AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Gazetarët maqedonas protestojnë kundra burgosjes së kolegut

Meri JordanovskaSinisa Jakov MarusicngaMeri JordanovskadheSinisa Jakov Marusic
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gazetarët mbajnë një karikaturë të kryeministrit Nikola Gruevski.

Protestuesit kërkuan të martën lirimin e reporterit Tomislav Kezarovski, dënimi me burg i të cilit u la në fuqi nga Gjykata e Apelit të Shkupit – megjithëse me një ulje të dënimit.

Më shumë se një mijë njerëz u mblodhën përpara qeverisë.
Më shumë se një mijë njerëz u mblodhën përpara qeverisë.

Më shumë se një mijë gazetarë dhe mbështetës që këmbëngulën që Tomislav Kezarovski është i pafajshëm – dhe se burgosja e tij është një goditje e lirisë së fjalës – protestuan të majtën përpara Gjykatës së Apelit përpara se të kalonin përpara ndërtesës së qeverisë maqedonase.

Ata vunë maska me fytyrën e Kezarovskit dhe slogane ku thuhej “Unë jam Kezarovski” dhe “së bashku jemi më të fortë”. Gazetarët fishkëllyen dhe bërtitën ‘liri për Kezon’ dhe ‘Pa drejtësi, s’ka paqe’ teksa lëvizën nëpër qendrën e qytetit.

Protesta u organizua nga ‘Bordi për mbështetjen e Kezarovskit’, që bashkon, mes të tjerave, Lidhjen e Gazetarëve të Maqedonisë, AJM dhe Sindikatën e Gazetarëve të Pavarur, SSNM.

Ata nxitën presidentin Gjorge Ivanov dhe ministrin e drejtësisë Adnan Jashari të lirojnë gazetarin.

“Jam krenar që qëndrojmë të bashkuar dhe shpallim lirinë tonë që është duke u sulmuar. Ata mund t’i burgosin gazetarët, por nuk mund të burgosin lirinë e fjalës që ne mbajmë brenda nesh. Kezarovski është burgosur për shkak se qeveria e tij nuk mund ta durojë kritikën. Ata duan një monopol mbi të vërtetën,” tha kreu i ZNM, Naser Selmani.

Kezarovski vetë u shfaq në protestë dhe u përshëndet nga turma.

Gazetarët mbajnë një karikaturë të kryeministrit Nikola Gruevski.
Gazetarët mbajnë një karikaturë të kryeministrit Nikola Gruevski.

Pasi kaloi gjashtë muaj në paraburgim, në tetor 2013 Kezarovski u burgos për katër vite e gjysëm për zbulim të identitetit të një dëshmitari të mbrojtur në një çështje vrasje në një artikull të botuar në revistën e lajmeve Reporter 92 në maj 2008.

Që atëherë, Kezarovski e ka kaluar kohën në arrest shtëpie, duke pritur apelin e tij.

Të premten, për të frikësuar gazetarët vendas dhe të huaj, si dhe lidhjet e mbrojtjes së të drejtave, Gjykata e Apelit në Shkup konfirmoi dënimin e tij ndonëse e uli atë nga katër vite e gjysmë në dy vite.

Policia ndaloi Kezarovskin dhe e futi në burg atë natë, por më vonë ai u lirua në arrest shtëpie ‘për çështje shëndetësore’ dhe u urdhërua të raportojë në burg muajin e ardhshëm për të vuajtur dënimin e mbetur.

Duke marrë parasysh kohën që ai ka kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpie, Kezarovski duhet të kryejë tani më shumë se tre muaj burg.

Gazetarët që dyshojnë se presion politik fshihet pas gjyqit të Kezarovskit thonë se ai u dënua përse bëri punën e tij dhe raportoi rreth një gënjeshtër të mundshme të policisë për dëshmitarët e mbrojtur.

Dëshmitari i mbrojtur që Kezarovski raportoi kishte akuzuar fillimisht dy njerëz për vrasje. Ata më vonë u liruan sepse gjykata zbuloi se dëshmitari nuk ishte i besueshëm.

Tomislav Kezarovski, majtas, u shfaq gjatë protestës.
Tomislav Kezarovski, majtas, u shfaq gjatë protestës.

Dëshmitari më vonë i tha gjykatës se ai kishte qenë në presion nga policia për të dhënë dëshminë.

Dështimi për të liruar Kezarovskin tërhoqi shumë kritika nga organizatat vendase dhe ndërkombëtare të gazetarëve si dhe nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, OSBE.

Duke e quajtur ‘një përgjigje shumë zhgënjyese dhe të pavend’ përfaqësuesja e lirisë së medias në OSBE, Dunja Mijatavic, tha se ishte koha për autoritetet maqedonase “të lehtësojnë presionin mbi median dhe të respektojnë zërat e lirë dhe kritikë. Kezarovski duhet të lirohet menjëherë”.

Qeveria e kryeministrit Nikola Gruevski nuk ka folur mbi këtë çështje që prej nxjerrjes së vendimit të ri. Më herë, kryeministri këmbënguli se ai nuk kishte të bënte me gjyqin.

Etiketa: Arrestarrest shtëpieBurgdëshmitarëgazetarGjykataGjykata e ApelitGjykatëGjykatësGruevskiMaskaMonopolNikola GruevskiOSBEpaqeparaburgimPoliciaProtestaPunëQeveriareporterSHShkupuljevrasje
Tjetri
Ende nuk ka shpëtim për Greqinë

Ende nuk ka shpëtim për Greqinë

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.