AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Votat për Këshillin Mbikëqyrës zbulojnë kompromisin për Bankën e Shqipërisë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Genti Sejko gjatë një mbledhjeje të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë. Foto: LSA

Maxhoranca dhe opozita shfaqin arritjen e marrëveshjes së fshehtë për zgjidhjen e problemit të Bankës së Shqipërisë.

Genti Sejko gjatë një mbledhjeje të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë. Foto: LSA
Genti Sejko gjatë një mbledhjeje të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë. Foto: LSA

Kuvendi i Shqipërisë duket se miratoi me kompromis politik zgjedhjen e Genti Sejko si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë si propozim i Këshillit Mbikëqyrës si dhe të dy kandidaturave të tjera propozime të kuvendit, Tonin Kolës dhe Natasha Ahmetajt.

Këshilli Mbikëqyrës arrin kështu në 8 anëtarë, nga pesë që kishte deri tani ndërsa votimi i sotëm i hap rrugë zgjidhjes së krizës që mbërtheu BSH gjatë vitit të fundit si pasojë e vakancave të lëna pa mbushur nga kuvendi si dhe shkarkimit të ish-guvernatorit Fullani e dorëheqjes së ish anëtarit Adrian Civici.

Sejko, i propozuar fillimisht nga presidenti Nishani për postin e guvernatorit dhe i refuzuar si kandidaturë e njëanëshme nga maxhoranca parlamentare, mori një propozim të dytë “unanim” nga Këshilli aktual mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë për postin e anëtarit të thjeshtë. Në votimin e djeshëm, ndërsa dy kandidaturat e maxhorancës parlamentare, Tonin Kola dhe Natasha Ahmetaj, morën shumicë të thjeshtë, Sejko mori shumicë të plotë prej 111 votash duke sugjeruar se ndryshe nga sa qe përfolur fillimisht, ai tashmë është bërë kandidaturë kompromisi mes maxhorancës dhe opozitës, së paku në lidhje me pozicionin e tij si anëtar i Këshillit.

Natasha Ahmetaj, anëtare e re e Këshillit Mbikëqyrës. Foto: LSA
Natasha Ahmetaj, anëtare e re e Këshillit Mbikëqyrës. Foto: LSA

Që prej shumë vitesh, propozimet e kuvendit për anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës kanë ardhur si pasojë e ndarjes përmes pazarit të posteve të disponueshme mes partive të maxhorancës dhe të opozitës. Këshilli i ardhshëm mbikëqyrës i BSH pritet të përbëhet nga katër anëtarë të propozuar nga Partia Socialiste, një anëtare e propozuar nga LSI dhe 4 të propozuar apo mbështetur nga Partia Demokratike.

Posti i guvernatorit mbetet enigmatik. Një anëtar i nëntë i Këshillit Mbikëqyrës duhet të propozohet nga kryeministri Edi Rama. Emri i propozuar është ajo i Denada Priftit, kandidatura e së cilës mësohet se ka vajtur në kuvend, por nuk është shqyrtuar deri tani për shkak se i mungon nënshtetësia shqiptare. Për këtë arsye, maxhoranca parlamentare ndryshoi pak kohë më parë ligjin e Bankës së Shqipërisë për të lejuar kandiidatë të huaj në këtë pozicion.

Ligji në fjalë pritet të hyjë në fuqi pas pak ditësh.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë përbëhet nga 9 anëtarë, të cilët zgjidhen nga parlamenti me propozime nga partitë kryesore parlamentare si dhe nga kryeministri e vetë Këshilli Mbikëqyrës i BSH. Tre nga këto anëtarë kanë poste administrative, atë të guvernatorit, të zëvendësguvernatorit të parë dhe të zëvendësguvernatorit të dytë.

Posti i zëvendësguvernatorit të parë mbeti vakant në Bankën e Shqipërisë në vitin 2006 kur mbajtësi i këtij posti dha dorëheqjen. Në shtator të këtij viti, mbeti vakant edhe posti i guvernatorit, pas arrestimit dhe më pas, shkarkimit të ish-guvernatorit Ardian Fullani.

Etiketa: 111AdministrativeAhmetajEdi RamaEmriKryeministri Edi RamaKuvendKuvendiLSIMaxhorancaOpozitaPartiaPartia DemokratikePartia SocialisteRamaSejkoSHshqipshqiptareshtatorVotimi
Tjetri
Mali i plehrave i nxjerr bojën qeverisë Rama

Mali i plehrave i nxjerr bojën qeverisë Rama

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.