
Zyrtarët e lartë të BE-së thonë se Brukseli është i gatshëm të ndërhyjë midis partive të armiqësuara në Maqedoni, duke shprehur frikë për destabilizimin e vendit.

Bashkimi Europian është gati të ndërhyjë në mosmarrëveshjen në përkeqësim në Maqedoni për pretendimet e përgjimit masiv nga qeveria, tha shefja e politikë së jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, në Bruksel të mërkurën.
“Në këto kushte të veçanta, për më tepër, ndihma është dukshëm e nevojshme”, tha Mogherini, duke shtuar se “Së bashku me komisionarin Hahn me të cilin puna jonë në Ballkan është shumë e koordinuar… sigurisht që Maqedonia do të qëndrojë në agjendë”.
E pyetur për përshkallëzimin e destabilitetit në Maqedoni, Mogherini paralajmëroi në një ton të zymtë: “kam frikë se pyetja nuk është nëse do të ketë destabilitet”.
Hahn tha ndërkohë se Brukseli kishte treguar ‘gatishmërinë për të gjykuar midis palëve të ndryshme’ dhe se ai besonte që aktorët kryesorë politikë në Maqedoni do ta pranonin këtë mbështetje.
“Ne kemi ofruar ndihmën tonë për të zgjidhur krizën aktuale. Mendoj se të dyja palët duhet të lëvizin. Ata duhet të respektojnë sundimin e ligjeve. Ata duhet të respketojnë pavarësinë e gjyqësorit, lirinë e medias dhe duhet të kërkojnë për ngjashmëri të standardeve politike në kushtet e punës parlamentare si në rastin me shtetet e tjera,” tha Hahn.
“Do të shohim cili do të jetë hapi tjetër. Por në mënyrë që të ruhet perspektiva evropiane, është në fakt e nevojshme të zgjidhen problemet në vend dhe të bëhet kthimi te standardet e duhura ndërkombëtare evropiane,” shtoi Komisioneri.
Konflikti i fundit politik shpërtheu më 9 shkurt kur lideri i opozitës Social Demokrate, Zoran Zaev, akuzoi se qeveria kishte përgjuar 20,000 persona në vendin me 2 milionë banorë.
Zaev tha se përgjimi ishte orkestruar nga kryeministri Nikola Gruevski dhe shefi i policisë sekrete, Saso Mijalkov.
Që atëherë, opozita ka publikuar biseda të përgjuara, duke sugjeruar ndërhyrjen rutinë në punën e gjykatave, mes të tjerave.
Gruevski, që është ngjitur në pushtet që nga 2006, ka akuzuar Zaevin për bashkëpunim me një agjenci anonime të huaj sekrete për të siguruar materialin.
Ai ka akuzuar gjithashtu Zaevin se po përpiqet ta përdorë materialin për shantazh te zyrtarët shtetërorë në mënyrë që të marrë pushteti. Pasaporta e tij është konfiskuar.
Zaev ka mohuar bashkëpunimin me inteligjencë të huaj, duke këmbëngulur se i gjithë materiali kishte ardhur nga shërbimet shtetërore maqedonase.
Në Berlin, Komisioni i Politikave të Jashtme i Bundestagut Gjerman diskutoi çështjen e përgjimit të mërkurën.
Pas seancës, Klaus Braehmig, nga Bashkimi Demokratik i Angela Merkel, tha për Dojçe Vele se situata politike në Maqedoni ishte ‘gjithnjë e më e paqartë dhe e paqëndrueshme’.
Ai tha: “Konfliktet midis qeverisë dhe opozitës, bashkëjetesa problematike ndëretnike midis maqedonasve dhe shqiptarëve dhe kufizimet në lirinë e medias japin shkas për shqetësim më të madh.