
Vendimet e gjyqeve për krime lufte të Radovan Karaxhixhit dhe Goran Hadzic pritet të merren këtë vit, ndërsa polemika mbi lirimin e Vojisllav Sheshelit duket se vazhdon.

Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë, ICTY, do të japë dy vendime të shkallës së parë në vitin 2015, në rastet kundër kreut serbo-boshnjak Karaxhixh dhe liderin serbo-kroat Hadzic, plus katër vendime të Gjykatës së Apelit, ndërsa gjykata e mbështetur nga OKB-ja përballet me një prej viteve të saj më të ngarkuara që kur ajo është themeluar.
Ish-zyrtarët e ushtrisë serbe të Bosnjës Zdravko Tolimir dhe Vujadin Popovic, Ljubisa Beara, Drago Nikolic, Radivoje Miletic dhe Vinko Pandurevic po apelojnë kundër dënimeve me burg për krime në Srebrenicë, ish-zyrtarët serbë të Bosnjës Mico Stanisic dhe Stojan Zupljanin kundër dënimeve për vrasje në rajonin e Krajinës, ndërsa apeli do të vendosë gjithashtu për lirimin e ish-zyrtarëve të sigurimit serb Jovica Stanisic dhe Franko Simatovic për krime në Kroaci dhe Bosnje.
Kryeprokurori i ICTY-s Serge Brammertz tha për BIRN se shumë njerëz në ish-Jugosllavi, dhe veçanërisht viktimat dhe familjet e atyre që vdiqën gjatë konflikteve të viteve 1990, po shikojnë me ngulm që të vihet drejtësi.
“Të gjithë prokurorët e krimeve të luftës, qoftë në Hagë apo në rajon, përballen me të njëjtën sfidë në vitin 2015: të vazhdojmë të përpiqemi për të përmbushur dëshirën e madhe të publikut për drejtësi dhe dhënie llogarie. Shumë viktima, nga çdo komunitet, po presin ende të vihet drejtësi dhe të mësojnë se çfarë u ndodhi njerëzve të tyre të dashur,” tha Brammertz.
Eksperti për Ballkanin Eric Gordy tha për BIRN se ai nuk pret surpriza të mëdha në vendimet e ardhshme dhe se gjërat më interesante do të jenë nëse Karaxhixhi do të shpallet fajtor për genocid në shtatë komuna të Bosnjës në vitin 1992 si dhe në Srebrenicë në vitin 1995, dhe nëse Stanisic dhe Simatovic do të dënohen pasi u liruan fillimisht për ndihmën dhe inkurajimin që kishin dhënë në krime gjatë kohës së luftës në Kroaci dhe Bosnje.
Por Gordy beson se çfarëdo që të ndodhë, do të ketë polemika publike.
“Një pjesë e arsyes për këtë nuk është faji i Tribunalit, por rrjedh nga tendenca e medias dhe politikanëve në rajon për të pasur një qasje etnike ndaj provave dhe vendimeve,” tha ai.
Marrje vendimesh gjatë të gjithë vitit

Vendimi i parë i vitit do të jepet më 30 janar, kur dhoma e apelit do të vendosë nëse ish-zyrtarët e lartë të ushtrisë serbe të Bosnjës Popovic, Beara, Nikolic, Miletiç dhe Pandurevic janë fajtorë për krime që lidhen me masakrën e mbi 7,000 burrave dhe djemve boshnjakë nga Srebrenica në korrik të vitit 1995.
Në qershor 2010, Popovic dhe Beara u dënuan me burgim të përjetshëm për genocid, Nikolic me 35 vite burg se kishte ndihmuar në genocid dhe Miletic dhe Pandurevic me 19 dhe 13 vjet përkatësisht, se kanë ndihmuar në vrasjet dhe dëbimin e civilëve.
Në mars është programuar të merret një tjetër vendim i profilit të lartë që ka lidhje me Srebrenicën, këtë herë bëhet fjalë për Zdravko Tolimir, ish-zv/komandant i Shtabit Kryesore të Ushtrisë Serbe të Bosnjes. Tolimir u dënua në vitin 2012 me burgim të përjetshëm për genocid.
Dhoma e apelit do të japë vendimin përfundimtar në qershor në çështjen kundër ish-zyrtarëve serbë Stanisic dhe Simatovic. Të dy u liruan në vitin 2013 për ndihmën dhe inkurajimin e dhënë në persekutimin e jo-serbëve nga Bosnja dhe Kroacia në vitet 1991-1995.
Gordy beson se vendimi për Stanisicin dhe Simatovicin do të jetë interesant nga pikëpamja e vendosjes së sundimit të ligjit në konflikte ndërkombëtare. Ai shpjegoi se dhoma e apelit do të kenë mundësinë të rivlerësojë nëse të dy zyrtarët e Beogradit duhet të shpallen fajtorë pavarësisht faktit se ndihma e tyre për forcat serbe vendase që luftonin në të dy vendet nuk ishte “e drejtuar në mënyrë specifike” drejt kryerjes së krimeve.
“Në çështjen e Stanisicit dhe Simatovicit, trupi gjykues aplikoi standartin e ri të diskutueshëm ‘drejtim të veçantë’, i cili është kontestuar fort në gjykata të tjera dhe gjithashtu para vetë ICTY-së. Kjo e bën këtë çështje tepër të ndjeshme për të ardhmen e të lidhit ndërkombëtare, dhe fuqitë e mëdha ndërkombëtare do t’i kushtojnë vëmendje të madhe apelit,” tha ai.
Çështja Karaxhixhi

