A është e drejtë thirrja e presidentit Obama për një islam të moderuar që do të ushtrohej nga përfaqësues të përzgjedhur prej kushteve të ‘pranuara globalisht’ që vijnë prej Perëndimit? Apo bota islamike duhet të reformohet nga brenda dhe të forcojë kufijtë e tolerancës? – analizon Zaheer Kazmi për Open Democracy.
Duke prezantuar një samit global rreth ‘ekstremizmit të dhunshëm’ në Uashington në muajin e shkuar, presidenti Obama përdori gjuhën tashmë familjare të fitimit të ‘zemrave dhe mendjeve’ të myslimanëve. Takimi ishte më i fundit në një seri të gjatë iniciativash të ngjashme që fillojnë që prej një dekade. Thirrja për vëmendje ndaj ‘një interpretimi të shtrembëruar të fesë që është refuzuar nga shumica dërrmuese e myslimanëve të botës’ në një artikull për Los Angeles Times, Obama e nxiste botën të ‘vazhdojë të inkurajojë zërat e klerikëve dhe studiuesve myslimanë që mësojnë natyrën e vërtetë të islamit.’ Kjo nevojitej për të kundërshtuar terrorin e tërbuar global në emër të një vizioni të zvetënuar të islamit, nga Al Kaeda dhe Shteti Islamik te Al Shabaab, Boko Haram dhe sulmet vendase në Amerikën e Veriut dhe Europë.
Si për të kaluar thirrjet me bollëk të Obamës për shtim të zërave të myslimanëve të moderuar, myslimanët kanë qëndruar fuqishëm krah bashkështetasve të tyre për të denoncuar vrasjet brutale të satiristëve dhe hebrenjve në Paris dhe Kopenhagen. Kërdi të këtilla kërkojnë jo më pak se dënimin njërëzit prej të gjithë nesh. Në ditën e vrasjeve të Charlie Hebdo, Tariq Ramada, akademik dhe aktivist i mirënjohur që shpesh qendra e sulmeve islamofobike, menjëherë shkroi në Tëitter një deklaratë të qartë për tradhtimin e vlerave të islamit prej vrasësve. Fjalët e tij ishin shoqëruar tashmë prej një kori të njohur thirrjesh që pretendonin se islami nuk është ekstrem por, në fakt, liberal në thelb.
Shumë komentues theksuan edhe një herë se librat e shenjtë të islamit dhe ndjesitë liberale të historisë, sikur balta e ekstremizmit fetar të mund të rregullohej thjesht duke ndrequr një interpretim të gabuar të besimit. Për të marrë vetëm dy shembuj të njohur përpara ngjarjeve në Paris në janar, Ed Hussain, bashkëpunëtor i lartë i Këshillit të Marrëdhënieve me Jashtë, shkroi në The Guardian se ‘sheriati ka synime më të larta që janë krejtësisht në vijë me botën moderne’ – duke përmendur lirinë e fjalës në kredencialet e profetit. Ndërkohe te The Spectator, autori dhe aktivisti kanadez Irshad Manji theksoi se ekstremistët i shpërfillnin me dëshirë vargjet përparimtare të Kuranit.
Këto janë sentimente për t’u lavëdëruar që gjithashtu i shërbejnë qëllimit praktik në kimën aktuale të polarizimit në rritje. Nuk ka arsye të qënësishme përse islami nuk mund të bëhet të jetë më pak liberal se çdo fe tjetër ose organ idesh i hapur për praktika të ndryshme interpretimi. Por nëse islami duhet të shihet përmes syve të Perëndimit laik liberal në mënyrë që të bëjë kuptim në vetvete, si mund të gjejë hapësirën për reformim dhe pluaralizëm sipas kuptimit të vet? Siç treguan vrasjet e protestuesve në rrugët e Kajros në përvjetorin e katërt të Pranverës Arabe në janar, një revolucion në mendimin e lirë kërkon më shumë sesa thjesht një rikonfigurim të dogmave, fetare ose laike.
Duke ndarë me të drejtë islamin dhe dhunën, thirrja e vazhdueshme e Obamës që të dëgjohet zëri i ‘vërtetë’ i përfaqësuesve të shumicës së klerikëve dhe studiuesve myslimanë mund të shërbejë për të nxitur më shumë ndasi, ndërsa padashur ushqen idenë e gabuar se islami si fe ka një rast unik për t’u përgjigjur. Thirrje të tilla për një konsensus autentik përfaqësimi errësojnë një pjesë të madhe të mospajtimit brenda islamit dhe kanë prirjen të përforcojnë dogmat e ngurta fetare. Në mënyrë paradoksale, animi liberal drejt diskursit të ‘bazës së përbashkët’ të inkurajuar që prej 9/11 mund ta bëjë lirinë dhe tolerancën më pak të mundur.
