AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Shesheli tallet me Vukovarin, Kroacia kërkon kthimin e tij në Hagë

Sven MilekicMilka DomanovicngaSven MilekicdheMilka Domanovic
12 years më parë
në Faqja e pare, Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shesheli në tubim me rastin e kthimit në Serbi. Foto: Beta

Politikanët kroatë kanë shprehur pakënaqësinë mbi komentet e Vojisllav Sheshelit, që u tall me rënien e Vukovarit në 1991, duke kërkuar kthimin e tij të shpejtë në Hagë.

Shesheli në tubim me rastin e kthimit në Serbi. Foto: Beta
Shesheli në tubim me rastin e kthimit në Serbi. Foto: Beta

I liruar së fundmi dhe i akuzuar për krime lufte, Vojislav Shesheli i ka provokuar rëndë kroatët duke dërguar një deklaratë për shtyp në median kroate në ditën kur kroatët përkujtuan rënien e qytetit të Vukovarit ndaj forcave serbe më 1991.

Shesheli në mënyrë provokuese vlerësoi “ditën e çlirimit të Vukovarit”.

Politikanët kroatë dënuan komentin, duke kritikuar sërish lirimin e hershëm nga Haga për çështje shëndetësore.

Presidenti Ivo Josipovic postoi një koment në Twitter, ku tha “pas lajmërimit fyes në Ditën Përkujtimore për viktimat e Vukovarit, Shesheli duhet të kthehet në Hagë”.

Më herë këtë javë, Josipovic shprehu pakënaqësinë ndaj lirimit të hershëm të Sheshelit në një letër për presidentin e tribunalit të Hagës, Theodor Meron, ku e quajti mungesën e vendimit për gjyqin maratonë të Sheshelit, një dështim të drejtësisë penale ndërkombëtare.

Ish-kryeministrja Jadranka Kosor shkroi në Facebook se Shesheli duhet të rikthehet në Hagë, pasi komentet e tij fyen kujtimin e viktimave dhe vunë në lojë arsyen, institucionet ndërkombëtare, ligjin dhe drejtësinë”.

Deputeti kroat Dragutin Lesar shkoi në Twitter se nëse Shesheli nuk kthehen në Hagë, Kroacia duhet të bllokojë negociatat e mëtejshme të Serbisë për anëtarësimin në BE.

Anëtarë të një grupi të paqes serbe, Gra në të Zeza, ndërkohë u mblodhën në Beograd të martën duke përkujtuar viktimat e rrethimit të Vukovarit me një performancë të titulluar “Nuk do t’i harrojmë kurrë krimet e Vukovarit”.

Aktivistët qëndruan në heshtje, duke mbajtur tabela që kujtonin kalimtarët për rrethimin 87-ditor, kur 1000 civilë u vranë dhe 25.000 të tjerë u plagosën.

Stasa Zajovic, nga Gra në të Zeza, tha se “vrasja e një qyteti dhe e popullatës së tij nuk do të harrohet kurrë”.

Ushtria serbe duhet të hapë arkivat e saj të personave të zhdukur në Vukovar dhe tregojë të paktën respektin minimal për viktimat e krimeve të kryera nga Ushtria Popullore Jugosllave dhe njësitë paraushtarake, që vepruan me mbështetjen e madhe të regjimit serb,” tha Zajovic.

Anëarët e organizatës së krahut të djathtë, Zavetnici [Mbajtësit e Betimit], organizuan një anti-protestë ku mbanin pankarta ku lexohej “Vukovari nuk do të jetë kurrë Vukovar”.

Qendra e Ligjit Humanitar, me bazë në Beograd, gjithashtu i bëri thirrje autoriteteve serbe të hapin arkivat e Ushtrisë Popullore Jugosllave për të gjetur mbetjet e 48 viktimave të vrasjeve në Fermën Ovcara, që ende janë të humbur.

Qendra e Ligjit kujtoi se 265 civilë dhe të burgosur kroatë të luftës ishin ekzekutuar më 20 nëntor 1991 në fermën Ovacara, pranë Vukovarit, pas rënies së qytetit.

Ndërsa eshtrat e 193 viktimave u gjetën në një varr masiv në Grabovo dhe eshtrat e 17 të tjerëve u zhvarrosën nga zonat aty pranë, trupat e 48 personave nuk janë gjetur ende.

“Institucionet e Republikës së Serbisë, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Inteligjencës Ushtarake kanë detyrimin të ndihmojë në zbulimin e të vërtetës rreth personave të zhdukur duke hapur arkivat dhe duke zbuluar informacione që do të ndihmonin në gjetjen e viktimave nga ferma Ovcara,” tha Qendra e Ligjit Humanitar të martën.

Tribunali i Hagës dënoi kolonelët e ushtrisë Jugosllave, Mile Mrksic dhe Veselin Sljivancanin me 20 dhe 10 vite burg respektivisht për vrasjet në Ovcara.

Prokuroria serbe e krimeve të luftës ka hapur gjithashtu disa çështje për krimet e luftës për vrasjet në Ovcara, ku rezultuan 16 të dënuar që u shpallën fajtor për krime lufte dhe që u burgosën me më shumë se 200 vite.

Megjithatë, Qendra Humanitare tha se shumë prej ish-oficerëve të Ushtrisë Popullore Jugosllave duhet të ndiqeshin penalisht për krimet e fermës Ovcara.

Etiketa: aktivistAktivistëBEBeogradBurgFacebookgraKrimekrime lufteKroaciaLufteMinistria e MbrojtjespaktProkuroriaSerbiSHSheshelitë zhdukurTribunali i HagësTwitterUshtriavarrvarr masivVrasjaVukovar
Tjetri
Humbjet në rrjet, 225 milionë euro

Çmimet e dritave, rriten më shumë për ata që konsumojnë më pak

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.