AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Debati për luftën është për gjithçka tjetër përpos vetë luftës

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
12 years më parë
në Blog, Faqja e pare, Nyje Debati
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama dhe Kryetar i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë homazheve në Varrezat e Dëshmorëve, me rastin e 29 Nëntorit, ditës së cclirimit të Shqipërisë. Foto: LSA / FRANC ZHURDA

Diskutimi i një ngjarjeje historike në termat “Ne” dhe “Ata”, është tërësisht e gabuar dhe aspak frytdhënës.

Presidenti Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama dhe Kryetar i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë homazheve në Varrezat e Dëshmorëve, me rastin e 29 Nëntorit, ditës së cclirimit të Shqipërisë. Foto: LSA / FRANC ZHURDA
Presidenti Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama dhe Kryetar i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë homazheve në Varrezat e Dëshmorëve, me rastin e 29 Nëntorit, ditës së cclirimit të Shqipërisë. Foto: LSA / FRANC ZHURDA

Shqipëria festoi edhe një herë 28 dhe 29 nëntorin, dy festa, mes dallgës së debateve, mohimeve, deklaratave nga më ekstremet dhe me shumë pak reflektim mbi atë që ndodhi, atë që qe thjesht e gabuar dhe atë që qe e drejtë.

Ky 70 vjetor i çlirimit të Shqipërisë u festua, përkujtua, vetëlavdërua apo u kritikua, u konsiderua si “pushtim komunist” dhe “pushtim sllavo-komunist” sipas interesit të gjithsecilit. Komunistët u dënuan në bllok, ose u lavdëruan në bllok, njësoj si antikomunistët. E mira dhe e keqja u përcaktua nga politikanët gjysmë-intelektualë dhe gjysmë-historianë njëkohësisht. Përvjetori i çlirimit këtë vit rezultoi më emocional se sa vitet e tjera jo pse është numër i plotë, por se këtij përvjetori i parapriu një seri ngjarjesh të shëmtuara ku dy partitë në qeverisje u panë duke flirtuar dhe deri në një farë mase, duke konkurruar se cilës prej tyre i takon trashëgimia e partisë komuniste shqiptare, e simbolizuar pothuajse tërësisht me rishfaqjen e portretit të Enver Hoxhës nëpër ceremoniale zyrtare. Ky portret filloi të hiqej, jo pse protestuan të lënduarit e Enver Hoxhës, por sepse ambasadori i SHBA-ve Alexander A. Arvizu bëri të qartë se kjo shfaqje e shëmtuar po kalonte çdo limit të logjikës.

Heronjtë dhe dëshmorët u hodhën në tryezën e bisedimeve si gurë shahu në mbështetje të argumentit. Aq pak respekt ka pas qeveria komuniste shqiptare (1945-1990) për heronjtë e vet sa për viktimat e masakrës së 4 shkurtit 1944 nuk u kujdes as t’i gjente varrin. Njësoj si viktimat e komunizmit, një pjesë e madhe e tyre janë sot pa varr.

Debati për luftën e dytë botërore në Shqipëri nuk është sot një debat në kërkim të të vërtetës historike. Ai është një debat në kërkim të identitetit politik të palëve, një kërkim i dëshpëruar për të gjetur një justifikim historik për pushtetin që kanë sot.

Shqiptarët nuk kanë asgjë për të fituar nga këto debate.

Këto antikomunistët që dënojnë në bllok luftën partizane harrojnë se ata që u vranë në luftë nuk kanë kurrfarë lidhjeje me regjimin komunist dhe po ashtu ata dhjetëramijëra partizanë që i mbijetuan luftës në masën dërrmuese nuk qenë pjesë e klasës sunduese komuniste që erdhi pas. Ata duhet të mësojnë që njeriu dënohet për çfarë ka bërë dhe jo për çfarë ka qenë.

Këta pro-komunistët pro-partizanë socialisto-progresistë po duan t’i shesin shqiptarëve gjakun e atyre që u vranë në luftë si justifikim për pushtetin e tyre kleptokratik të ditëve tona. Ka shumë gjasa që shumë prej atyre komunistëve që u vranë në luftë janë kthyer përmbys në varr kur shohin se po lavdërohen nga njerëz që jetojnë në vila luksoze, bredhin me X5 dhe Q7 ndërsa romëve të Tiranës u janë konfiskuar karrocat me të cilat mbledhin plehra dhe kërcënohen me burg për mospagesën e energjisë elektrike.

Qeveria e sotme duket se nuk është e gatshme të pranojë as krimet e luftës të kryera nga forcat partizane të cilat vetë qeveria komuniste i ka pranuar, si masakrimi i robërve ballistë të luftës në Lushnjë në vitin 1943.

Vendi festoi 70 vjetorin e çlirimit pa pasur kurrfarë informacioni të vërtetë se çfarë ndodhi në ato pesë vite nga viti 1939 deri në vitin 1944. Pothuajse gjithçka që dimë nga lufta janë një histori politike e shkruar për të justifikuar pushtetin e sotëm të disave mbi “të çliruarit”.

Etiketa: Bujar NishaniBurgdebateEdi RamaIlir MetaKryeministri Edi RamakryetarLuftaMASmbështetjeMetapushtimQeveriaRamaromromëSHSHBAshqipShqipëriShqipëriashqiptareTiranëvarrviktimat e komunizmit
Tjetri
Familjet e viktimave të NATO-s në Mal të Zi ende kërkojnë drejtësi

Familjet e viktimave të NATO-s në Mal të Zi ende kërkojnë drejtësi

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.