AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Demokracia, Arsimi dhe Reforma

Saimir LamajngaSaimir Lamaj
11 years më parë
në Blog, Faqja e pare
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Europa nuk ka vetëm shembuj që ne duhet të ndjekim, por edhe shembuj nga ku ne duhet të mësojmë si dështime dhe të mos i ndjekim.

10348611_10152635782244248_6413099251954430166_nMenjëherë pas rënies së regjimit të Hoxhës, arsimi u përcaktua si lënda e parë e cila do të ndërtonte «njeriun e ri» në shoqërinë shqiptare. Ishte ilaçi që do të vepronte si antidot për brezat që u rritën nën diktaturën më të egër në Europë dhe do të ishte vaksina e cila kishte si qëllim të mbronte brezat e ardhshëm nga mëkatet e së kaluarës. Arsimi ishte përcaktuar të sillte një mbrujtje teorike dhe praktike me vlera si ajo e demokracisë, lirisë, pjesëmarrjes politike etj. Pra, një kulturë të re politike e cila do të përbëhej nën një shtet ligjor dhe pse jo, social.

Por, tranzicioni i Shqipërisë, nga diktatura e Hoxhës në një demokraci të stilit perëndimor duket vërtet një projekt i vështirë. Është e njohur se realiteti dhe ndërgjegjja e njeriut nuk ndryshojnë me të njëjtën lehtësi ashtu siç një plan në letër.

Pothuajse 25 vjet më pas ndodhemi përreth një kanibalizmi social i cili mbështetet nga pjesa dërrmuese e shoqërisë sonë dhe legjitimohet në dallim nga regjimi që përpiqemi të lëmë pas.

Ato pak zëra që bërtasin për demokraci të vërtet janë «margjinale». Ndërsa sa i përket dialogut politik ai është i varfër, me mungesë të argumentëve dhe shumë herë bëhet banal. Sidomos, kur bëhet fjalë për tu sulmuar kundërshtarit politik figura e Hoxhës është gjithnjë prezente (!)

Fakti se kultura jonë politike mbetet ende e ulur dhe pas dy dekadave e gjysmë duket dhe nga nivelet e dobëta besimi që ka qytetari Shqiptar ndaj institucioneve  të ndryshme ashtu siç janë partitë politike, gjyqësori, policia, administrata publike dhe shumë të tjera.

Partitë e vendit jo vetëm nuk inkorporojnë qytetarët, përkundrazi, i mbajnë ata krejtësisht të varur të sistemit tyre të kalbur pasi premtojnë gjithnjë se ata si parti, dhe jo si një qeveri e cila do t’i përmirësojnë jetën. Pasoja e kësaj logjike është «partitizimi» i shtetit dhe ndërrimi i administratës publike sipas dëshirës ose sipas interesit të ngushtë partiak. Me pak fjalë është e thjeshtë të argumentoj dikush për sistemin tonë arsimor dhe të theksoj faktin se ai nuk ishte në përpjesëtim së shpresave tona dhe të nevojës së shoqërisë. Veç të tjerave elita politike shqiptare përdori këtë mekanizëm ideologjik për marrëdhënie klienteliste duke nënçmuar më tej qëllimin fillestar.

Megjithatë, cili do pretendon sot se sistemi ynë arsimor nuk ka nevojë për përmirësim, ose nuk është në dijeni të situatës, ose ka qëllim politik. Pra, shumica do të pajtohej me mendimin që thotë se sistemi arsimor, sidomos ai i lartë, duhet të modernizohet. Pyetja e vetme është se nën cilat kushte dhe terma do të bëhet ky modernizim.

Fillimisht, duhet theksuar fakti që Reforma Arsimore nuk është një origjinalitet i ministrisë se arsimit. Është diçka e cila gjen rrënjët e saj tek traktati i Sorbonës në vitin 1998. Një traktat i cili u «freskua» dhe  me traktatin e Bolonjës një vit më vonë dhe vazhdoi zhvillimin në Pragë (2001) dhe në Berlin (2003). Qëllimi i shtirur i «reformave» ne fjalë është krijimi i një zone të vetme në Arsimin e Lartë Europian ndërsa si qëllim themelor është lëvizshmëria e vazhdueshme e punonjësve, me më pak të drejta pune. Gjithashtu, individualizimi dhe specializimi i studimeve, gjë që prodhojnë  «njerëz vegla» dhe jo në edukim të vërtet, kanë si pasojë marrjen prej studentëve e të njëjtave diploma por jo me të njëjtën vlerë!

Veç të tjerave, reforma kërkon nga universitetet publike të prodhojnë më shumë punë me më pak resurse dhe të bashkëpunojë me sektorin privat. Është e qartë se universiteti publik do të mbytet në dallgën e neoliberlizimit, e cila ka futur në krizë pothuajse gjithë botën, dhe ka si plan të riorganizoi gjithçka në bazë të kritereve të tregut të cilat janë individualiste dhe bazohen në fitimin e shfrenuar. Imagjinoni një biznesmen i cili do investojë në bashkëpunimin me një universitet. Fjala e tij do të jetë e rëndësishme në procesin e vendimmarrjes. Pra, njohuria do të instrumentalizohet për hir të cilido biznesmeni, që kërkon me çdo mënyrë sa më shumë fitim. Shkencat sociale janë të parat që goditen nga kjo logjikë, pasi filozofia, apo sociologjia, nuk kanë si mund t’i sjellin dikujt fitime.

Reforma e Arsimit në vend që të synojë eliminimin e pabarazive themelore në Arsimin e Lartë, kontribuon në përhapjen e tyre. Në këtë kuadër  ndodhet edhe imponimi i tarifës që do të ketë si pasojë largimin nga rruga e diturisë e një pjese të madhe të popullit shqiptar. Ne nuk duhet të harrojmë, ose duhet ta mësojmë nga e para, se universiteti si strukturë duhet të udhëhiqet nga vlerat e demokracisë dhe lirisë, duhet të kultivojë të menduarit kritik dhe të jetë i dobishëm për shoqërinë tonë dhe jo të ketë si një pikë të vetme referimi tregun. Në rast të ndryshëm ky institucion nuk kryen qëllimin e tij të natyrshëm i cili është që të shtyjë shoqërinë në një drejtim progresiv.

Shënim: Duhet më së fundi të pranojmë se nga Europa nuk kemi vetëm shembuj për te kopjuar, por edhe shembuj për të shmangur. Reforma e Arsimit të lartë kështu si propozohet është një rast i tillë.

Etiketa: AdministrataAdministrata publikeArsimiBiznesmendemokracidemokraciaEuropaGjyqKulturaParapasojaPoliciaReformaSHshqipshqiptaresistemi arsimorstudenttë drejtauniversitetUniversitetet publikeUniversitetivaksina
Tjetri
Tradita pritet të dominojë menynë e darkës së Vitit të Ri

Tradita pritet të dominojë menynë e darkës së Vitit të Ri

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.