AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Emigrantët kosovarë rikthehen në shtëpi nga Hungaria

Una HajdaringaUna Hajdari
11 years më parë
në Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pasagjerët ishin një grup i emigrantëve kosovarë në vende si Austria, Suedia, Gjermania, Sllovakia, Finlanda dhe Hungaria

Azilkërkuesit kosovarë po kthehen mbrapsht teksa vendet e BE-së po shtrëngojnë masat e imigrimit të paligjshëm.

Rreth 70 imigrantë kosovar janë kthyer nga Budapesti në Prishtinë.
Rreth 70 imigrantë kosovar janë kthyer nga Budapesti në Prishtinë.

Rreth 70 imigrantë kosovar janë kthyer nga Budapesti në Prishtinë në një fluturim të organizuar nga ministria e brendshme e Kosovës.

Pasagjerët ishin një grup më i gjerë i emigrantëve kosovarë të drejtuar në vende si Austria, Suedia, Gjermania, Sllovakia, Finlanda dhe Hungaria të cilëve u kishte mbaruar statusi i azilkërkuesve në këto vende.

Ata u dërguan në Budapest dhe prej andej u kthyen në Prishtinë me avion. Shumica e tyre nuk do të jenë pjesë e programit të riintegrimit që qeveria e Kosovës po i ofron valës së emigrantëve për në BE, ku përfshihet ndihmë mjekësore dhe asistencë si dhe ndërmjetësim për gjetjen e vendeve të punës në Kosovë.

Betim Uka dhe gruaja e tij, Fexhirije, një çift i ri nga Besiana, që u mbajtën në një kamp në Hungari për 40 ditë, thanë se kushtet në kamp ishin të vështira, por se planifikonin gjithsesi të largoheshin përsëri nga Kosova sa më shpejt të ishte e mundur.

“Jam përpjekur të largohem nga Kosova tre herë. Nuk kam asgjë për të bërë këtu,” tha Uka. Ai tha se shumë të rinj ishin në kampe, si dhe shumë familje. “U trajtuam shumë ashpër nga autoritetet hungareze”,  shtoi ai.

Babai i tij, Sahiti, po priste në aeroportin e Kosovës për të me të ëmën. “Nuk ka perspektivë nga Kosova për djalin tim. Jemi 10 vetë në familje dhe asnjëri nuk është i punësuar,” tha ai.

Sahit Uka tha se ndonëse familja zotëron pak tokë dhe e punon atë, ata nuk janë në gjendje të fitojnë jetesën nga bujqësia. Ai tha se nuk kishte të bënte me largimin e Betimit. “Nuk i dhamë djalit asnjë para për udhëtimin, ai kishte të tijat. Ne u përpoqëm ta ndalonim të largohej, por ai nuk e gjen veten këtu”.

Nikola Mihajlovic, një serb i Kosovës nga qyteti verior i përçarë i Mitrovicës, gjithashtu u kthye me avion së bashku me gruan dhe dy fëmijët. Ai kishte kaluar dy vite në Gjermani me bashkëshorten dhe kishin një apartament atje. Megjithatë, ai u njoftua se kërkesa e tij për azil ishte refuzuar dhe ai duhej të kthehej.

“Na kthyen sepse thanë se situata në Kosovë është e sigurt. Ata thanë se njerëzit në Kosovë nuk kanë shanse për të marrë dokumentet e azilit,” tha Mihajlovic. Njerëzit nga Kosova dhe Ballkani nuk kanë shanse për të marrë azil në BE-shtoi ai.

Pasagjerët ishin një grup i emigrantëve kosovarë në vende si Austria, Suedia, Gjermania, Sllovakia, Finlanda dhe Hungaria
Pasagjerët ishin një grup i emigrantëve kosovarë në vende si Austria, Suedia, Gjermania, Sllovakia, Finlanda dhe Hungaria

Ahmet Kurteshi, nga Kmetovaçi, një fshat pranë Gjilanit, po jetonte në një apartament në Suedi për 18 muaj derisa ai, gruaja dhe vajza e vogël u dërguan në një kamp në Suedi dhe më pas u çuan në Budapest nga ku u kthyen në Kosovë. Ai mezi mund ta përballonte udhëtimin e tij për në fshat, ndaj ministria e brendshme ia mundësoi.

Beqir Kajtazi dhe familja e tij u largua nga Kosova më 29 janar dhe mori një tren për në Budapest. Pak më vonë u vunë në një kamp. “Ne shpenzuam rreth 2000 euro për të gjithë udhëtimi. Fillimisht paguam 300 ose 200 euro për person te kontrabandistët për të na ndihmuar të kalojmë kufirin por më pas njerëz të tjerë na morën më shumë para në anën tjetër,” tha ai. “Disa njerëz u përballën me refugjatë sirianë që kalonin kufirin dhe iu vodhën sendet” shtoi Kajtazi. “Ne kaluam lumin në këmbë, në të ftohtë. Mbajta djalin tim Ardi në kurriz përgjatë lumit Tisa,” kujtoi ai.

Ai raportoi gjithashtu kushte të vështira në kampin hungarez. “Ne merrnim një ëmbëlsirë ose dy feta bukë për të gjithë ditën. Çarçafët nuk ishin të pastër, ishte ftohtë dhe kishte shumë pak higjienë,” tha Kajtazi.

Media ka raportuar vazhdimisht kushtet e rënda të kampeve të azilit në Hungari. Hungaria ka konfirmuar se një vajzë 2-vjeçare Arza Mustafa, familja e të cilës la Kosovën në shpresë të trajtimin për sindromën Down, vdiq në një kamp.

Pas një rritje të papritur në numrin e imigrantëve të paligjshëm nga Kosova që u përpoqën të hynin në BE përmes kufirit hungarez, disa shtete të BE ashpërsuan kushtet për azilkërkuesit.

Gjermania ka lajmëruar se e ka shkurtuar procedurën e azilkërkuesve nga disa muaj në vetëm dy ose tre javë. Ministri i brendshëm austriak tha se do t’i dërgonte kosovarët mbrapsht të paktën çdo dy javë.

Etiketa: AustriaazilAzilkërkuesitBallkaniBEEuroFamiljeFinlandaGjermaniGjermaniaHungarikampKosovaKosovëMediaMinistria e BrendshmeMitrovicëMjekmjekëpaktParaPunëQeveriasirianSllovakiaSuedia
Tjetri
Çasti i së vërtetës për Angela Merkelin

Çasti i së vërtetës për Angela Merkelin

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.