AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Bosnja: Katastrofat politike dhe natyrore

Elvira M. JukicngaElvira M. Jukic
12 years më parë
në Analiza, Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gavrilo Princip

Duke filluar nga protestat masive të një krize politike dhe ekonomike, 2014 pa përmbytje katastrofike dhe zgjedhje të ndërlikuara, që nuk sollën shpresë për ndonjë ndryshim të rëndësishëm.

Protestat në Tuzla. Foto: AP Darko Zabus
Protestat në Tuzla. Foto: AP Darko Zabus

Teksa protestat e shkurtit sollën shpresë se ndryshimi po vinte më në fund në Bosnje dhe Hercegovinë, më shumë se dy dekada pas fundit të luftës 1992-95, fundi i këtij viti pa votues që ia besuan fatin e tyre të njëjtave partive politike nga vitet 1990 në një zgjedhje të përgjithshme.

Me shumë ulje dhe ngritje, 2014 në Bosnje-Hercegovinë ishte viti i shpresës së madhe dhe zhgënjimit të hidhur.

Protesta dhe plenume

Në vazhdim nga viti i mëparshëm, konfliktet politike mes partive në dy entitetet dhe në nivel shtetëror, vijuan që në fillim të vitit.

Ndërkohë, shkurti pa demonstrata masive që nxorën në rrugë mijëra njerëz, që protestonin rreth një ekonomie të rrënuar, korrupsionit, papunësisë dhe standardeve të ulëta të jetesës.

Shkëndija ishin demonstratat e punëtorëve të pakënaqur të disa kompanive të privatizuara keqani nga rajoni i Tuzlës.

Protestat shpejt u shpërndanë nga Tuzla në Zenicë, Sarajevë, Mostar dhe dhjetëra qytete të tjera nëpër vend.

Ato u kthyen në të dhunshme në disa zona dhe rezultuan në disa ndërtesa që iu vu zjarri, përfshirë ndërtesën e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës.

Katër kryeministrat e kantoneve të Federatës dhanë dorëheqjen, ndërsa qytetarët në shumë qytete organizuan plenume që t’i jepnin zë kërkesave të tyre për ndryshim.

Vetëm në Tuzla, ia doli plenumi vendas të instalojë një qeveri të re të drejtuar nga ekspertë.

Në kantonet e Sarajevës, Zenicës dhe Bihas, autoritetet e vjetra ia qëndruan në vend pavarësisht dorëheqjes së kryeministrave të kantoneve.

Ndjenja që ndryshimi ishte shumë pranë, solli shpresa të mëdha te shumë njerëz në vend.

Megjithatë, pak u arrit në fund, ndonëse lëvizja tregoi të paktën se qytetarët mund të çonin një mesazh te politikanët nëse kishin energjinë për të vepruar.

Plenumet e mbajtura në shumë qytete të vendit ishin një përpjekje për të prezantuar praktikën e demokracisë direkte. Por pas disa muajsh ata e humbën forcën dhe shpirti i protestës u venit.

Gjatë dhe pas protestave, partitë politike bënë përpjekje të ndryshme për të manipuluar qëllimet dhe arsyet e tyre.

Ndërsa partitë akuzonin njëra-tjetrën për përgjegjësinë e dhunës, disa u përpoqën të fusnin ndasinë e vjetër të kohës së luftës mes njerëzve.

Disa politikanë serbë në veçanti pretenduan se protestuesit ishin ekskluzivisht punë e boshnjakëve, ndonëse disa protesta të vogla ndodhën në qytetet me shumicë serbe ose kroate.

Përmbytjet më të këqija ndonjëherë
Pavarësisht diferencave të tilla, njerëzit e Bosnjës shpejt treguan se solidariteti ishte ende i pranishëm mes tyre në kohë nevoje.

Në përmbytjet katastrofike të majit, të cilat përmbytën vendin dhe pjesë të tjera të rajonit, njerëzit kanë bashkuar forcat për të ndihmuar njëri-tjetrin.

Përmbytjet më të këqija të regjistruara ndonjëherë në 120 vite nxorën nga shtrati shumë lumenj dhe përmbytën mijëra kilometra tokë.
Përmbytjet më të këqija të regjistruara ndonjëherë në 120 vite nxorën nga shtrati shumë lumenj dhe përmbytën mijëra kilometra tokë.

Përmbytjet më të këqija të regjistruara ndonjëherë në 120 vite nxorën nga shtrati shumë lumenj dhe përmbytën mijëra kilometra tokë.

24 njerëz vdiqën prej përmbytjeve në Bosnje ndërsa dhjetëra mijëra u detyruan të largoheshin nga shtëpitë prej përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.

Katastrofa shkaktoi dëm me vlerë mbi 2 miliardë euro, që ishte e barabartë me 15 për qind të GDP-së së Bosnjës.

