AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Publikohet lista e viktimave të luftës së Kosovës

Milka DomanovicngaMilka Domanovic
12 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Faqja e internetit “Kosovo Memory Book”

Një listë e gjatë me më shumë se 13, 000 njerëz të të gjitha kombësive, të cilët vdiqën ose u zhdukën gjatë konfliktit në Kosovë, u publikua në internet për të shënuar Ditën e të Drejtave të Njeriut.

Faqja e internetit "Kosovo Memory Book"
Faqja e internetit “Kosovo Memory Book”

Lista e 13,517 personave që u vranë ose zhdukën midis janarit të vitit 1998 dhe 31 dhjetorit të vitit 2000, duke përfshirë civil dhe anëtarë të forcave të armatosura, u postua ditën e mërkurë në një faqe interneti të quajtur “Kosovo Memory Book”.

Në listë përfshihen 10,415 shqiptarë, 2, 197 serbë, 528 romë, boshnjakë dhe persona të tjerë jo shqiptarë. Ajo u krijua nga Fondi për të Drejtën Humanitare me bazë në Beograd dhe Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë dhe u përditësua për herë të fundit më 7 nëntor.

Baza e të dhënave thotë se 8,661civilë shqiptarë të Kosovës u vranë ose u zhdukën, si edhe 1, 797 serbë dhe 447 romë, boshnjakë dhe persona të tjerë jo shqiptarë. Pjesa e mbetur e atyre të regjistruar si të vrarë ishin luftëtarë.

“Kjo listë është rezultat i vitesh të tëra hulumtimi, i cili bazohet te deklaratat e dëshmitarëve dhe familjarëve që u janë dhënë studiuesve nga Fondi për të Drejtën Humanitare dhe Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, si edhe bazuar te të dhëna nga dokumente gjyqësore, raporte mjeko-ligjore, raporte të OJQ-ve dhe mediave, ditarë lufte dhe dokumente të tjera,” tha në një deklaratë Fondi për të Drejtën Humanitare.

Ndërkohë, në një konferencë për shtyp për të shënuar Ditën e të Drejtave të Njeriut, disa OJQ serbe paralajmëruan se qeveria serbe po dështonte në trajtimin e çështjeve të të drejtave.

Sonja Biserko nga Komiteti i Helsinkit për Të Drejtat e Njeriut tha se situata në Serbi ishte më keq se 10 vjet më parë, duke u shprehur se “Serbia është një shoqëri e përçarë, kryesisht mbi baza etnike”.

“Mungesa e dëshirës së Serbisë për të kapërcyer trashëgiminë e të kaluarës së afërt dhe distancimi i saj krijon tensione në çështjet rajonale, siç ishte edhe së fundmi rasti i rikthimit të të dënuarit për krime lufte Vojislav Sheshel,” tha Biserko.

Marijana Toma nga Fondi për të Drejtën Humanitare foli gjithashtu në konferencën për shtyp, duke thënë se Serbia nuk po paraqet mjaftueshëm padi për krime lufte dhe se po gjykoheshin vetëm kriminelë të rangut të ulët, ndërsa “përgjegjësia e oficerëve të rangut të mesëm dhe të lartë dhe oficerëve të ushtrisë pothuajse po neglizhohet totalisht”.

Protesta për të drejtat e njeriut e "Gratë në të zeza" në Beograd
Protesta për të drejtat e njeriut e “Gratë në të zeza” në Beograd

Grupi paqësor “Gratë në të zeza” gjithashtu u mblodh në Beograd ditën e mërkurë për të shënuar Ditën e të Drejtave të Njeriut në një protestë të titulluar “Mjaft me terror”.

Aktivistet mbanin pankarta duke renditur problemet e të drejtave të njeriut dhe banderola ku shkruhej “Do të jem gjithmonë aktiviste” dhe “Nuk do të jetoj në frikë”.

Stasa Zajovic nga “Gratë në të zeza” tha se ishte e pamundur të flitej për përparim në fushën e të drejtave të njeriut.

“Ajo që është bërë nga autoritetet shtë bërë në një nivel deklarativ. Ne duam që ky veprim të nxjerrë në pah ndryshimin midis situatës së vërtetë dhe premtimeve,” tha ajo.

Dita e të Drejtave të Njeriut festohet çdo vit më datën 10 dhjetor për të nderuar Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, të cilën Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e miratoi më 10 dhjetor të vitit 1948.

Etiketa: aktivistetBeograddëshmitarëGjyqKomiteti i HelsinkitKosovëKrijonKrimekrime lufteLufteMjaftpadiProtestaQeveriaromSerbiSerbiaSHtensione
Tjetri
Operatorët turistikë në Rumani mirëpresin uljen e TVSH-së

Operatorët turistikë në Rumani mirëpresin uljen e TVSH-së

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.