AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Energija

Çmimet e dritave, rriten më shumë për ata që konsumojnë më pak

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
12 years më parë
në Artikull kryesor Energija, Energjia, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Formula e përzgjedhur nga qeveria për rritjen e çmimit të dritave do të godasë më shumë konsumatorët e kursyer dhe ato të mesëm dhe më pak konsumin e luksit.

20141031_173251_31101436-5_vUDrKV7Formula e propozuar nga qeveria dhe kompania publike OSHEE për Entin Rregullator të Energjisë për ndryshimin e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë pritet t’i rrëmbejë shqiptarëve që paguajnë rregullisht energjinë elektrike rreth 7.5 miliardë lekë në total gjatë vitit 2015, por konsumatorët e kursyer të energjisë do të rëndohen shumë më tepër se sa konsumatorët dorëlëshuar.

Sipas propozimit të kompanisë publike të shpërndarjes së energjisë elektrike, OSHEE, çmimi për konsumatorët familjarë duhet të rritet në 12.3 lekë për kWh pa tatim të vlerës së shtuar, tatim që e rrit çmimin final në 14.76 lekë. Në rast se kjo tarifë do të miratohet nga ERE, çmimi mesatar për konsumatorin familjar do të pësojë një rritje prej 32 për qind, por për shkak se rritja do të jetë e pabarabartë, kjo tarifë do t’i rrisë të ardhurat e OSHEE nga konsumi familjar me rreth 29 për qind.

Llogaritjet e kryera nga BIRN sugjerojnë se energjia e faturuar për konsumatorët familjarë, pritet të arrijë në 33 miliardë lekë me TVSH në vitin e ardhshëm falë tarifës së re nga rreth 27 miliardë që janë me strukturën aktuale të çmimit.

Qeveria ka vendosur të japë rreth 16 milionë dollarë për të mbuluar kostot për familjet e varfra, duke sjellë një efekt neto në buxhetin e shtetit prej rreth 60 milionë dollarësh, para që do të paguhen para së gjithash nga konsumatorët e mesëm të energjisë.

Fasha

Shqiptarët kanë paguar që nga viti 2001 energji elektrike me dy tarifa. Tarifa e parë për konsumin deri në 300 kWh është aktualisht 7.7 lekë pa TVSH ndërsa tarifa e dytë për konsumin mbi 300 kWh, është 13.5 lekë pa TVSH. Duke argumentuar se nuk është në gjendje të kontrollojë siç duhet këtë model tarifimi, qeveria ka vendosur të vendosë një çmim për të gjithë konsumin. Çmimi i propozuar prej 12.3 lekësh pa TVSH po shqyrtohet nga Enti Rregullator i Energjisë, një institucion që ligjërisht është i pavarur, por që gjatë të gjithë ekzistencës së saj, i është bindur vazhdimisht vullnetit të qeverisë së radhës.

Tarifimi me fasha u vendos në vitin 2001 me synimin për të frenuar konsumin e tepërt të energjisë elektrike dhe për të nxitur konsumatorët familjarë të përdorin lëndë djegëse alternative si gazin e lëngshëm apo naftën e rëndë për ngrohje dhe gatim. Arsyetimi pas kësaj forme tarifimi është që energjia e prodhuar në vend ka një çmim të papërfillshëm, për të cilin, tarifa prej 7.7 lekësh për kWh është mëse e mjaftueshme për të mbuluar të gjitha kostot me përjashtim të amortizimit të hidrocentraleve. Rrjedhimisht tarifa e dyfishtë për konsumin e lartë, duhej të shërbente njëkohësisht për të frenuar konsumin dhe për të paguar energjinë e shtrenjtë të importit.

Heqja e modelit dytarifor të energjisë e eliminon politikën e frenimit të konsumit të lartë, por për shkak se çmimi i ri është tepër i lartë, ka gjasa që do të frenojë edhe konsumin në tërësi.

Tarifë më e lartë për të varfrit

Llogaritjet e BIRN sugjerojnë se nëse çmimi i propozuar miratohet, familjet e varfra dhe që konsumojnë më pak do të goditen më rëndë.

Familjet që konsumojnë deri në 200 kWh në muaj do të detyrohet të paguajnë 1,100 lekë më shumë me tarifat e reja ose një rritje në masën 60 për qind. Familjet që konsumojnë 300 kWh në muaj do të paguajnë 1600 lekë më shumë me të njëjtën masë rritjeje. Familjet që janë brenda skemave ekzistuese të mbrojtjes sociale në Shqipëri si psh pensionistët dhe familjet në skemën e ndihmës ekonomike, pritet të përfitojnë mesatarisht 650 lekë në muaj, gjë që pritet të mbulojë më gati gjysmën e çmimit të rritur për konsumatorët deri në 200 kWh në muaj dhe akoma më pak për familjet që konsumojnë deri në 300 kWh.

Por për familjet që konsumojnë 400 kWh, fatura mujore e energjisë elektrike do të rritet me 1,500 lekë në muaj ndërsa për familjet e tjera, çmimi do të rritet më pak se kaq. Për familjet që konsumojnë 800 kWh në muaj çmimi do të rritet me 936 lekë ndërsa ata të paktët që konsumojnë 1 mijë kWh, çmimi do të rritet me më pak se 650 lekë në muaj.

Në rast se Enti do të miratojë një tarifë më të ulët nga ajo e kërkuar nga OSHEE, konsumatorëve të varfër sërish do t’u bjerë një barrë më e rëndë ndërsa të pasurve do t’u bjerë një barrë edhe më e lehtë.

Për familjet që nuk e paguajnë energjinë elektrike, nuk pritet të ketë ndryshim.

Etiketa: BIRNenergji elektrikeEnergjiaEREFinalKonsumiLigjMASOSHEEpaktParapensionistëQeveriaSHshqipShqipëriTVSH
Tjetri
Avokatja e Popullit kontrollon hetimin e EULEX për korrupsionin

Avokatja e Popullit kontrollon hetimin e EULEX për korrupsionin

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.