AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

T’i mbijetosh Holokaustit në Serbinë e pushtuar

Ivana NikoliçngaIvana Nikoliç
11 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Intervista
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gardhe me tela me gjemba rrethojnë ndërtesat e paraburgimit në kampin nazist të vdekjes Birkenau, Osuiecim, Poloni. (AP Photo/Czarek Sokolowski)

Në moshën 93 vjeçare, Aleksandar Lebl është një një grup i vogël hebrenjsh në Beograd, të cilët mund të mbajnë mend ende pushtimin gjerman dhe kampet naziste të vdekjes, prej nga ai mezi arriti të arratisej.

Aleksandar Lebl | Foto nga BIRN
Aleksandar Lebl | Foto nga BIRN

Aleksandar Lebl thotë se ai ende ende e mban mend mirë rrugën Bosanska, e cila tani është rruga Gavrila, pranë stacionit qendror hekurudhor, pasi u godit nga bombat gjermane në prill 1941.

Kudo kishte gurë, ishte plot me pluhur. Lebl ishte një nga qindra njerëzit të detyruar të kryenin punë të detyruar kur gjermanët më pas pushtuan Beogradin. Sot ai është një nga të mbijetuarit e fundit, të cilët mund të mbajnë mend ende bombat që binin në kryeqytetin jugosllav më 6 prill 1941.

“Isha këtu deri më 10 prill. Pastaj shkova në Leskovac (në jug të Serbisë) për t’u regjistruar si vullnetar në ushtri, sepse edhe babai im ishte rekrutuar në Leskovc,” kujton Lebl.

Ai nuk arriti në Leskovac, megjithatë, duke qenë se gjermanët e kishin pushtuar tashmë Serbinë jugore, Lebl u kthye përsëri në Beograd.

Ai rikujton se data ishte rreth 20 prill, kur mori trenin për në Beograd dhe pa një tabelë të tmerrshme.

“Gjëja e parë që pashë në stacion ishte një tabelë që thoshte se të gjithë hebrenjtë duhet të raportonin deri më prill 19. Në rast të kundërt, ata do të vriteshin,” thotë ai.

Ai e dinte se e kishte humbur afatin dhe priste ta vrisnin. Por nëna e tij e shpëtoi atë – siç do të bënte përsëri disa muaj më vonë.

Nën pushtimin gjerman, Lebl duhej të përballej me shkatërrimin në Beograd. Pastaj, për shkak të problemeve të tij shëndetësore, ai u dërgua të punonte në një komunitet hebre të krijuar nga gjermanët.

“Punova në administratë. Merreshim me familjet hebreje nga Banati, në provincën e Vojvodinës, dhe i akomodonim ato me familjet hebreje këtu në Beograd,” kujton ai.

Në atë kohë, kampet e përqendrimit filluan të ngriheshin përreth Beogradit. Më famëkeqi ishte në Topovske, ku ishin burgosur rreth 4000 hebrenj, serbë dhe romë.

“Në vjeshtë të vitit 1941, kampi i Topovskes ishte pothuajse bosh,” thotë Lebl, duke parë duart e tij.

Pastaj, në tetor të vitit 1941, nëna e tij, nga frika se atë do ta vrisnin, e shpëtoi atë përsëri.

“U largova nga Beogradi më 25 tetor. Nëna ime më bleu një leje false nga italianët dhe shkova në Dalmaci,” kujton 93-vjeçari.

“Flitej se italianët nuk i trajtonin hebrenjrë njësoj si gjermanët.”

Ajo ishte hera e fundit që Aleksandari, në atë kohë 19 vjeç, pa mamanë e tij. “Në atë kohë, asush s’mendonte se do të vrisnin gra e fëmijë,” shton ai duke parë varrin.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, vetëm në Beograd u vranë rreth 8,000 hebrenj.

Lebl qëndroi në Dalmaci derisa Italia e Musolinit u dorëzua më 8 shtator 1943. Më pas ai dhe shokët e tij u bashkuan me partizanët jugosllavë nën drejtimin e Titos dhe luftoi deri në fund të luftës.

Jeta para luftës

Lebl lindi në vitin 1922 në lagjen Cukarica të Beogradit, por familja e tij udhëtoi shumë nëpër Serbi duke qenë se babai i tij ishte inxhinier miniere.

