AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Kroacia kërcënon hyrjen e Serbisë në BE prej krimeve të luftës

Sven MilekicngaSven Milekic
12 years më parë
në Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shesheli përshëndetet nga qindra mbështetës në Beograd.
Foto: Beta.

Ministri kroat i drejtësisë paralajmëroi se Zagrebi do të bllokojë bisedimet e anëtarësimit të Serbisë në BE nëse Beogradi nuk ndjek penalisht kriminelet e luftës dhe nëse nuk bën të paligjshme mbështetjen e lëvizjes nacionaliste çetnike.

Ministri kroat i drejtësisë Orsat Miljenic. Foto: Flickr.
Ministri kroat i drejtësisë Orsat Miljenic. Foto: Flickr.

Ministri kroat i drejtësisë, Orsat Miljeniç këmbënguli që Serbia duhet  të ndjekë penalisht komandantët e lartë të Ushtrisë Popullore Jugosllave dhe liderët politikë të përgjegjshëm për krime lufte gjatë konfliktit të viteve ’90 ose përndryshe Zagrebi do të bllokojë progresin e Beogradit në BE.

“Nëse flasim për hetimet për krimet e luftës nga konflikti i viteve ’90 në Kroaci dhe nëse kjo nënkupton bllokim të negociatave [për pranimin në BE], atëherë po, ne do t’i bëhemi pengesë,” tha Miljenic për kanalin televiziv N1 mbrëmjen e të hënës.

“Republika e Serbisë duhet të përballet me çështjen e krimeve të luftës; është e nevojshme të ndiqen penalisht komandantët e niveleve më të larta,” tha ai.

Miljenic tha se ky ishte një parim themelor, që kërkohej nga Kroacia po ashtu edhe nga Brukseli gjatë bisedimeve për pranimin në BE dhe Kroacia ka të drejtën ta kërkojë këtë gjë prej çdo shteti që do të anëtarësohet në BE”.

“Ne do të ngulim këmbë në të, po këmbëngulim tani dhe Serbia duhet ta marrë këtë si një test që duhet ta kalojë,” shtoi ai.

Miljenic gjithashtu dënoi retorikën nacionaliste të përdorur nga i dyshuari për krime lufte i liruar së fundmi, Vojisllav Shesheli dhe tha se promovimi publik i lëvizjes nacionaliste çetnike të periudhës së luftës së dytë botërore në Serbi duhet të citohej si e jashtëligjshme në Beograd.

“Kjo është një lëvizje fashiste dhe duhet të thuhet me zë të lartë dhe qartë,” tha Miljenic.

Shfaqja publike e simboleve të çetnikëve apo lëvizjes fashiste Ustasa të periudhës së luftës së dytë botërore kroate është e paligjshme në Kroaci.

Lideri serb i Partisë Radikale Shesheli, që ishte në gjyq në Hagë për krime lufte në Kroaci, Serbi dhe Bosnjë, ka fituar lirimin e përkohshme nga gjykata këtë muaj për t’u mjekuar nga kanceri.

Që atëherë ai ka shkaktuar trazira në Beograd dhe ka bërë disa deklarata nacionaliste që kanë zemëruar Zagrebin.

Ai nxiti zemërim të mëtejshëm kur publikoi në median kroate një deklaratë për shtyp në ditën kur kroatët përkujtonin rënien e qytetit të Vukovarit ndaj forcave serbe në 1991, duke e quajtur ditën “Dita e lirimit të Vukovarit”.

Presidenti kroat, Ivo Josipovic u ankua direkt në Gjykatën e Hagës rreth deklaratës së Sheshelit duke thënë se po nxiste ndjenja nacionaliste dhe urrejtje dhe e përshkroi këtë si një pengesë për drejtësinë ndërkombëtare.

Por presidenti i gjykatës së Hagës, Theodor Meron, mbrojti lirimin e përkohshëm dhe argumentoi se politikanët vendas duhet të ishin përgjegjës vendosjen e bashkëpunimit.

“Kam besuar gjithmonë se politikanët, besimtarët dhe lider të tjerë vendas nga shoqëria e tyre duhet të jenë ata që përshpejtojnë procesin e pajtimit,” tha Meron në një letër te Josipovic.

Etiketa: BEBeogradbesimtarëbllokimBrukseliGjykataGjykatëGjykatësGjyqHetimetKrimekrime lufteKroaciKroaciaLufteSerbiSerbiaSheshelitraziraVojisllav Shesheli
Tjetri
Serbia arreston manjatin për mashtrim bankar

Serbia arreston manjatin për mashtrim bankar

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.