AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Dëshmitarja kyçe e gjyqit të Millosheviçit do të padisë policinë britanike

Marija RisticngaMarija Ristic
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Sllobodan Millosheviç në gjyq. Foto: GJPNJ.

Një dëshmitare kyçe në gjyqin e Sllobodan Millosheviçit, e cila tregoi lidhjet midis qeverisë dhe paraushtarakëve të Arkanit, kërkon kompensim për mungesë mbështetjeje.

Sllobodan Millosheviç në gjyq. Foto: ICTY
Sllobodan Millosheviç në gjyq. Foto: ICTY

Gruaja, e njohur si dëshmitarja e mbrojtur B129, e cila dëshmoi në gjyqin e Sllobodan Millosheviçit në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve për ish-Jugosllavinë, tha për gazetën “The Times” se ajo dëshiron të rimarrë identitetin e saj të mëparshëm dhe kërkojë dëmshpërblime nga Gjykata e Hagës dhe Policia Metropolitane e Britanisë.

Ajo u transferua në Britani me anë të Programit të Mbrojtjes së Dëshmitarëve të Gjykatës së Hagës dhe së bashku me bashkëshortin e saj iu dhanë identitete të reja.

Por ajo tha për “The Times” se i është dhënë shumë pak mbështetje nga autoritetet për të ndërtuar një jetë të re të suksesshme në Britani.

Ajo tha gjithashtu se për shkak të gabimeve të bëra nga Gjykata e Hagës, jeta e saj ishte vënë në rrezik. Ajo dëshmoi pas një ekrani dhe zëri i saj u maskua, por pasi një teknik aksidentalisht vuri një regjistrim të zërit të saj të vërtetë, dikush u përpoq ta shtypte atë me makinë në Beograd.

Gruaja është një ish-avokate e cila punonte afër me të, bosin e frikshëm paraushtarak Zeljko Raznatoviç, i njohur ndryshe si Arkani, kryetari i njësisë së Gardës Vullnetare Serbe, e njohur gjithashtu si Tigrat nga viti 1994 e në vazhdim.

Në gjyqin e Millosheviçit, ajo tregoi lidhjet e ngushta të Arkanit me autoritetet serbe gjatë kohës së luftës.

“Arkan thoshte se pa urdhrat e sigurimit të shtetit serb, Tigrat nuk shkojnë gjëkundi,” tha B192-shi në gjyq.

“Kur sigurimi i shtetit nuk kishte njerëz për në fushë të betejës, ata angazhonin anëtarë të Gardës Vullnetare Serbe. Ata ishin si forca rezervë për Ministrinë e Brendshme Serbe,” shpjegoi ajo.

Millosheviçi u dënua për kontroll dhe ndihmë të shumë njësive, përfshirë këtu Tigrat e Arkanit, të cilët thuhet se kanë kryer krime lufte në Bosnje dhe Kroaci. Garda Vullnetare Serbe, sipas akuzës, ishte një nga forcat e armatosura të përdorura nga Millosheviçi për të përmbushur qëllimin e tij për krijimin e një Serbie më të madhe, duke përzënë të gjithë jo-serbët nga zonat e kontrolluara nga serbët në ish-Jugosllavi.

Megjithatë, Millosheviçi mohoi të ketë kontrolluar ndonjë njësi paraushtarake, përfshirë Tigrat.

B192 dëshmoi gjithashtu se Arkani mbante kontakt të rregullt me Franko Simatovic, një zyrtar sigurimi i shtetit serb, i cili vitin e kaluar u lirua nga akuzat për krime lufte nga Gjykata e Hagës. Çështja e tij tani ka kaluar në apel.

“Të gjitha paratë për veprimet e Arkanit vinin nga sigurimi i shtetit. Zakonisht shkonte dikush në Beograd t’i merrte,” tha B192 në gjykatë.

Gjykata e Hagës nuk ka dënuar ende asnjë zyrtar serb për përfshirjen e tyre në luftën boshnjake.

B192 dëshmoi më tej për krimet e luftës të kryera nga luftëtarët e Arkanit në qytetin boshnjak të Sanski Mostit në vitin 1995.

“Njerëzit e Arkanit përshkruan si vranë muslimanët në një xhami ndërsa ata luteshin,” tha B192.

Gjykata e Hagës e dënoi shefin e paraushtarakëve për vrasjet në Sanski Most, por ai nuk doli kurrë para gjyqit, sepse u vra në vitin 2000.

Asnjë nga njerëzit e tij nuk ka kryer burg për krime lufte në ndonjë nga vendet e ish-Jugosllavisë.

Në artikullin e “The Times”, gruaja u shpreh gjithashtu se në vitin 2010 ajo ishte “ngacmuar” nga Gjykata dhe Policia Metropolitane , nën kërcënimin e thirrjes për në gjyq dhe arrestimin e mundshëm, për të dhënë dëshmi për herë të dytë kundër Simatovicit dhe një tjetër zyrtari sigurimi të shtetit serb, Jovica Stanisic.

Skema e mbrojtjes së dëshmitarëve në Gjykatën e Hagës ka shërbyer si model për shtetet e ish-Jugosllavisë, në të cilat mbrojtja e dëshmitarëve të krimeve të luftës është një nga problemet më të mëdha, duke qenë se dëshmitarët shpesh kërcënohen e madje në disa raste edhe vriten.

Megjithatë, besueshmëria e masave mbrojtëse të Gjykatës së Hagës është vënë seriozisht në dyshim në dy raste, në gjyqet e Ramush Haradinaj dhe atë të liderit të Partisë Radikale Serbe, Vojislav Sheshel. Në të dyja rastet, emrat e dëshmitarëve të mbrojtur janë bërë publikë, duke bërë që ata dhe familjet e tyre të marrin kërcënime.

Në një raport në vitin 2008, BE-ja pohoi se ka boshllëqe në Programin e Mbrojtjes së Dëshmitarëve nga kjo gjykatë, sidomos përsa i takon mbështetjes psikologjike dhe këshillimin pas dhënies së dëshmisë, e cila mund t’i bëjë disa dëshmitarë të ndihen të braktisur.

Etiketa: ApelArkanArkaniavokateBEBeogradBosnjeBritaniBurgdëshmitarëforcat e armatosuraFranko SimatovicGjykataGjykatëGjykatësGjyqHaradinajish-JugosllaviJovica StanisicJugosllaviKrimekrime lufteKroaciLufteMbrojtjaMillosheviçParaPoliciaRamush HaradinajraportrrezikSHSigurimiSigurimi i ShtetitSimatovicSllobodan MillosheviçStanisicvullnetare serbexhami
Tjetri
Serbia sekuestron çantën e Merlin Monrosë

Serbia sekuestron çantën e Merlin Monrosë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.