AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Ende nuk ka shpëtim për Greqinë

Kemal DervişngaKemal Derviş
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një reklamë elektorale që paraqet Alexis Tsipras, kreun e partisë Syriza të Greqisë në Athinë më 20 janar 2015. (AP Photo/Lefteris Pitarakis)

Ndonëse rreziku për një krizë të madhe Europiane nga një dalje e Greqisë nga Eurozona sot është shumë më i vogël se sa më parë, sërish kjo dalje nuk përbën zgjidhje as për Greqinë dhe as për Europën.

Një reklamë elektorale që paraqet Alexis Tsipras, kreun e partisë Syriza të Greqisë në Athinë më 20 janar 2015. (AP Photo/Lefteris Pitarakis)
Një reklamë elektorale që paraqet Alexis Tsipras, kreun e partisë Syriza të Greqisë në Athinë më 20 janar 2015. (AP Photo/Lefteris Pitarakis)

Sondazhet para zgjedhjeve të parakohëshme në Greqi që do të zhvillohen më 25 janar tregojnë se partia e krahut të majtë Syriza ka gjasa do të fitojë pjesën më të madhe të votave. Për rrjedhojë, Syriza pritet të fitojë një çmim thelbësor, (një numër deputetësh ekstra mbi votat e fituara) që ia jep ligji zgjedhor i Greqisë, sipas të cilit, partia që fiton më shumë vota merr 50 vende deputetësh ekstra në parlamentin me 300 vende. Me fjalë të tjera, Syriza mund të marrë pushtetin, me pasoja të stërmëdha për Greqinë dhe Europën.

Syriza është më shumë një koalicion se sa një parti e unifikuar, gjë që do të thotë se udhëheqësi i saj, Alexis Tsipras duhet të bie dakord me socialistë të moderuar, përfshirë edhe disa nga këshilltarët e tij ekonomikë si dhe me anëtarët e vet që i përkasin të majtës radikale. Zbatimi dhe pasojat e axhendës së Syriza-s, veçanërisht programi i saj vendimtar ekonomik do të varet nga aftësia e qeverisë së re për të ruajtur mbështetjen në shtëpi dhe për të arritur kompromis me kreditorët e Greqisë jashtë vendit.

Programi ekonomik i Syriza hedh poshtë politikat e kursimit të mbështetura – ose, siç thonë disa, të imponuara – nga e ashtuquajtura “trojka” (Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Qendrore Europiane dhe Komisioni Europian). Këto politika i kërkojnë Greqisë të ruajë një suficit primar të buxhetit shumë të ashpër – më shumë se 4 për qind e PBB-së për shumë dhe shumë vite.

Syriza ka në plan gjithashtu të kërkojë një reduktim thelbësor të borxhit të jashtëm të Greqisë, vlera nominale e të cilit mbetet shumë i lartë – gati 170% e PBB-së. Në fakt, vlera reale aktuale e borxhit është shumë më e ulët, duke marrë parasysh se shumica e borxhit mbahet nga qeveritë apo entinetet e tjera publike dhe ka afate të gjata shlyerje e interesa të ulëta. Pavarësisht kësaj, një “valë” ripagesash që priten këtë vit përbëjnë një sfidë reale afatshkurtër.

Problemi për Greqinë është që kreditorët e saj mund të mbajnë një qëndrim shumë të ashpër. Kjo reflekton gjerësisht besimin se, nëse një mosmarrëveshje gjatë bisedimeve shkakton një krizë tjetër greke, rreziku sistemik për Eurozonën dhe më gjerë për Bashkimin Europian do të jetë shumë më i përmbajtur se sa qe vetëm pak vite më parë. Faza “akute” e krizës së eurozonës tashmë ka kaluar. Edhe pse rritja ekonomike mbetet zhgënjyese, infektimi financiar nuk shikohet më si rrezik.

Në fund të fundit, kreditorët privatë kanë vetëm një pjesë të vogël të borxhit grek këto ditë. Në vitet 2010-2012 qe ndryshe dhe banka Europiane me rëndësi sistemike qenë të ekspozuara, duke rritur rrezikun e një efekti domino që kërcënonte të gjithë eurozonën.

