AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Energija

Dy standarde për faturat e energjisë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Artikull kryesor Energija, Energjia, Faqja e pare, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shtyllë dritash në Elbasan, Foto: Santacroce/Flickr

Ndërsa detyrimet që biznesi dhe individët konsumatorë i kanë kompanive publike të energjisë njihen si tituj ekzekutiv të arkëtueshëm me dhunë, qeveria kërkon që detyrimet e këtyre kompanive publike ndaj bizneseve private të mos jenë më të tilla.

Shtyllë dritash në Elbasan, Foto: Santacroce/Flickr
Shtyllë dritash në Elbasan, Foto: Santacroce/Flickr

Qeveria shqiptare ka dërguar një projektligj në Kuvendin e Shqipërisë përmes të cilit synon të heqë klasifikimin si tituj ekzekutivë të faturave të lëshuara nga kompanitë e vogla të prodhimit të energjisë për Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, për të shmangur mbledhjen me forcë të këtyre faturave nga ana e hidrocentraleve të vegjël.

Qeveria argumenton në relacionin shoqërues se pothuajse të gjitha kompanitë prodhuese të energjisë, të cilat kanë kontrata me KESH për të shitur energjinë me çmime të përcaktuara nga ERE ose nga kontratat përkatëse, i janë drejtuar zyrave përmbarimore private duke sjellë bllokimin e llogarive bankare të KESH. Sipas relacionit, heqja e statusit të titullit ekzekutiv për këto fatura do të ndihmojë KESH të punojë normalisht ndërsa ndryshimi argumentohet se bëhet për shkak të rëndësisë si e mirë publike e energjisë elektrike.

“Sipas KESH-it, aktivizimi i procedurave përmbarimore nga ana e këtyre prodhuesve i ka shkaktuar këtij institucioni vështirësi serioze financiare dhe operative për realizimin e veprimtarisë së tij ekonomike si pasojë e bllokimit sistematik të llogarive pranë bankave tregtare të nivelit të dytë. Për shkak të kësaj situate, KESH-i nuk ka mundur të garantojë as radhën e preferimit në pagesa sipas parashikimeve të nenit 605 të Kodit Civil lidhur me detyrimet ndaj organeve tatimore e deri në pagesat për pagat e punonjësve të vetë shoqërisë,” thuhet në relacionin e qeverisë.

Ndërkohë, prodhuesit e vegjël të energjisë, të cilët kanë patur që nga çasti që kanë filluar punë, vonesa të stërzgjatura për të marrë paratë për energjinë e prodhuar, ankohen për faktin se nuk janë thirrur për konsultime për ndryshimet në fjalë ndërkohë që e konsiderojnë të padrejtë deklasifikimin e faturave të tyre si tituj ekzekutivë në një kohë kur faturat që kompanitë publike të energjisë elektrike lëshojnë për konsumatorët biznes apo familjarë, vijojnë të kenë fuqinë e titullit ekzekutiv. 

“KESH ka paguar aktualisht vetëm gjysmën e energjisë së prodhuar në mënyrë private gjatë vitit 2014,” tha për BIRN Eugen Lici, nga Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rinovueshme, një organizatë që përfaqëson interesat e hidrocentraleve private. Sipas Licit, borxhet që KESH i detyrohet prodhuesve të vegjël janë në rendin e rreth 30 milionë eurove, ndërsa KESH raportohet se ka paguar faturën e muajit janar të këtij viti. 

Në rast se propozimi i qeverisë miratohet në Kuvend, atëherë prodhuesit privatë të energjisë do të detyrohen të kërkojnë vjeljen e faturave përmes proceseve të gjata gjyqësore ose do të mbeten tërësisht në varësi të vullnetit të KESH për të paguar apo mospaguar.

Shqipëria shpalli faturat e energjisë elektrike dhe të ujit si tituj ekzekutivë në vitin 2000 për herë të parë, me synimin për të detyruar konsumatorët të paguanin rregullisht faturat ose të përballeshin me ekzekutim të shpejtë dhe me dhunë të tyre përmes shërbimeve përmbarimore. Efekti i shpalljes së faturës si titull ekzekutiv në arkëtimet e sistemit elektroenergjetik mbetet i paqartë. Që nga viti 2000, përqindja e faturave të arkëtuara nga totali i faturave të lëshuara herë ka ardhur në rënie dhe herë në rritje.

Në vitin 2011, pasi sistemi i shpërndarjes së energjisë qe privatizuar, lindi problemi që CEZ Shpërndarje nuk shlyente në kohë faturat e energjisë së furnizuar nga dy operatorët e tjerë të tregut. Qeveria e kohës vendosi që ta shtrijë statusin e titullit ekzekutiv jo vetëm te faturat e konsumatorëve finalë, por edhe te faturat mes kompanive.

Qeveria e re ka ndryshuar mendim duke arsyetuar që KESH nuk mund të shlyejë në kohë prodhuesit privatë për shkak se në fund të fundit, arkëtimet nga konsumatori final nuk janë të mjaftueshme. 

Tregu privat i energjisë elektrike filloi të shfaqej në Shqipëri nga viti 2003 përmes privatizimit apo dhënies me koncesion të disa dhjetëra hidrocentraleve të vegjël ekzistues të ndërtuara gjatë kohës së komunizmit. Më vonë filluan të ndërtoheshin edhe hidrocentrale të vegjël përmes kontratave koncesionare.

Gjatë vitit 2013, prodhimi privat i energjisë elektrike arriti në 1.15 miliardë kilovatorë, duke përbërë 16 për qind të prodhimit të përgjithshëm të energjisë elektrike në vend. Për shkak se gjithnjë e më shumë hidrocentrale të vegjël po hyjnë në rrjet, prodhimi privat dhe rrjedhimisht, edhe kostoja e blerjes së kësaj energjie nga KESH, pritet të rritet me ritme të shpejta gjatë viteve në vazhdim. 

 

Etiketa: BIRNCEZCEZ ShpërndarjeelbasanEREFinalGjyqKESHKoncesionKuvendLiciPagatProjektligjQeveriaQeveria shqiptareSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareTregu
Tjetri
Shqipëria, porta e fshehtë për klandestinët që synojnë Europën

Shqipëria, porta e fshehtë për klandestinët që synojnë Europën

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.