Ndoshta kjo është gjithashtu arsyeja përse, pavarësisht synimeve të mira, miratimi aktual i islamit liberal mund të shihet si një kompromis kalimtar ose i cekët. Pa zona zgjedhore të vetat, nuk është çudi që si Hussain dhe Manji mbështesin dijetarët myslimanë konservativë që vazhdojnë të lulëzojnë nën regjimet autoritare ku liria e fjalës është mallkim – ish-myftiu i madh egjiptian Ali Goma’a dhe mauritaniani me bazë në Saudi, Abduallah Bin Bayyah respektivisht. Në ‘përfaqësues’ të ngjashëm megjithëse përmes modës më reaksionare në The Daily Telegraph, dijetari sufi britanik Tim Ëinter (i njohur si Abdal Hakim Murad) vajtoi rreziqet e ‘individualizmit’ dhe një mungese të respektit për kryesinë fetare lindore.
Duke shkruar në të përmuajshmen islamike me bazë në SHBA në dhjetor akademiku i Institutit Brookings Hisham Hellyer theksoi se si ngjarjet në Egjipt po polarizojnë qëndrimet mes disa myslimanëve në Perëndim duke forcuar vijat ndarëse midis aplogjetëve për diktaturë ushtarake-laike dhe mbrojtësve të një shteti islamik. Hellyer vëren pozicionin e Goma’a, dikur një besnik i Mubarakut dhe tani, një përkrahës fetar i sundimit të presidentit Sisi. Njëkohësisht, ai tërheq vëmendjen ndaj asaj që ai e sheh si ngurrim të rastësishëm të Ramadanit për të kritikuar disa veprimet joliberale të Vëllazërisë Myslimane, si dekretin ekstra-gjyqësor të Morsit në 2012. Artikulli i tij kërkonte një përgjigje të fortë nga Ramadani të cilin ndjente se ai e kishte keqinterpretuar atë.
Duke mbetur peng i mjediseve autoritare si Egjipti ndërsa detyron një sintezë midis islamit dhe perëndimit, islami liberal mund të përfundojë duke qenë as mysliman sa duhet dhe as liberal mjaftueshëm. Kjo nuk ka të bëjë me mashtrimin siç pretendojnë islamofobët. Ndodh sepse mendimi i lirë mysliman ka nevojë të shfaqet organikisht dhe që kjo të ndodhë ka nevojë për hapësira të lira, jo të projektuara nga shtetet. Nxitja për ta paraqitur islamin të moderuar duke e bërë atë të korrespondojë me vlerat liberale dhe institucionet është analog i sipërmarrjeve neo-imperiale të shteteve perëndimore në botën myslimane që u përpoq të detyronte vendasit të ishin të lirë.
Në një lloj qarkullimi të ndërlikuar, nuk ka shumë nevojë të përsëritet se shtetet perëndimore kanë mbështetur me vendosmëri regjimet autoritare ku akademikët e ‘moderuar’ të sanksionuar nga shteti – të dashur nga liberalët myslimanë – shpesh banonin ose kishin studiuar. Fakti që presidenti Sisi shihet tani si shpresa më e mirë e mundshme nga perëndimi për të penguar përparimin e IS në Libri – legjitimiteti i të cilit është shtrirë edhe më shumë në tone fetare – vetëm sa e riformon këtë kthim në dukje të përjetshëm.
Një prej shumë mëdyshjeve ciklike për shoqëritë në Perëndim është që, ndërsa shumë myslimanë kanë dënuar vrasjet në Paris dhe Kopenhagen, ata nuk janë gati të falin karikaturat që ata ndjejnë se i diskretitojnë besimin. Toleromi i satirës nuk është i njëjtë me besimin se satira formon një pjesë jetësore dhe morale të një shoqërie të lirë. Kjo është arsyeja përse organizata myslimane britanike, Fondacioni Ramazan, u mund të shfaqet në lajmet e BBC pas sulmeve në Paris duke dënuar vrasjet, duke mobilizuar tashmë kundërshtimin ndaj Maajid Naëaz të Fondacionit anti-ekstremist Quilliam për publikimin e një karikature të profetit në 2014.
