AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Barazia gjinore si një synim i zhvillimit

Bjorn LomborgngaBjorn Lomborg
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Pavarësisht progresit në shumë shoqëri, gratë pothuajse kudo vuajnë nga nivele të konsiderueshme të diskriminimit. Edhe në vendet ku barazia gjinore ka përparuar më shumë, gratë janë të mbi-përfaqësuara në punët që paguhen pak, të nën-përfaqësuara në pozicionet e larta qeveritare dhe biznesi si dhe më të prekurat nga dhuna në familje.  

Në pjesët e botës në zhvillim, gjërat janë shumë më keq. Në shumicën e rasteve, normat tradicionale kulturore i ndalojnë vajzat të marrin arsimimin e duhur; duke bërë që shumë prej tyre të martohen dhe të lindin fëmijë që në adoleshencë; dhe i ndalojnë femrat edhe të hapin një llogari bankare.

Në fund të shekullit, komuniteti ndërkombëtar miratoi një grup synimesh ambicioze: Synimet e Zhvillimit të Mileniumit. Shumë është arritur që atëherë, përfshirë zonën e barazisë gjinore, por ne kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë. Ndonëse vajzat në vendet në zhvillim sot kanë më shumë gjasa të shkojnë në shkollë, ato ende rriten duke mbajtur në shpatulla një barrë të pabarabartë varfërie, shëndeti të dobët, edukimi të papërshtatshëm, diskriminim dhe dhunë.

Shumica e njerëzve nëpër botë bien dakord se burrat dhe gratë duhet të trajtohen me barazi dhe ne e dimë gjithashtu se fuqizimi i grave është një mënyrë shumë efektive për të ndihmuar familjet dhe shoqëritë të dalin nga varfëria. Pra, si mund të arrijmë barazinë më të madhe gjinore me koston më të vogël?

Të llogarisësh kostot dhe përfitimet e një programi për të përmirësuar të drejtat e grave nuk është e lehtë, por analizat nga think-tanku im, Konsensusi i Kopenhagënit, ofrojnë disa njohuri të vlefshme. Për shembull, investimi i një dollari në programet e planifikimit familjar mund të sjellë përfitime që vlejnë 120 dollarë – një kthim mrekullisht i lartë.

Ky informacion është veçanërisht me vend tani, teksa 193 qeveritë e Kombeve të Bashkuara përgatisin grupin tjetër të synimeve ndërkombëtare për drejtuar qasjen e botës drejt zhvillimit deri në 2030. Duke marrë parasysh që ka shumë synime të rëndësishme, por burime të limituara, zgjedhje të vështira duhen bërë. Ndaj, cilat synime për të rritur barazinë gjinore duhet të përfshihen?

Një mënyrë e dobishme për të bërë krahasim direkt midis synimeve është të analizohet se sa kushton secili për t’u arritur dhe sa dobi do të bëjë secili. Konsensusi i Kopenhagënit ka pyetur më shumë se 60 ekonomistët më të mirë për të bërë këtë vlerësim për të gjitha çështjet me rëndësi, përfshirë arsimimin, sigurinë e ushqimit dhe energjisë dhe përfundimi i dhunës ndaj gruas.

Është e qartë se barazia gjinore ka një numër përbërës të rëndësishëm, por riprodhimi është një çështje kyç në përcaktimin e mundësive të jetës. Veçanërisht, lejimi i grave për të vendosur nëse, kur dhe sa shpesh do të mbeten shtatzënë çon në më pak vdekje në lindje dhe më pak vdekje të fëmijëve. Gjithashtu i jep nënave më shumë kohë për t’iu dedikuar rritjes së fëmijës dhe për të investuar në brezin e ardhshëm. Nuk është befasi, që paratë e shpenzuara mbi programet e planifikimit  familjar janë një investim kaq i mirë.

Por ka edhe synime të tjera gjinore që duhen marrë parasysh. Mënyra më e mirë për të pakësuar dhunën ndaj grave, për t’i nxjerrë ato nga varfëria dhe për t’i fuqizuar ato që të jenë anëtare të barabarta të shoqërisë është të thyhet cikli i martesës dhe lindjes së hershme.

Një ndryshim i tillë i madh nuk është i lehtë për t’u arritur, por nëse vajzat mund të qëndrojnë në shkollë më gjatë dhe të kenë në dispozicion oferta pune pasi diplomohen, ato kanë më shumë gjasa të martohen më vonë. Për shembull, në Indinë rurale, rekrutuesit për vende pune zyrash të paguara mirë vizituan fshatra të zgjedhura rastësisht për një periudhë prej tre vjetësh. Punësimi i femrave u rrit dhe gratë nga mosha 15-21 kishin 5-6% më pak gjasa të martoheshin ose të lindnin më gjatë kësaj periudhe. Për më tepër, ofertat e punëve të mira krijuan një iniciativë për t’u edukuar më mirë. Si rezultat, vajzat më të vogla në këto zona qëndruan më gjatë në shkollë, dhe gratë u përfshinë në kurse trajnimi.

Më gjerësisht, prova nga qasje dhe vende të ndryshme është se shpenzimi i një dollari në përmirësimin e aksesit të femrave në mundësitë ekonomike  ka rendiment rreth 7 dollarë në shëndetësi, arsimim dhe përfitime të pakësimit të varfërisë. Studime të tjera tregojnë se shpenzimi i një dollari në përmirësimin e edukimit te vajzat është gjithashtu një investim i mirë, pasi prodhon 5 dollarë përfitime për çdo dollar të shpenzuar.

Ka shumë synime të tjera të mundshme për barazinë gjinore që duken të padyshim të mira, por për të cilat nuk kemi vlerësime kosto/fitim. Për shembull, sigurimi që gratë të kenë të drejta të barabarta për të trashëguar, firmosur një kontratë, regjistruar një biznes apo hapur një llogari bankare do të kushtonte pak, por do të kishte përfitime ekonomike me ndikim të gjerë. Megjithatë, ne nuk kemi të dhëna për të matur këto përfitime.

Po kështu, shtimi i përfaqësimit të grave në politikë do të kushtonte pak, edhe pse përfitimet do të ishin të mirëpritura, por të vështira për t’u matur. Në thelb, prioritetet e grave do të fillonin të merrnin përparësi të barabartë me ato që favorizohen nga burrat.

Nuk ka mënyrë të thjeshtë për të arritur diçka kaq komplekse sa barazia gjinore. Por analizat ekonomike mund të na ndihmojnë të tregojnë ku mund të bëjmë të mirën më të madhe. Dukshëm, komuniteti ndërkombëtar duhet të konsiderojë rastin e planifikimit familjar me kujdes kur të formulojë prioritetet e veta për grupin e ardhshëm të synimeve të zhvillimit.  Dhe tani ne kemi informacion më të fortë për synimet e tjera gjinore kur ato konkurrojnë me synime të lidhura me ushqimin, shëndetin, varfërinë dhe mjedisin.

Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate. Gender Equality as a Development Goal

Etiketa: dhunadhuna në familjeDhunëdiskriminimDollariFamiljekostondikimProject SyndicatePunëPunësimiSHSigurimitë drejtavdekjezgjedhjezhvillim
Tjetri
Vajzat e përdhunuara gjatë luftës ‘të poshtëruara’ nga institucionet kosovare

Vajzat e përdhunuara gjatë luftës ‘të poshtëruara’ nga institucionet kosovare

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.