AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Problemet shëndetësore të të pandehurve në Hagë “kërcënojnë” gjyqet e tyre

Simo GacesangaSimo Gacesa
12 years më parë
në Faqja e pare, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Theodor Meron i drejtohet Këshillit të Sigurimit:
|Foto: ICTY

Presidenti i Gjykatës së Hagës lajmëroi se vendimet e shumëpritura të gjyqeve të luftës për Ratko Mlladiç, Goran Hadzic dhe Vojisllav Sheshel po vonohen për shkak të shëndetit të tyre të dobët.

Theodor Meron i drejtohet Këshillit të Sigurimit: |Foto: ICTY
Theodor Meron i drejtohet Këshillit të Sigurimit:
|Foto: ICTY

Theodor Meron, presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve për ish-Jugosllavinë (ICTY), tha në raportin e tij të fundit vjetor në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ditën e mërkurë se gjykata po përballej me sfida të mëdha për shkak të problemeve shëndetësore të të pandehurve.

Meron tha se vendimi gjyqësor i komandantit ushtarak të Ushtrisë Serbe të Bosnjes Ratko Mlladiç, i cili më parë pritej të jepej në korrik të vitit 2016, tani mund të pritet “në mars të vitit 2017 ose edhe më vonë”.

Gjyqi i liderit serb të Kroacisë Goran Hadzic aktualisht po shtyhet për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ndërsa lideri i Partisë Radikale serb Vojisllav Sheshel është liruar përkohësisht për t’u kuruar nga kanceri, shtoi Meron.

“Problemet shëndetësore janë një shqetësim i pashmangshëm dhe ngrenë pyetje humanitare. Edhe pse gjykata përpiqet të sigurojë kujdesin e duhur mjekësor, zhvillimet në lidhje me shëndetin e të burgosurve ndonjëherë dalin jashtë kontrollit dhe, siç jam i sigurt që edhe Këshilli i Sigurimit e kupton, kjo mund të shkaktojë vonesa në punën e gjykatës,” shpjegoi ai.

Ndërkohë kryeprokurori i ICTY-së, Serge Brammertz, tha në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se Shesheli është tallur me Gjykatën e Hagës dhe ka ofenduar viktimat pas lirimit të tij për arsye shëndetësore muajin e kaluar dhe duhet rikthyer në paraburgim.

Brammertz tha se ai e kuptonte zemërimin e viktimave për mospasjen ende të një vendimi edhe pas 11 viteve gjyq për Sheshelin.

“Zyra e prokurorit kupton dhe ndan të njëjtin zhgënjim që vendimi i gjyqit nuk është marrë ende, kur dëshmitari i fundit dëshmoi në korrik të vitit 2010 dhe gjyqi u mbyllë në mars të vitit 2012,” tha Brammertz.

Ai i tha Këshillit të Sigurimit se prokuroria kërkoi që lideri nacionalist serb të kthehej në burg, pasi Shesheli tha se nuk do të pranonte të kthehej në gjykatë për të përfunduar gjyqin e tij.

Polemika e shkaktuar nga retorika e ashpër e Sheshelit pasi ai u kthye në Beograd “duhet të na inkurajojë të dyfishojmë përpjekjet tona për të siguruar dhënie llogarie për shkelje të rënda të të drejtës humanitare ndërkombëtare dhe të qëndrojmë të vendosur kundër të gjitha formave të revizionizmit,” shtoi Brammertz.

Vendimi i tij ishte planifikuar të jepej vitin e kaluar, por u shty pasi një nga gjykatësit në gjyqin e tij u hoq pas akuzave për njëanshmëri. Gjykatësi i ri pritet të vijojë punën së paku deri në fund të qershorit të vitit 2015 për të familjarizuar veten me detajet e çështjes, duke shkaktuar edhe një vonesë tjetër në këtë gjyq maratonë.

Duke folur për ndjekjet penale për krime lufte në gjykatat lokale në vendet e ish-Jugosllavisë, Brammertz tha se “është e nevojshme të bëhen përmirësime të mëtejshme”.

Por ai tha gjithashtu se arrestimi i fundit i 15 personave të dyshuar për rrëmbimin e 20 pasagjerëve nga një tren në qytetit boshnjak Strpci në vitin 1993 dhe më pas vrasja e tyre, ishte një operacion i përbashkëte nga autoritetet serbe dhe boshnjake dhe kjo kishte dhënë një shembull të mirë.

“Ky është një zhvillim shumë pozitiv që tregon se sa shumë mund të arrihet përmes bashkëpunimit efikas,” tha ai.

Etiketa: arrestimiBeogradBurgGjykataGjykatëGjykatësGjyqGjyqiKrimekrime lufteLokaleLufteMjekmjekëoperacionparaburgimProkuroriaPunëSerge BrammertzSHShesheliVendimetVendimiVrasjazhvillim
Tjetri
“Vrima e zezë” e kompanisë “ Alpine Bau ” në Ballkan

“Vrima e zezë” e kompanisë “ Alpine Bau ” në Ballkan

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.