AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kroacia ngrin këmbimin valutor të frangës zvicerane

Sven MilekicngaSven Milekic
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti i zgjedur kroat Zoran Milanovic

E shqetësuar nga situata e vështirë e mijëra huamarrësve me kredi në franga zvicerane, Kroacia ka vendosur të fiksojnë këmbimin valutor në kuna për një vit sipas vlerës së javës së shkuar.

Kryeministri kroat Zoran Milanovic. Foto: Beta
Kryeministri kroat Zoran Milanovic. Foto: Beta

Kroacia ka ndërhyrë për të ndihmuar huamarrësit me kreditë e shtrenjta në rritje në franga zvicerane duke ngrirë vlerën e këmbimit për një vit.

Që nga e enjtja e shkuar, kursi i këmbimit të frangës në kunën kroate është rritur me rreth 20 për qind.

Rritja ndodhi pasi Banka Kombëtare e Zvicrës braktisi tavanin që kishte parandaluar frangun nga rritja kundrejt euros përtej një pike të veçantë.

Një rritje e ngjashme në frangë në fillim të 2009 la shumë huamarrës në pamundësi për të vazhduar pagesat e kredive e makinave dhe shtëpive që kishin marrë në franga.

Kryeministri kroat Zoran Milanovic të hënën në mbrëmje tha se franga do të fiksohet në nivelin që kishte përpara rritjes së papritur të së enjtes në -6.39 kuna për një frangë.

“Kostoja e barrës do të bjerë mbi institucionet financiare,” komentoi Milanovic, duke iu referuar bankave.

“Brenda vitit të ardhshëm ne mund të bëjmë diskutime për konvertimin e kredive të lidhura me frangën në kredi me kuna, por kjo do kërkojë miratimin e Bankës Kombëtare Kroate,” shtoi Milanovic.

Qeveria e qendrës së majtë e mori vendimin pas një mbledhje me përfaqësuesit e bankave të biznesit dhe bankës kombëtare, HNB.

Presidenti i lidhjes kroate të bankave, Zoran Bohacek, tha se bankat ishin të gatshme të pranojnë barrën financiare të fiksimit të vlerës së këmbimit valutor për disa muaj, në pritje të një zgjidhje afatgjatë.

“Nëse bankat vetë marrin parasysh se kjo nuk është sinkron me normat ligjore, ato do të vendosin vetë nëse do marrin veprim ligjor,” citoi Duhacek.

Vlera e valutës zvicerane ndërkohë është rritur në 7.66 kuna për një frangë.

Franak, një OJQ e ngritur në 2009 për të ndihmuar kroatët të përballen me kreditë në franga, vlerëson se rreth 60,000 kredi kroate janë të lidhura me frangën, ndaj rritja e fundit e valutës mund të ndikojë potencialisht nga 200,000 deri në 300,000 njerëz në Kroaci.

Sipas HNB, vlera e të gjitha kredive të lidhura me frangën në Kroaci është rreth 3.1 miliard euro. Rreth 2.7 miliard janë kredi private. Hipotekat e lidhura me frangën përfaqësojnë 36.5 për  qind të të gjitha kredive të shtëpive në vend.

Etiketa: BankatEurokrediKroaciKroaciaKursiMbledhjeQeveria
Tjetri
21 Janari i katërt vjen pa drejtësi për familjarët e viktimave

21 Janari i katërt vjen pa drejtësi për familjarët e viktimave

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.