Shumica e ndihmës në rindërtimin pas përmbytjeve erdhi nga dhurues ndërkombëtarë. Autoritetet vendase u kritikuan që nuk ia dolën të ndihmonin qytetarët e tyre në nevojë.

Teksa njerëzit e zakonshëm dhe shteti organizuan shpërndarjen e ndihmës së parë në formë ushqimesh, uji, ilaçesh dhe nevojave të tjera bazë, dhuruesit ndërkombëtarë të mbledhur në një konferencë në Bruksel në korrik dhanë rreth 800 milionë euro.

Donacionet e huaja për rindërtim u vunë direkt në punë, në vend që t’i jepeshin autoriteteve të Bosnjës, gjë që tregoi mungesën e besimit te institucionet e vendit dhe shqetësimet rreth korrupsionit.

Bashkimi Europian ofroi më shumë se 40 milionë euro për të ndërtuar më shumë se 4 mijë shtëpi të dëmtuara dhe objekte të tjera.

Autoritetet nuk dhanë po aq shumë. Nuk bënë as shtrëngime për këtë qëllim ndaj administratës së madhe famëkeqe të shtetit.

Gavrilo Princip
Gavrilo Princip

Një shekull i rëndësishëm

Një tjetër gjë që ia vlen të përmendet është se këtë vit u mbajtën ceremonitë që shënonin 100-vjetorin e vrasjes në Sarajevë të Franz Ferdinandit, që nxiti fillimin e Luftës së Parë Botërore.

Në kujtimin e kësaj ngjarje u shënuan diferencat në kuptimin e historisë së ngjarjes që ndodhi një shekull më parë, ku institucionet shtetërore të Sarajevës dhe kryesisht ato të entitetit serb, Republika Srpska, e përkujtuan ngjarjen veçmas.

Ndërkohë, skuadra e futbollit të Bosnje-Hercegovinës i solli pak gëzim njerëzve, teksa luajti për herë të parë në një kampionat botëror në Brazil për Kupën e Botës. Skuadra nuk arrti rezultate të mira, por fakti që ata luajtën në Brazil u pa si ngjarje e rëndësishme.

Partitë e vjetra fitojnë përsëri

Vjeshta ishte e gjitha për zgjedhjet e ardhshme. Ndonëse progresi në ekonomi ishte premtimi kryesor i fushatës elektorale i shumicës së partive, pak ofruan ndonjë plan konkret sesi do e arrinin qëllimin.

Shumica e partive premtuan krijimin e mijëra vendeve të reja të punës pavarësisht se kjo binte ndesh me rrethanat aktuale.

, Aleanca e Social Demokratëve të Pavarur, SNSD, ia doli sërish të krijonte qeverinë e re të Republika Srpska.
, Aleanca e Social Demokratëve të Pavarur, SNSD, ia doli sërish të krijonte qeverinë e re të Republika Srpska.

Zgjedhjet u mbajtën në tetor dhe rezultatet treguan se kishte shumë punë pasi formimi i qeverive në tre nivele të ndryshme do të ishte i ndërlikuar.

Pasi ngatërresa u zgjidh dhe dolën rezultatet, u bë e qartë se partia kryesore boshnjake, Partia e Veprimit Demokratik, SDA, kishte triumfuar, ndërsa partia kryesore kroate, Bashkimi Demokratik Kroat i Bosnje-Hercegovinës, HDZ Bih, kishte fituar shumicën e votave të kroatëve.

Ndër serbët, Aleanca e Social Demokratëve të Pavarur, SNSD, ia doli sërish të krijonte qeverinë e re të Republika Srpska.

Një ndryshim kyç ishte se blloku opozitar serb në Republika Srpska i drejtuar nga Partia Demokrate Serbe, SDS, fitoi vendin serb në presidencën trevendëshe.

Gara mes Zeljka Cvijanovic, nga Aleanca e Social Demokratëve të Pavarur, SNSD dhe Mladen Ivanic nga partia opozitare e Progresit Demokratik, PDP – partner i SDS, ishte e ngushtë. Megjithatë përfundoi me fitimin e këtij të fundit me pak mijë vota më shumë sesa rivali.

Etiketa: Bashkimi EuropianBosnjaBosnjeBrazilBrukseldemokratedemonstrataDhunëekonomiEurokrizeMASpaktPartiapërmbytjeProtestaProtestatPunëPunëtorPunëtorërajoniRepublika SrpskaSarajevëSHuljeVotaVotueszgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Votat për Këshillin Mbikëqyrës zbulojnë kompromisin për Bankën e Shqipërisë

Votat për Këshillin Mbikëqyrës zbulojnë kompromisin për Bankën e Shqipërisë

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.