AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Gjykata Kushtetuese e zhgënjen Kosovën përsëri

Nate TabakngaNate Tabak
12 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog, Faqja e pare
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nate Tabak

Refuzimi për të dëgjuar rastin që sfidonte riemërimin e gjyqtarëve ndërkombëtarë la jashtë shqyrtimit një rast që duhej shqyrtuar.

Kohëve të fundit BIRN-i ka qenë i ashpër me Gjykatën Kushtetuese. Ne kemi shoshitur gjerë e gjatë dy vendime të debatueshme të saj pas zgjedhjeve të muajit qershor dhe kemi vënë nën pikëpyetje mënyrën se si tre gjyqtarë ndërkombëtarë kanë vazhduar të shërbejnë në Kosovë edhe pas skadimit të mandateve të tyre.

Për fat të keq, gjykata rishtas po përballet edhe me një tjetër telash, pasi vendimit që mori për të mos e dëgjuar rastin e parashtruar nga avokati i popullit Sami Kurteshi.

Ankesa e Avokatit të Popullit, thënë shkurt, pretendonte se presidentja Atifete Jahjaga kishte shkelur Kushtetutën me rastin e “konfirmimit të zgjatjes së mandatit” të gjyqtarëve ndërkombëtarë Robert Carolan, Almiro Rodrigues dhe Snezhana Botusharove – Doicheva.

Gjyqtarët, mandatet e së cilëve po skadonin në fund të muajit gusht, u emëruan nga Zyra Ndërkombëtare Civile, ish-mbikëqyrësi i pavarësisë së Kosovës i cili tani nuk ekziston më. Kurteshi pretendonte se traktati i Kosovës me BE-në nuk e autorizon Presidenten që të emërojë gjyqtarët jashtë procedurave të përcaktuara kushtetuese.

Siç raportoi BIRN-i në tetor, Zyra e Presidentes fillimisht hezitoi të shprehej për këtë proces, i cili kishte anashkaluar miratimin parlamentar, të cilin e kërkon Kushtetuta. Zyrtarët e BE-së e bindën Zyrën e Presidentes se procedura ishte respektuar.

Nuk jam i sigurt nëse ajo që pasoi ishte vërtet jokushtetuese. Ajo që është e qartë është se ky rast ka merituar të dëgjohet nga Gjykata. Në vend se të vendoste për ta dëgjuar rastin, Gjykata vendosi që lënda ishte e papranueshme dhe nuk ia vlente të vlerësohej në mënyrë më gjithëpërfshirëse.

Pse e  bëri këtë Gjykata nuk mund ta dimë. Por, kjo mund të ketë pasur të bëjë diçka me kërkesën e Avokatit të Popullit për shqiptim të të ashtuquajturave “masa të përkohshme”. Kurteshi kishte kërkuar nga Gjykata që të heqë gjyqtarët ndërkombëtarë nga kolegji gjatë vlerësimit të meritave të lëndës. Kjo kërkesë ishte e drejtë: nëse gjyqtarët ishin emëruar në mënyrë joligjore, ata nuk do duhej lejuar që të marrin pjesë në kolegje deri sa të jetë vendosur fati i tyre, në një mënyrë apo në mënyrën tjetër.

Në njëfarë mënyre, kjo kërkesë e shtyri gjykatën që ta marrë vendimin që mori. Po të kishte pranuar Gjykata kërkesën e Kurteshit, atëherë nuk do të kishte zgjidhje tjetër veçse t’i mbante gjyqtarët në fjalë anash dhe të rrezikonte edhe funksionalitetin e gjykatës në tërësi, duke qenë se do të mbeteshin pa kuorum.

Mbase e vetmja zgjidhje do të ishte që gjykata të presë deri sa liderët politikë të Kosovës të zgjidhin ngërçin dhe deri sa parlamenti të emërojë gjyqtarët, ashtu siç parasheh Kushtetuta.

Kësisoj do duhej vepruar. Në vend se të vepronte ashtu, Gjykata vendosi që të konfirmojë këtë vendim të dyshimtë mbi zgjatjen e mandatit të gjyqtarëve me një vendim tjetër i cili edhe më shumë ia ul integritetin gjykatës.

Etiketa: Avokati i PopullitBEBIRNGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësgjyqtarJahjagaKolegjiKosovëkushtetuesemandatetMasaRefuzimiSHVendim
Tjetri
BE pengon planet e Maqedonisë për krijimin e një parajse fiskale

BE pengon planet e Maqedonisë për krijimin e një parajse fiskale

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.