Vendimi më i shumëpritur i vitit, në çështjen kundër Karaxhixhit për genocid në Srebrenicë në vitin 1995 dhe në komunat tjera në vitin 1992, persekutim të boshnjakëve dhe kroatëve në të gjithë vendin, terrorizim të popullsisë së Sarajevës dhe marrjen peng të paqeruajtësve të OKB-së, është planifikuar të merret në muajin tetor.
Pyetja më e madhe, tha Gordy, është nëse ish-lideri i entitetit serb Republika Srpska e Bosnjes do të shpallet fajtor për genocid në vitin 1992 në komunat Bratunac, Foca, Kljuc, Kotor-Varosh, Prijedor, Sanski Most, Vlasenica dhe Zvornik. Kjo akuzë u hodhë poshtë nga gjyqtarët në vitin 2012, por u rivendos vitin pasardhës, me gjykatën që u shprehë se provat e sjella nga prkuroria “mund të tregojnë se Karaxhixhi kishte qëllime genocidi”.
“Një zbulim se genocidi ekzistonte si një politikë dhe si një nga synimet e luftës të Republika Srpska në rastin e Karaxhixhit, ku është paraqitur edhe prova më sistematike, do të ndryshojë thellësisht të dosjet e Tribunalit, duke dhënë kështu llogari për këtë konflikt,” sugjeroi Gordy.
“Megjithatë, ky lloj zbulimi do të ishte i habitshëm, jo për shkak të provave që janë paraqitur, por për shkak të qasjes përgjithësisht të kujdesshme dhe konservatore të dhomës së gjykimit, sidomos në periudhën e fundit të ICTY-së,” tha ai.
Një muaj pas marrjes së vendimit për Karaxhixhin, dhoma e apelit do të japë vendimin përfundimtar në çështjen e ish-zyrtarëve serbë të Bosnjës Mico Stanisic dhe Stojan Zupljanin, të cilët akuzohen për vrasje dhe dëbim të boshnjakëve dhe kroatëve nga rajoni i Krajinës në Bosnjen veriore. Të dy fillimisht u dënuan me nga 22 vjet burg.
në fund, në dhjetor, do të jepet vendimi i parë në çështjen kundër liderit serbo-kroat Goran Hadzic.
Të luash politikë me drejtësinë

Gordy beson se një numër i tillë i madh vendimesh do të paraqesë sfida për zyrën e informimit në Gjykatën e Hagës teksa ajo përpiqet rë paraqesë rezultatet për publikun e gjerë në vendet e ish-Jugosllavisë, ku ndarjet etnike mbeten dhe mediat e njëanshme shpesh reagojnë fuqishëm kundër vendimet e gjykatës që ata i shohin si fyese për komunitetet ‘e tyre’.
“Është bërë shumë pak për të njohur publikun në rajon me të dhënat dokumentare dhe çështjet në fjalë. Kam frikë se këtushpresat janë shumë të pakta. Nuk ka kohë për të kompensuar punën që s’është bërë për 20 vjet me radhë dhe vendimet e suksesshme gjithmonë varen nga sa janë të përfshira në këtë përpjekje institucionet në rajon, të cilat nuk kanë qenë aspak,” tha ai.
Drejtor i Al Xhaziras në Ballkan, gazetari veteran dhe redaktori Goran Milic, tha për BIRN-in se të gjitha vendimet do të jenë “një ngjarje mediatike rajonale”.
“Megjithatë, një problem i madh janë komentet mbi ato vendime gjyqësore, sepse sa herë që ndodh diçka, ka komentete dhe kritika, dhe kjo e përkeqëson edhe më shumë situatën,” tha Milic.
ICTY-ja është vendosur që këtë vit të vendosë si të procedojë me rastet e krimeve të luftës kundër liderit të Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel. Vendimi i tij ishte planifikuar të merrej tetorin e vitit të kaluar, por u shty pasi një prej gjyqtarëve u hoq de dyshohej për njëanshmëri, dhe gjyqtari i ri pritet të marrë kohë të paktën deri në fund të qershorit për t’u njohur nga afër me detajet e çështjes, duke shkaktuar edhe një tjetër vonesë në gjyqin maratonë.
Shesheli ndërkohë ka potencial për të krijuar probleme të tjera për ICTY-në. Pasi u lirua përkohësisht për kurim për kancer në nëntor të vitit të kaluar dhe pasi gjatë mbërritjes së tij në Beograd u mikprit nga admiruesit e tij. politikani nacionalist ka deklaruar se ai nuk do të kthehet vullnetarisht në Hagë për vendimin e tij dhe e ka sfiduar qeverinë serbe ta kthejë atë mbrapsht me dhunë.
Mënura si është zgjidhur së fundmi situata e Sheshelit, si edhe vendimet e rëndësishme, do të sigurohen që Gjykata e Hagës të jetë në kryeartikujt e mediave gjatë të gjithë vitit.