AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Shqipëria përmbytet, tregtarët e energjisë pasurohen

Besar LikmetangaBesar Likmeta
11 years më parë
në Analiza, Faqja e pare, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një tufë me dele po përpiqen t’i shpëtojnë lumit në Darëzezë, Fier, më 2 shkurt 2014. (AP Photo/Hektor Pustina)

Tregtarët e energjisë fitojnë miliona euro duke blerë tepricën energjetike të krijuar në hidrocentralet e KESH me çmim të lirë dhe duke ja shitur OSHEE-së me çmim të kripur.

Një tufë me dele po përpiqen t'i shpëtojnë lumit në Darëzezë, Fier, më 2 shkurt 2014. (AP Photo/Hektor Pustina)
Një tufë me dele po përpiqen t’i shpëtojnë lumit në Darëzezë, Fier, më 2 shkurt 2014. (AP Photo/Hektor Pustina)

Reshjet e ditëve të fundit kanë krijuar një situatë dramatike në zonat jugore të Shqipërisë, pasi vërshimi i ujërave të lumenjve ka detyruar qindra familje të braktisin shtëpitë e tyre të përmbytura.

Dëmet materiale të shkaktuara nga përmbytjet janë të konsiderueshme, me fshatra të tërë nën ujë, qindra krerë bagëti të mbytura dhe fusha me të mbjella të shkatërruara.

Megjithatë, shirat e dendur kanë dhe një aspekt pozitiv. Reshjet kanë përmirësuar situatën hidrike në digat e hidrocentraleve të Korporatës Elektroenergjitke Shqiptare, KESH, duke rritur mundësinë e saj për gjenerimin e energjisë elektrike.

Por duket se taksapaguesi shqiptar, përfshirë edhe familjet e përmbytura, nuk do të përfitojnë të shumë nga rritja e prodhimit në hidrocentrale.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare KESH, e cila menaxhon prodhimin e hidrocentraleve nën pronësi publike, ka vendosur që energjinë e tepërt ta shesë me tender.

Ndërkohë, kompania OSHEE, e cila gjithashtu është nën pronësi publike, ndryshe nga KESH, nuk ka tepricë energjie por deficit. Asaj i duhet të blejë energji, gjithashtu me tender.

Problemi është se në tenderat e fundit të zhvilluara nga dy kompanitë publike, kanë marrë pjesë të njëjtat kompani private, të cilat, nga njëra anë kanë blerë energjinë e prodhuar shtesë nga KESH dhe nga ana tjetër i kanë shitur energjinë e munguar OSHEE-së. Vetëm se mes dy tenderëve ka një diferencë jo të vogël në çmim.

Në tenderin e mbajtur të hënën me 2 shkurt, KESH sh.a ka nxjerrë në shitje 127,620 MWh elektricitet, për periudhën 4-28 shkurt 2015, i cili i është shitur në dy lote gjashtë kompanive, kur përfshihen GEN-I Beograd dhe GEN-I Athens, GSA Sh.p.k, Axpo d.o.o Beograd, EFT A.G dhe Danske Commodities Albania sh.p.k.

Çmimi i shitjes së energjisë për MWh ka variuar nga 36.93 euro në 43. 39 euro, për një vlerë totale prej 4,88 milionë euro. Çmimi mesatar për MWh i shitjes ka qenë 38.47 euro.

Pak ditë para se KESH të shitste, për të njëjtën periudhë kohore, OSHEE ka blerë 188,160 MWh, nga kompanitë AXPO d.o.o Beograd, ANTIX sh.p.k, GEN-I Tirana sh.p.k; GSA shpk dhe EFT AG, për një vlerë totale prej 10,75 milionë euro.

Çmimi mesatar i importit të OSHEE ka qenë 57.12 euro, ose 18.65 euro më i shtrenjte se çmimi i eksportit të KESH sh.a.

Pyetja që shtrojnë shumë ekspertë në këtë situatë është se pse KESH, nën pronësi publike, nuk ia ka shitur energjinë e prodhuar tepër drejtpërsëdrejti OSHEE-së, e cila është gjithashtu nën pronësi publike, duke i kursyer konsumatorëve miliona euro.

Nëqoftëse KESH sh.a do ja kishte shitur energjinë direkt OSHEE-së me çmimin e eksportit prej 38.47 euro, për sasinë 127,620 MWh kjo e fundit do kishte kursyer 2.3 milionë euro, të cilat me një të rënë lapsi kanë shkuar në xhepat e tregtarëve të energjisë.

Sipas kuadrit rregullator të tregut të energjisë OSHEE-ja është përgjegjëse për blerjen e energjisë elektrike për të mbuluar të gjitha humbjet në sistemin e shpërndarjes.

Në mungesë të energjisë së mjaftueshme në vend, zakonisht OSHEE e siguron këtë energji duke importuar 10 deri në 15 milionë euro nga tregu i importit.

Por megjithatë OSHEE ka mundësinë që të importojë një sasi më të vogël se humbjet dhe ta sigurojë këtë energji nga KESH sh.a, duke e blerë me çmim tregu.

Sipas ekspertëve të konsultuar nga BIRN, në bazë te kontratës OSHEE – KESH, dhe vendimi 40, datë 16.04.2013 të ERE, në rastin kur OSHEE nuk mbulon dot humbjet nga importi sasia e energjisë që merret nga KESH për mbulimin e këtyre humbjeve paguhet nga ana e OSHEE me vlerën monetare që i përket atij muaji kur kjo energji është lëvruar.

Për muajt prill, maj, qershor 2013, OSHEE mori te gjithë sasinë për mbulimin e humbjeve nga KESH, pasi në atë kohë KESH, kishte prurje te mëdha dhe mund te furnizonte OSHEE për klientët tariforë dhe mbulimin e humbjeve me çmime shumë të favorshme eksporti.

Mbetet e paqartë pse qeveria, e cila ka nën pronësi të dyja kompanitë, nuk e ka shfrytëzuar këtë opsion edhe tani.

Etiketa: BeogradBIRNEREEuroFamiljeFierFushaHidrocentraletKESHKorporata Elektroenergjetike ShqiptareOSHEEParaQeveriaSHshqipShqipëriashqiptaretenderTiranaTreguVendimi
Tjetri
T’i mbijetosh Holokaustit në Serbinë e pushtuar

T’i mbijetosh Holokaustit në Serbinë e pushtuar

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.