AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

BE pengon planet e Maqedonisë për krijimin e një parajse fiskale

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
12 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Faqja e pare, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski. Foto: AP Photo/Boris Grdanoski

Ndryshimet kushtetuese të propozuara do të duhet të presin deri vitin e ardhshëm për shkak se Brukseli ka kërkuar sqarime për këto propozime të debatueshme që synojnë themelimin e një parajse të re fiskale në Europë.

Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski fotografuar më 9 shtator 2014. (AP Photo/Boris Grdanoski)
Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski fotografuar më 9 shtator 2014. (AP Photo/Boris Grdanoski)

Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë Adnan Jashari tha se kërkesa e Brukselit që Shkupi të mos nxitojë në planin e vet për krijimin e parajsës fiskale do të vonojë por nuk do të ndalojë paketën e qeverisë për reforma kushtetuese.

Jashari, ministria e të cilit këtë verë propozoi paketën me shtatë ndryshime kushtetuese, tha se qeveria po kryen konsultime të gjera me Brukselin mbi këtë plan për të krijuar një “zonë financiare ndërkombëtare” – gjë që në praktikë përbën një parajsë fiskale.

“Ne po përgatisim dhe përshtasim aktualisht draftin me rregulloret Europiane. Ligji do të rregullojë shumë detaje mbi zonat financiare ndërkombëtare. Natyrisht, Brukseli po kërkon informacion mbi këtë ligj dhe kjo është arsyeja se pse ne jemi vonuar me ndryshimet kushtetuese,” tha Jashari.

Fillimisht ndryshimet pritej të miratoheshin në parlament këtë vjeshtë.

Në gusht, Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë kërkoi një opinion nga Komisioni Europian për Demokraci përmes Ligjit, të njohur më së shumti si Komisioni i Venecias, mbi këto ndryshime, njëri prej te cilave synon krijimin e një “zone financiare ndërkombëtare”.

Krijimi i kësaj zone synon të nxisë k ompanitë e pasura të zhvendosin operacionet e tyre në Maqedoni. Gjithsesi, disa ekonomistë kanë shprehur frikën se një masë e tillë do ta kthejë Maqedoninë në një destinacion për paratë e krimit.

Në përgjigjen e vet në tetor, Komisioni i Venecias këshilloi Maqedoninë të mos nxitojë me miratimin e ndryshimeve ndërkohë që deputetët e opozitës së vendit kanë bojkotuar prej kohësh parlamentin. Komente të ngjashme erdhën edhe nga Komisioni Europian.

Komisioni i Venecias dhe KE kundërshtuan nevojën për ndryshimin e kushtetutës mbi këtë çështje, duke sugjeruar se diçka e tillë mund të rregullohet me ligj të thjeshtë. Ata paralajmëruan gjithashtu se mënyra se si është formuluar ndryshimi i hap rrugën krijimit të një “shteti brenda shtetit” ku Maqedonia nuk do të ushtrojë sovranitet të plotë në këtë zonë.

“Nëse të gjitha ligjet (përveç kodit penal) zbatohen nga një organizëm menaxhues dhe jo nga ligjbërësit e njohur nga kushtetuta e organet ligjzbatuese, kjo zonë bëhet një lloj “shteti brenda shtetit”, i ndarë nga struktura kushtetuese ekzistuese,” shkroi Komisioni i Venecias në tetor.

“Kjo për rrjedhojë vë në rrezik unitetin e shtetit, i cili është i garantuar nga kushtetuta,” thotë letra e konsulencës.

“Amendimi për zonën financiare ndërkombëtare nuk është mjaftueshëm preciz dhe, në disa pjesë, nuk duket i pajtueshëm me rendin kushtetues të republikës,” vijon Komisioni i Venecias.

“Për më tepër, përjashtimi pothuajse total i kësaj zone nga rengi ligjor i shtetit nuk është i pajtueshëm me trashëgiminë kushtetuese Europiane,” përfundon Komisioni.

Ministri Jashari tha se autoritetet po i merrnin këto komente seriozisht për të përmirësuar propozimin.

Ndryshimet kushtetuese në lidhje me zonat financiare ndërkombëtare do të “sipas të gjitha gjasave, kenë dy paragrafe. I pari do të lejojë krijimin e zonave të tilla dhe i dyti do të thotë se çështje të tjera në lidhje me themelimin organizimin dhe financimin e tyre do të rregullohen me ligj,” tha Jashari.

Bisedimet me Komisionin Europian u hapën një muaj më parë në Bruksel kur kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski dhe ekipi i tij u takua me Stefan Fuele, në atë kohë komisioner i BE-së për Zgjerimin si dhe Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin Christian Danielsson.

“Ne kemi shpjeguar shumë nga qëndrimet tona dhe unë kam ndjesinë se ne po e bëjmë pozicionin tonë më afër me atë të Komisionit Europian,” tha Gruevski në atë kohë.

Një ndryshim tjetër kushtetues i konsideruar problematik është synimi i qeverisë konservatore të kryeministrit Gruevski të përkufizojë jo vetëm martesën në terma strikte heteroseksuale por edhe bashkimet jomartesore gjithashtu. Kjo u kritikua nga shumë organizata të të drejtave të njeriut.

Një ndryshim tjetër e heq Ministrin e Drejtësisë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, organit që emëron gjykatës, si një mënyrë për të reduktuar ndikimin politik mbi gjykatat.

Ndryshime të tjera kufizojnë borxhin publik në jo më shumë se 60 për qind të PBB-së dhe deficitin buxhetor në 3 për qind të PBB-së, si dhe vendos të ashtuquajturin mekanizëm të “ankesave kushtetuese” ku njerëzit apo institucionet mund të dorëzojnë ankesa kundër autoriteteve.

Opozita, e udhëhequr nga Social-Demokratët, SDSM, nuk i mbështet ndryshimet. Ata kanë bojkotuar parlamentin që nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dhe presidenciale të prillit duke akuzuar Gruevskin dhe partinë e tij se e kanë siguruar fitoren përmes manipulimeve elektorale.

Etiketa: BEBrukselBrukselidemokracideputetGjykatëGjykatësGruevskiKEKodit PenalkomisionerKomisioni EuropianKomisioni i VeneciaskushtetueseLigjligjzbatueseMaqedoniMaqedoniaMASNikola GruevskiOpozitaparlamentPBBQeveriaReformarrezikSHshtatorZgjedhjet
Tjetri
Austria arreston 13 të dyshuar për lidhje me ISIS

Austria arreston 13 të dyshuar për lidhje me ISIS

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.