Pjesën më të madhe të fëmijërisë së tij e kaloi në qytetin jugor serb Aleksinac, duke qenë se ky qytet ishte i pasur me miniera qymyrguri.

“Aty mbarova shkollën fillore, e cila në atë kohë zgjaste katër vjet, dhe pastaj u regjistrova në shkollën e ciklit të lartë gjithashtu në Aleksinac,” kujton Lebl.

Në fillim të viteve 1930 familja e tij u rikthye në kryeqytetin jugosllav – përsëri për shkak të punës së babait të tij.

“Kam ndenjur në Beograd që prej vitit 1933,” shton Lebl.

Pak para luftës, të moshën 18 vjeçare, ai filloi një kurs universitar për inxhinieri. Edhe pse vendi nuk ishte ende në luftë, kohët ishin të vështira dhe shkollimi ishte gjithçka tjetër përveçse i lehtë.

Në vitin 1940, Lebl kujton se hynë në fuqi dy rregullore që kishin të bënin me komunitetin hebre. Njëra që përmbante shumë klauzola të ndryshme ishte veçanërisht shqetësuese.

“Klauzolat e shumta specifikonin se numri i studentëve hebrenj duhet të korrespondonte me përqindjen e hebrenjve në popullsinë e përgjithshme jugosllave. Dhe kjo përqindje ishte rreth 0,45,” shpjegon Lebl.

Megjithatë, ai ishte me fat, pasi rregullorja i lejonte fëmijët e qytetarëve “të nderuar hebrenj” të regjistroheshin në shkollë pavarësisht kufirit të përqindjes.

Babai i tij kishte Medaljen Përkujtimore Shqiptare, që i ishte dhënë të gjithë personelit ushtarak serb dhe civilëve që u tërhoqën nëpër Shqipëri në dimrin e viteve 1915-1916 në Luftën e Parë Botërore.

“Duke qenë se ai ishte në atë kategori, unë isha ndër ata që u regjistruan në universitet,” vazhdoi Lebl.

“Në shkurt mora një letër zyrtare për pranimin tim në universitet. Dhe pastaj, siç e dini, një muaj më pas, në prill, shpërtheu lufta,” tregom Lebl duke psherëtirë thellë.

Shumica e të afërmve ishin zhdukur

Ka kaluar dekada që kur ai u kthye në Beogradin e çliruar, por Lebl ende e mban mend ditën që u kthye.

“U ktheva në Beograd në fund të vitit 1945. Kisha marrë vesh se nëna ime kishte vdekur, së bashku me rreth 25 anëtarë të familjes time,” thotë Lebl.

Kanë kaluar shumë vite, por zëri i tij ende dridhet kur ai përmend nënën e tij.

“Megjithatë, motra ime u kthye nga burgu dhe babai im u kthye nga fronti i luftës,” shtoi ai. Në fund të fundit, ai nuk ishte i vetëm në botë.

Ata që kanë mbetur nga familja Lebl vazhdojnë të jetojnë në shtëpinë ku ne jemi ulur tani, në lagjen e Vracar.

Edhe pse ai kishte filluar të studionte inxhinieri para se të shpërthente lufta, në vitin 1948 ai vendosi të vazhdonte studimet për drejtësi dhe u regjistrua në Fakultetin Juridik.

Pasi mbaroi universitetin, Lebl filloi punë në Ministrinë e Tregtisë së Jashtme, atëherë në Qeverinë Federale.

Pak kohë më pas, Lebl filloi karrierën e tij gazetareske. Përveç gazetave jugosllave, ai ka punuar gjithashtu si korrespondent “Financial Times” për Jugosllavinë.

“Kam punuar me Novostin, pastaj me Borban, ku kam mbuluar politikën ekonomike. Pas Borbas, dola në pension, shpjegon Lebl.

Edhe pse në të nëntëdhjetat, ai është ende një anëtar aktiv i Shoqatës së Komunave Hebreje. Gjatë të gjithë këtyre viteve, Lebl nuk ka reshtur kurrë së foluri për Holokaustin, për t’u siguruar që s’do të ndodhë më kurrë.

Etiketa: BeogradBIRNgrahebrehebrenjItaliakomunitetLuftaMinieraMinierenazisteParaPunëromSerbiSHshqipShqipërishqiptareshtatorstudentuniversitetushtri
Tjetri
Një rrëfenjë greke për moralin

Një rrëfenjë greke për moralin

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.