Në kuptimin e të tilla tensioneve, këmbëngulja e thjeshtë se myslimanët duhet të jenë më liberalë mund të mos rezultojë shumë e frytshme. Mund të errësojë edhe më shumë ndasitë e thella, disa prej të cilave mund të shfaqen në mënyrat e veta të dhunshme. Nëse islami është ‘marrë peng’ nga ekstremistët – një gjuhë që liberalët shpesh përdorin – kjo nënkupton se një fe mund të zotërohet nga një grup ose seri interpretimesh. Pluralizmi i islamit sugjeron të kundërtën, ndaj myslimanët liberalë mund ta gjejnë veten në një situatë autoritare kur përpiqen të imponojnë interpretimet e tyre te të tjerët. Kjo mund të shpjegojë gjithashtu përse axhendat e myslimanizmit liberal mundet që ndonjëherë të strehojnë format e veta të intolerancës, të vetëdijshme siç ato shpesh janë te klerikët konservativë të Lindjes së Mesme dhe Azisë Jugore për origjinalitetin e tyre.
Thirrja për të moderuar ‘zonat zgjedhore’ myslimane dhe ‘përfaqësuesit’ e tyre mund të japë përshtypjen e një linjave të qëndrueshme të autoritetit. Në realitet, siç ata përfaqësues e dinë shumë mirë, depërtimi i tyre në komunitete mund të jetë i dobët, veçanërisht te të rinjtë, prandaj ata shpesh kanë nevojë të mbështeten në patronazh të të tjerëve, jo vetëm qeveri dhe klerikë të huaj. Në këtë kontekst, udhëzimet e njëpasnjëshme perëndimore që synojnë një lisyë të përzgjedhur ‘liderësh’ myslimanë kanë gjasa të kenë pak efekt dhe të nxisin reagime negative të padëshiruara, veçanërisht nga grupet si Këshilli Mysliman i Britanisë që vetë nuk janë zgjedhur si partnerë të qeverisë në vitet e fundit. Por predikimi më i thellë i liberalizmit mysliman gjendet përtej çdo obsesioni me kundër-ektremizmin. Në fakt, gjendet në kundërshtimin e trendeve që përpiqen të institucionalizojnë islamin ndërsa zbrazet vazhdimisht nga copëtimi global në rritje i autoritetit islamik tradicional.
Ironia është se fundi logjik i nxitjes së këtij lloj mendimi mysliman mbështetet në mënyrë implicite në një lloj forme të rindërtimit universal të islamit tradicional ose ‘të moderuar’ që, në fund, do të asgjësojë të gjithë pretendentët e besimit të tyre – një vizion global jo më pak ambicioz sesa ai i mbështetur nga islamistët ekstremistë.
Nuk është befasi që politikat perëndimore anti-terroriste shpesh shfaqen të jenë një përzjerje e ngatërruar e menaxhimit pragmatik të rrezikut dhe kryqëzata morale të pambarimta dhe gjithpërfshirëse. Ndërsa ky tension nuk është i pazakonte, paraqet një dilemë të veçantë për zhvillimin autonom të mendimit islamik modern në një periudhë kur myslimanët janë tashmë të përfshirë në qarqe më të gjera konflikti, megjithëse kryesisht jovullnetarisht.
Autorizimi i asaj që njerëzit duhet të mendojnë apo se kë duhet të ndjekin është joefektiv në praktikë dhe i gabuar në parim. Liria nuk mund të perceptohet saktësisht sepse kërkon mendim të lirë. Vetëm kur myslimanët liberalë të thyejnë qarkun e mendimit ‘kolonial’ rreth besimit të tyre në këtë mënyrë mund të ndodhë progresi real. Rezistimi ndaj dëshirës për t’u matur me një mision civilizimi perëndimor mund të hapë vend për një rilindje të vërtetë që e vë shprehjen e lirë në qendër të jetës intelektuale islame. Kjo do të thotë ta rrëmbesh lirinë nga përdorimi prej ekstremistëve dhe ta vendosësh të vërtetën individuale në qendër të besimit, në vend të shtetit apo përfaqësuesve të tij. Do të thotë gjithashtu zhvillim i strategjive për promovim të tolerancës dhe luftë ndaj terrorizimit që fillon nga aty ku gjërat janë, jo atje ku ne duam të jenë.
Në çdo kontekst, është mungesa e hapësirës për shprehje të lirë që nge shtrembërimet e lirisë si dhuna patologjike. Ndërsa ka arsye të mira përse liria e fjalës nuk mund të jetë absolute në praktikë, islami liberal mund ta ngushtonte atë edhe më shumë duke kolonializuar këtë hapësirë përmes formave të supozuara të përfaqësimit. Si rezultat, myslimanët e moderuar të cilëve i drejtohet apeli i fundit i presidentit Obama mund të përballen me betejë më të ashpër për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm në të ardhmen.
Marrë me autorizim nga Open Democracy. Is liberal Islam the answer?