AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Familjet e viktimave të NATO-s në Mal të Zi ende kërkojnë drejtësi

Dusica TomovicngaDusica Tomovic
12 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fëmijët viktima të bombardimit në Murino

Të afërmit e gjashtë civilëve, përfshirë edhe tre fëmijëve të vrarë nga sulmet ajrore të NATO-s në Malin të Zi, planifikojnë ta çojnë çështjen e tyre në Evropë pasi pretendimet e tyre për dëmshpërblim u hodhën poshtë nga gjykatat vendase. 

Fëmijët viktima të bombardimit në Murino
Fëmijët viktima të bombardimit në Murino

Dragica Boskoviç, vëllai 40 vjeçar i të cilës, Vukiç Vuletiç, ishte një nga gjashtë personat e vrarë gjatë sulmit ajror në urën në fshatin Murino më 30 prill 1999, tha për BIRN se gjykatat e Malit të Zi kishin vepruar në mënyrë të padrejtë pasi kishin refuzuar kërkesën për dëmshpërblim të familjeve, duke i detyruar ata t’i drejtohen Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për të kërkuar drejtësi.

Familjet paditën shtetin sepse autoritetet malazeze nuk lajmëruan në Murino para bombardimit të urës, edhe pse sirenat u ndezën në qytetin e Plavës, e cila ndodhet aty pranë.

“A ishte Mali i Zi i detyruar t’i paralajmëronte njerëzit për rrezikun? Apo mjaftonte që gjoja i paralajmëroi për rrezikun me anë të sirenave në Plavë? Si mundeshin njerëzit e pafat mbi urë në Murino të dëgjonin sirenat në Plavë, dhjetë kilometra larg?” pyeti Boskoviç.

Njësoj si Vuletiçi, Julija Brudar (10 vjeçe) dhe motra e saj Olivera Maksimoviç (13 vjeçe), Miroslav Knezeviç (13 vjeç), Milka Kocanovic (69 vjeç) dhe Manojlo Komatina (69 vjeç) u vranë kur dhjetë raketa goditën urën në lumin Lim, pranë kufirit me Kosovën.

NATO e konsideronte urën si një ‘objektiv ushtarak’ sepse mendohej se ishte një nga rrugët kryesore tranzite për në Kosovë të trupave të Ushtrisë Jugosllave të vendosur në Mal të Zi.

Gjykatat më të ulëta vendosën në favor të familjeve, por Gjykata e Lartë tha në vitin 2013 se çështjet duhet të pezullohen, sepse “pretendimeve u ka kaluar afati” dhe se Gjykata e Apelit në Podgoricë më në fund i refuzoi të gjashta çështjet për kompensim në shtator dhe tetor këtë vit.

Avokati i të gjashta familjeve, Velija Muric, tha se vendimi për të hedhur poshtë pretendimet nuk kishte baza në ligjet malazeze apo ndërkombëtare.

“Në rastin e viktimave civile të NATO-s, drejtësia në Mal të Zi ka degraduar dhe është shkatërruar.  Sidomos duke marrë parasysh se ky është një shembull i një krimi lufte,” tha Muric për BIRN

Muric tha se gjatë proceseve gjyqësore u vërtetua se Mali i Zi mori një paralajmërim nga baza e NATO-s në Aviano, Itali, Komanda Ushtarake e Sulmeve Ajrore në Jugosllavi, të cilët i tregonin autoriteteve se cilat objektiva do të goditeshin, në mënyrë që të paralajmërojnë civilët.

Por kjo nuk u bë në Murino, edhe pse sirenat ranë në Plavë dhe në Podgoricë, pothuajse 200 km larg fshatit.

Muric i ka paraqitur një ankesë Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi për apelet e fundit, por tha se nuk ishte optimist që kjo do të ndodhte. Kështu që familjet do të ngrenë një padi në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Boskovic tha se veprimet e autoriteteve të Malit të Zi shfaqin përbuzje për viktimat.

“Askush s’dëshiron të ketë fatkeqësinë ta masë atë lloj humbjeje me para dhe asgjë s’mund të na e kompensojë, por kjo tregon sjelljen e një vendi kundrejt qytetarëve të tij, viktimave të pafajshme dhe familjeve të tyre,” tha ajo.

Sulmet ajrore të NATO-s në Jugosllavi u ndërmorën për t’i dhënë fund fushatës ushtarake të Beogradit në Kosovë- hera e parë që aleanca perëndimore përdori forcë pa mbështetjen e Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara.

Sipas Monitorimit të të Drejtave të Njeriut, rreth 500 civilë u vranë gjatë 78 ditëve të bombardimeve.

Etiketa: BIRNDrejtësiaGjykataGjykata e ApelitGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseGjyqItaliJugosllavikompensimKosovëkrimikushtetueseLufteMal të ZiMaliMali i ZiMASNATOpadiParashtatorStrasburgVendimiviktima
Tjetri

Gjykata Kushtetuese e zhgënjen Kosovën përsëri

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.