AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Krimi i organizuar e korrupsioni në Kosovë ka larguar investitorët e huaj

Luljeta Krasniqi-VeselingaLuljeta Krasniqi-Veseli
11 years më parë
në Analiza, Faqja e pare, Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prishtina. Foto: (AP Photo/Visar Kryeziu)

Kosova nuk po arrin të krijojë ambient të përshtatshëm për tërheqjen e investimeve direkte ndërkombëtare. Jostabiliteti ekonomik dhe politik, sipas njohësve të çështjeve ekonomike, ka bërë që investitorët ndërkombëtarë të mos e shohin Kosovën vend atraktiv për investime.

Prishtina. Foto: (AP Photo/Visar Kryeziu)
Prishtina. Foto: (AP Photo/Visar Kryeziu)

Nga hulumtimet e shumta të bëra nga shoqatat ekonomike, është vlerësuar se barrierat në të bërit biznes, siç është niveli i lartë korrupsionit, mungesa e politikave më të favorshme fiskale, si dhe evazioni fiskal, kanë ndikuar që shumë investitorë të mos shtrijnë kapitalin e tyre në Kosovë.

Ish ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se autoritetet e Kosovës nuk kanë bërë asnjë veprim për të eliminuar problemet që kanë shkaktuar mosardhjen e investitorëve në Kosovë.

Krimi i organizuar, ekonomia jo formale dhe korrupsioni në Kosovë, sipas Shatrit janë ato dukuri të cilat kanë larguar investitorët potencial nga vendi.

“Mendoj se e gjithë barra e fajësisë për mosardhjen e investitorëve të huaj në Kosovë bie në institucionet shtetërore dhe politikat e tyre të gabuara ekonomike. Institucionet janë ato të cilat e kanë forcën dhe autoritetin për të krijuar një besim tek investitorët, duke eliminuar të gjitha këto dukuri negative të cilat po e dëmtojnë vendin”, shton Shatri.

Që nga viti 2008, sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës, investimet e ndërkombëtare në Kosovë kanë shënuar rënie të vazhdueshme.

Derisa në vitin 2007, Kosova ka pasur brenda vitit rreth 500 milionë euro investime direkte ndërkombëtare, në vitet e fundit ato kanë rënë në rreth 250 milionë euro në vit.

Drejtor i Analizave Ekonomike dhe Stabilitetit Financiar në Bankën Qëndrore të Kosovës, Arben Mustafa, në një përgjigje dërguar përmes postës elektronike i ka thënë Radios Evropa e Lirë se bilanci i investimeve të huaja direkte në nëntë mujorin e vitit 2014 është 121.7 milionë euro, derisa në periudhën e njejtë të vitit 2013, kjo vlerë ka qenë 219.6 milionë euro.

“Kjo rënie kryesisht e reflekton faktin se disa kompani të huaja në Kosovë gjatë tre mujorit të dytë të vitit 2014, kanë shpërndarë dividendë në vlerë më të madhe se fitimet e tyre për periudhën përkatëse, gjë e cila është reflektuar në zvogëlim të kapitalit të huaj në Kosovë”.

“Po ashtu, gjatë këtij viti, ka ndodhur blerja e disa bizneseve të huaja që operojnë në Kosovë nga afaristë vendor, gjë e cila ka zvogëluar vlerën e kapitalit të huaj në Kosovë”, ka bërë të ditur Mustafa.

Në anën tjetër, Mustafë Hasani, ish-udhëheqës në Agjencinë për Promovimin e Investimeve, në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thekson se investimet kanë rënë edhe për shkak të imazhit të dëmtuar të Kosovës.

Sipas tij, vendet e rajonit kanë avancuar më shumë në tërheqjen e investimeve ndërkombëtare duke iu ofruar kushte shumë më të mira sesa Kosova.

“Kemi një nivel të lartë të korrupsionit që për investitorët është një element kyç pse nuk investojnë në Kosovë, kemi një ekonomi me një pjesëmarrje të lartë të ekonomisë jo formale që krijon një konkurrencë jo reale, e cila ka ndikim negativ për tërheqjen e investitorëve. Poashtu, mungon një strategji atraktive promovuese”, vlerëson Hasani.

Kosova ka një strategji për promovimin e investimeve të huaja, ku janë caktuar edhe sektorë ku investitorët e huaj mund të investojnë.

Bujqësia, energjia, përpunimi i metaleve, riciklimi i mbeturinave si dhe teknologjia informative janë ata sektorë që janë caktuar në këtë strategji.

Hasani thekson se për këta sektorë, institucionet e Kosovës, duhet informuar dhe stimuluar investitorët e huaj që të vinë në Kosovë.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme të përgatiten studime të fizibilitetit për ata sektorë që janë caktuar me prioritet. Ne duhet t’u ofrojmë projekte konkrete investitorëve. Duhet ofruar kushte për ta”, shton ai.

Autoritetet në Kosovë, ndërkohë, vazhdimisht kanë potencuar se reformat ekonomike që janë bërë në Kosovë, siç janë zonat e lira ekonomike, tatimet sipas tyre të ulëta, qasja e lirë në tregun e Bashkimit Evropian, janë vetëm disa nga arsyet pse Kosova duhet të konsiderohet si vend i përshtatshëm për realizimin e investimeve të huaja.

Copyright (c) 2011. RFE/RL, Inc. E ribotuar me lejen e Radios Evropa e Lirë , 1201 Connecticut Ave., N.W. Uashington DC 20036.

Etiketa: besimekonomiEkonomiaEnergjiaEuroEvazioni fiskalEvropainvestimeKorrupsioniKosovaKosovëKrijonkrimiKrimi i organizuarlirandikimPrishtinaSH
Tjetri
Kreu i ushtrisë serbe akuzohet për vrasjet në Kosovë

Kreu i ushtrisë serbe akuzohet për vrasjet në Kosovë

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.