AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Media Watch

Media serbe ‘e njëanshme etnikisht’ mbi Krimet e Luftës

Marija RisticngaMarija Ristic
12 years më parë
në Artikull kryesor Media Watch, Artikull kryesor Rajoni, Faqja e pare, Media Watch, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gazeta serbe. Foto: Beta

Media e Serbisë shfaq ende anësi domethënëse etnike kur raporton mbi gjyqet për krime lufte në gjykatat vendëse, duke i paraqitur serbët si viktima dhe duke promovuar ide nacionaliste.

Gazeta serbe. Foto: Beta
Gazeta serbe. Foto: Beta

Përgjatë dekadës së fundit, raportimet e medias mbi gjyqet për krime lufte kanë marrë një përqasje ‘ata dhe ne’ ndaj drejtësisë dhe mbulimi televiziv apo i medias së shkruar bazohet mbi etninë e të akuzuarit, thuhet në një raport të ri për Qendrën e Ligjit Humanitar në Beograd, i cili u publikua këtë muaj.

Katarina Ristic, autor i raportit të titulluar “Diskursi mediatik mbi gjyqet për krimet e luftës në Serbi, 2003-2013”, ta se media në Serbi nuk i jep njerëzve fakte mbi luftërat e viteve 1990, por në vend të fakteve ka krijuar “konfuzion të plotë mbi atë që ndodhi në të shkuarën.”

“Gjendja e mohimit vijoi, nuk ka katarsis, ndërsa diskursi nacionalist i viteve 1990 është rigjallëruar dhe ndërkohë thjeshtë për viktimat nuk ka drejtësi,” tha Ristic.

“Publiku vijon të besojë se serbët janë viktimat,” shtoi ajo.

Raporti analizoi mbulimin mediatik të pesë gazetave – Blic, Vecernje Novosti, Politika, Kurir and Danas – si dhe emisioneve televizive të publikuara në stacionin televiziv të pavarur B92 si dhe televizionin publik RTS.

Ajo u përendrua në dy raste krimesh lufte, një në Bosnjë dhe një në Kroaci si dhe në tri raste të lidhura me luftën e Kosovës, përfshirë aludimet për trafik organesh kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe gjyqit kundër shefit të ushtrisë së Serbisë Ljubisa Dikovic.

Sipas Ristic, raportet e medias janë tërësisht të ndryshme në rastet kur viktimat ose kriminelët janë serbë.

Ajo krahasoi mbulimin e medias në rastin e masakrë së Suharekës, vrasjes masive të civilëve shqiptarë të Kosovës nga policia serbe me rastin e aludimeve për trafikim organesh kundër UÇK-së.

“Në vetëm një vit, ne patëm më shumë se 200 raporte mediatike në lidhje me akuzat për trafik organesh, ndërsa për rastin e Suharekës, ne patëm vetëm 225 lajme të publikuara në total në Serbi” tha Ristic.

“Në lidhje me çështjen e trafikut të organeve, ne shpesh kemi deklarata nga kryeministri, presidenti dhe i gjithë publiku është i informuar për të ndërsa për Suharekën, ne nuk kemi as edhe një deklaratë të vetme nga ndonjë zyrtar,” shpjegoi ajo.

Sipas Ristic, vetëm gazeta Danas pati raportime mbi viktimat nga Suhareka.

Kur vjen puna te gjuha e përdorur nga media e Serbisë, Ristic thotë se ajo ndryshon gjithashtu në varësi të etnisë së viktimave apo kriminelëve.

Sipas raportit, kur viktimat janë serbë, titujt flasin për “drejtësi për viktimat,” “krime monstruoze” dhe “mizori barbare”, ndërsa krimet e serbëve ndaj të tjerëve përshkruhen si “hapje zjarr ndaj civilëve”.

“Në vend që të ofrojnë drejtësi tranzicionale, krimet e luftës përdoren në media për të rindërtuar nacionalizmin dhe narrativën e serbëve si viktima,” tha Ristic.

Qendra për Ligj Humanitar tha gjithashtu se gjyqeve për krimet e luftës rrallë herë i jepet titull në faqen e parë apo vëmendje më të madhe në buletinet e lajmeve.

“Gjyqet për krimet e luftës janë të margjinalizuara dhe askush nuk duket i interesuar për këtë çështje. Për më tepër, nuk ka diskutime mbi përgjegjësitë,” tha Ristic.

Etiketa: BeogradgazetaKosovëKrimekrime lufteKroacilajmeLigjLjubisa DikovicLufteMediaPoliciaPunaraportRaportiSerbiTrafiktrafik organeshviktimaZjarr
Tjetri
Shesheli, bombë për politikën serbe

Kroacia kërcënon hyrjen e Serbisë në BE prej krimeve të luftës

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.