [pas] ngrihet mbi monumentin më të vjetër [përpara], i cili gjithashtu i dedikohet heronjve të rënë të Maqedonisë.
Neglizhencë apo politikë e qëllimshme:

Në anën tjetër të Lumit Vardar, shumë monumente të tjera të Luftës së Dytë Botërore gjenden nën hijen e monumenteve të Shkupit 2014.

Një nga shembujt më goditës është kompleksi i ri përkujtimor që gjendet në parkun përballë parlamentit.

Ai i dedikohet heronjve të panjohur që vdiqën për Maqedoninë, përmban një kolonadë, një obelisk, një shatërvan si dhe statujën e Prometeut.

Vetëm pak metra më larg gjendet një monument më i vjetër me sinjifikancë të ngjashme i ngritur pas Luftës së Dytë Botërore, vetëm më i vogël në përmasa dhe tashmë nën hijen e monumentit të ri.

Në të njëjtin park dikush mund të shohë një statujë kalorësi të ngritur për revolucionarin e epokës Osmane Pitu Guli, e cila gjendet aas dy metra larg të vjetrës, memorialit të vjetruar në nderim të heronën partizane Nevena Georgieva Dunja.

Krijuar si një vend ku njerëzit mund të uleshin apo të pinin ujë nga një burim i vogël, ky memorial është tashmë tërësisht i neglizhuar.

 

Monumenti për heroinën partizane Nevena Georgieva Dunja [përpara] dhe ai i riu [pas], për heroin e epokës Osmane Pitu Guli.
Monumenti për heroinën partizane Nevena Georgieva Dunja [përpara] dhe ai i riu [pas], për heroin e epokës Osmane Pitu Guli.
Partizania vdiq më 6 dhjetor 1942, pranë qytezës së Velesit kur qe vetëm 17 vjeç, ndërsa po luftonte bullgarët që patën pushtuar dhe aneksuar Maqedoninë. Historia thotë se koka e saj u shëtit në një shtizë përmes Velesit për të frikësuar popullatën vendëse.

Në një rast tjetër, në afërsi të ndërtesës së Teatrit të Operas dhe Baletit të Maqedonisë, një memorial guri që shënjonte vendin ku udhëheqësia e partizanëve të Shkupit diskutoi çlirimin e qytetit, është lënë nën hijen e një tjetre statuje kalorësi të Shkupit 2014.

Statuja shumë më e lartë nderon kujtimin e Petar Caulev, një revolucionar të epokës Osmane.

Administrata e qytetit këmbëngul se nuk ka për qëllim që të zhdukë kujtimet e Luftës së Dytë Botërore.

“Vitin e kaluar kryebashkiaku zëvendësoi një bust të humbur të heronjve të Luftës së Dytë Botërore në Parkun e Qytetit të Shkupit… dhe qyteti kryen ceremonitë e përshtatshme përkujtimore për ditën e çlirimit të Shkupit çdo vit,” theksoi bashkia.

Por shoqata e partizanëve që luftuan pushtimin Nazist dyshojnë se partia në pushtet VMRO-DPMNE e kryeministrit Nikola Gruevski, e cila kontrollon bashkinë, synon të fshijë këtë kapitull të veçantë nga e shkuara.

 

Monumenti që shënon vendin ku partizanët zhvilluan takime sekrete [majtas] dhe statuja e ndërtuar rishtaz e Petar Caulev [djathtas].

Në mars 2012, Shoqata protestoi kundër planeve për të riemëruar qindra rrugë të Shkupit, të cilat më së shumti mbajnë emrat e heronjve të Luftës së Dytë Botërore.

“Objektivi është të zhduken emrat e atyre që organizuan dhe udhëhoqën… popullin e Maqedonisë dhe që në fund krijuan shtetin e Maqedonisë,” shkroi shoqata në një deklaratë në atë kohë.

Por partia në pushtet nuk duket se ka shumë dashuri për kultin e partizanëve.

E krijuar herët në vitin 1990, udhëheqësit e saj qenë më së shumti disidentë nacionalistë të cilët qenë dikur të margjinalizuar apo përndjekur nga estabilishmenti i vjetër i komunistëve të Maqedonisë.

Shoqata e Veteranëve të Maqedonisë nuk është ajo që qe dikur. Krijuar pas fundit të Luftës së Dytë Botërore si një organ i rreth 100 mijë partizanëve nga Maqedonia, kjo organizatë dikur me ndikim tashmë ka rreth 6 mijë anëtarë, më së shumti 80 apo 90 vjeçarë, plus rreth 14 mijë mbështetës të kauzës anti-Fashiste.

Monumenti partizan aty ku ndodhej dikur baza e armatimeve.
Monumenti partizan aty ku ndodhej dikur baza e armatimeve.
Lule të freskëta zbukurojnë memorialin e Nevena Georgieva Dunja.
Lule të freskëta zbukurojnë memorialin e Nevena Georgieva Dunja.
Etiketa: AdministrataaktivistAktivistëArmëBanorëBashkiaGruevskiKishëLuftaMaqedoniaMuzeunazistnazistendikimNikola GruevskiParaPartiaQeveriaSHShkupi 2014të zhdukur
Tjetri
Shesheli tallet me Vukovarin, Kroacia kërkon kthimin e tij në Hagë

Shesheli tallet me Vukovarin, Kroacia kërkon kthimin e tij në Hagë

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.