AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Beteja për Rusinë

Dominique MoisingaDominique Moisi
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Tragjedia e Rusisë është se ajo paraqet një rrezik të madh ndaj vetes po aq sa ndaj fqinjëve, kujton Dominique Moisi nga një bisedë me një figurë të njohur ruse përpara rënies së Murit të Berlinit. A e duan të gjithë rusët imperializmin vulgar të Putinit apo disa luftojnë për demokraci dhe sundim të ligjit?

Protestues të opozitës me flamuj kombëtarë të Rusisë gjatë një marshimi në përkujtim të udhëheqësit të vrarë Boris Nemtsov duke marshuar pranë Kremlinit më 1 mars 2015. (AP Photo/Dmitry Lovetsky)
Protestues të opozitës me flamuj kombëtarë të Rusisë gjatë një marshimi në përkujtim të udhëheqësit të vrarë Boris Nemtsov duke marshuar pranë Kremlinit më 1 mars 2015. (AP Photo/Dmitry Lovetsky)

Kur dëgjova lajmin rreth vrasjes së politikanit rus Boris Nemtsov në Moskë, m’u kujtua një bisedë që bëra dikur me një figurë të rëndësishme sovjetike përpara rënies së Murit të Berlinit.

Ne po ecnim vetëm në parkun e Versajës, duke biseduar në terma të përgjithshëm rreth shekullit të njëzetë dhe tragjedive të tij kur miku im sovjet papritur tha diçka që qëndroi me mua që atëherë. “Rusët kanë vuajtur më shumë këtë shekull se çdo popull tjetër,” tha ai. “Gjatë luftës së parë dhe të dytë botërore, asnjë vend nuk pësoi më shumë vdekje sesa ne. Por ishte fuqia sovjetike, përmes një kombinimi të spastrimeve [të Stalinit] dhe urisë së bukës [të shkaktuar nga politikat e tij], ajo që vrau më shumë nga fëmijët e vet sesa të gjithë armiqtë e Rusisë të marrë bashkë”.

Tragjedia e Rusisë është ajo që paraqet një rrezik të madh ndaj vetes po aq sa ndaj fqinjëve. Teksa Europa përballet me presidentin rus Vladimir Putin mbi Ukrainën, një betejë më e madhe dhe më e rëndësishme po ndodh brenda vetë Rusisë, një betejë që ndesh kulturën e pasur të vendit me mashtrimin e politikave të ashpra.

Prej natyrës së regjimit të Putin, ne me shumë gjasa nuk do ta dimë kurrë të vërtetën pas vrasjes së Nemtsov. Por është e pamundur ta sjellim ndër mend pa menduar se në një farë mënyre, direkt ose indirekt, rruga e vrasjes filloi pranë derës së Kremlinit.

Putin ka përdorur me mjeshtëri një mbrojtje të pafund dhe shumë profesionale të propagandës për të zgjeruar hendekun midis besimeve të shumë rusëve dhe atyre të shumë perëndimorëve. Në fakt, propaganda zyrtare – duke përdorur tensione të thella nacionalizmi – është çelësi që lejon Kremlinin të nxisë një klimë shovinizmi dhe intolerance.

Fuqia e propagandës së Putin mund të shihet në mënyrën si rezonon përtej kufijve të Rusisë. Gjatë kohës sovjetike, ishte e lehtë të kuptohej se si ideali komunist mund të joshte ata të shpirtit bujar, edhe nëse premisat e tij për një shoqëri të drejtë dhe të lirë rezultuan të ishin një gënjeshtër. Çfarë është e vështirë për t’u shpjeguar – përtej interesave të pagdhendura financiare dhe tregtare të disave –  është përse kaq shumë persona në Europën Perëndimore tregojnë një tërheqje për Rusinë sot.

Për disa, mund të jetë joshja e anti-amerikanizmit, e përzier me mbrojtjen e vlerave konservative dhe refuzim të ‘dekadencës’ librale (për të cilat Prova A është pranimi social në rritje i Perëndimit për martesën e seksit të njëjtë). Të tjerë mund të jenë duke kërkuar për një aleat përballë një kërcënimi më të madh. Ashtu si disa në Perëndim mbrojtën bashkëpunimin me Gjermaninë Naziste kundër asaj që e panë një kërcënim sovjetik më të madh, ndaj sot disa mund ta mbështesin Putinin si një partner kundër rrezikut të islamit fundamentalist.

Aleatët perëndimorë të Rusisë nuk kanë nevojë të domosdoshme për ta pëlqyer regjimin – ashtu si shumë mbështetës të Gjermanisë i kishin neveri nazistët – por duket se nuk ka alternativë. Në kohë të vështira, sipas kësaj pikëpamje, dikush nuk mund të zgjedhë aleatët e dikujt. Rezultati mund të shihet në aleancën logjike të përkryer mes partive populiste të Europës – për shumë prej të cilave kërcënimi më i madh duket se është Bashkimi Europian – dhe imperializmi vulgar i Putinit.

Për tani, në përpjekjen për shpirtin rus, politikat e saj të korruptuara duket se kanë kontroll. Por, pavarësisht se shekulli mbetet i zhytur në dhunë dhe frikë, ka shenja të dritës në errësirë.

Në pasojën e menjëhershme të rënies së Bashkimit Sovjetik, unë kisha fatin të njihja rusë të rinj idealistë si Nemtsov. Ata besonin në demokraci dhe sundim të ligjit dhe nuk i konsideronin këto vlera si të papajtueshme me historinë dhe kulturën ruse. Me entuziazmin  dhe guximin e tyre, ata më kujtuan gjeneralët e rinj të Revolucionit Francez. Por fushëbetejat e këtyre rusëve të rinj bëheshin në fushën e ideve dhe lufta e tyre bëhej për liri dhe jo territor.

Këta idealistë të rinj mund të kenë humbur shumë beteja, por lufta është larg fundit. Parullat e tyre u ngritën sërish, pak pas vrasjes së Nemtsov, kur qindra mijëra rusë morën rrugët në protestë. Pylli i flamujve rusë dha një simbol të fuqishëm, një premtim se një tjetër Rusi ishte e mundur – dhe mund të jetë ende.

Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate. The Battle for Russia

Etiketa: Bashkimi EuropiandemokraciDominique MoisiEuropaLuftambrojtjeNacionalizminazistnazisteProject SyndicatePropagandaprotestuesPutinrrezikRusëRusitensioneUkrainëvdekjeVladimir Putin
Tjetri
Qeverisë i ngecin të ardhurat buxhetore, në shkurt vetëm 0.3 për qind më shumë

Qeverisë i ngecin të ardhurat buxhetore, në shkurt vetëm 0.3 për qind më shumë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.