Për më tepër, një reduktim borxhi në formën e reduktimit të mëtejshëm të normave të interesit dhe zgjatjes së maturitetit në borxhin e mbajtur nga qeveritë e huaja, nuk do të dëmtojë tregjet financiare. Por borxhi i mbajtur nga Banka Qendrore Europiane dhe FMN mund të përbëjë një problem. Nëse qeveria e re e Greqisë nuk është serioze në këto diskutime, tërheqja e këtyre institucioneve nga mbështetja me likujditet për bankat e Greqisë mund të ndodhë.

Pavarësisht mungesës së rrezikut të lartë për infektim financiar, një rigjallërim i krizës greke i ardhur nga ndërprerja serioze dhe e gjatë në bisedimet mes qeverisë së re dhe institucioneve të BE-së mund të krijojë një problem të madh për bashkëpunimin europian. Mungesa e infektimit financiar nuk përjashton rrezikun e pasojave serioze politike.

Panorama politike e Europës po ndryshon. Parti populiste, si në të djathtën ekstreme ashtu edhe në të majtën ekstreme po fitjnë tërheqje elektorale. Disa, si Fronti Nacional në Francë, kundërshtojnë anëtarësinë e vendit të tyre në eurozonë; të tjera, si Podemos në Spanjë, nuk e kundërshtojnë. Gjithsesi, sfida që këto parti të reja përbëjnë për Europën mund të sjellë pasoja jashtëzakonisht shkatërrimtare.

Një dalje e Greqisë nga eurozona, bashkë me trazirat financiare dhe politike brenda Greqisë, mund të perceptohen si një disfatë madhore për integrimin europian – veçanërisht pas përpjekjeve të lodhshme të bëra për të ruajtur bashkimin monetar dhe, bashkë me të edhe ëndrrën europiane. Një pasojë e tillë mund të jetë edhe më demoralizuese nën dritën e sulmeve terroriste tragjike të Parisit dhe pas marshimit të unitetit në Francë dhe nëpër të gjithë kontinentin të cilat rigjallëruan ndjesinë e fashitur prej kohësh të solidaritetit Europian.

Një imazh i ri solidariteti është pikërisht ajo që zgjedhjet e Greqisë duhet të prodhojnë. Ka pak dyshime se vuajtjet që grekët janë detyruar të durojnë përgjatë pesë viteve të fundit janë më së shumti pasojë e keqpërdorimit fiskal dhe menaxhimit të dobët publik të një serie qeverish të Greqisë. Por siç vërejnë shumica e analizave, përfshirë FMN-në, përqasja e trojkës qe thellësisht e gabuar, për shkak se ajo theksoi nevojën për shkurtim të pagave dhe të ardhurave ndërsa neglizhoi reformën e tregjeve të mallrave apo nevojën për shpartallimin e oligopoleve të dëmshme publike dhe private.

Për shpëtimin e Greqisë dhe Europës, qeveria e re duhet të punojë me institucionet europiane për të rishikuar strategjinë e tyre, ndërsa duhet të marë përgjegjësitë për zbatimin e reformave strukturore që promovojnë rritjen ekonomike. Kreditorët dhe partnerët e Greqisë nga ana e tyre, duhet të ofrojnë hapësirën e nevojshme fiskale në mënyrë që reformat të funksionojnë. Largimi nga Greqia për shkak se ky vend nuk përbën më rrezik për infektim financiar nuk është një opsion i vlefshëm politik. Të dyja palët duhet të tregojnë më shumë largpamësi.

Pesë vitet e fundit kanë dhënë dy leksione të qarta për Europën: zvarritja thjeshtë e bën reformën më të vështirë dhe fundi i trazirave financiare nuk do të thotë automatikisht se ka ardhur edhe fundi i krizës socioekonomike. Është koha për të përdorur këto dy leksione për të zhvilluar një strategji bashkëpunuese që në fund do t’i lejojë Greqisë të bëjë progres real te një e ardhme më e qëndrueshme. Një dalje e Greqisë nga euro nuk është një zgjidhje më e vlefshme sot nga sa qe tri vjet më parë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Still No Exit for Greece

Etiketa: Alexis TsiprasBanka Qendrore EuropianeBankatBEBorxhideputetdominoEuroFMNGreqiGreqiaKomisioni EuropianPanoramaParaparti populistePartiapasojaPBBprogresProject SyndicateQeveriarrezikRritja ekonomikeSHSYRIZAVotaZgjedhjet
Tjetri
Kroacia ngrin këmbimin valutor të frangës zvicerane

Kroacia ngrin këmbimin valutor të frangës zvicerane

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.