AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Qeverisë i ngecin të ardhurat buxhetore, në shkurt vetëm 0.3 për qind më shumë

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Briseida Shehaj, Zv/Ministrja e Financave Irena Beqiraj (aktualisht drejtoreshë e komanduar e Doganave) dhe ish- Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali në Tiranë më 4 shkurt 2015 duke folur për mediat, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi midis Doganave dhe Tatimeve, për të luftuar evazionin fiskal. Foto: LSA / GENT SHKULLAKU

Megjithëse ka rritur disa taksa të rëndësishme si dhe shpreson për rritje ekonomike mbi 3 për qind, të ardhurat fiskale të qeverisë gjatë dy muajve të parë të vitit qenë zhgënjyese.

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Briseida Shehaj, Zv/Ministrja e Financave Irena Beqiraj (aktualisht drejtoreshë e komanduar e Doganave) dhe ish- Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali në Tiranë më 4 shkurt 2015 duke folur për mediat, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi midis Doganave dhe Tatimeve, për të luftuar evazionin fiskal. Foto: LSA / GENT SHKULLAKU
Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Briseida Shehaj, Zv/Ministrja e Financave Irena Beqiraj (aktualisht drejtoreshë e komanduar e Doganave) dhe ish- Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali në Tiranë më 4 shkurt 2015 duke folur për mediat, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi midis Doganave dhe Tatimeve, për të luftuar evazionin fiskal. Foto: LSA / GENT SHKULLAKU

Qeveria shqiptare arkëtoi 52.6 miliardë lekë gjatë periudhës janar-shkurt 2015, me një rritje minimale prej vetëm 0.3 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2014. Të ardhurat nga tatimet dhe doganat pësuan një rritje prej vetëm 0.5 për qind duke qenë shumë poshtë programit buxhetor, i cili këtë vit parashikon rritje të të ardhurave me 13 për qind. Të gjitha tatimet kryesore kanë patur ecuri shumë të keqe.

Shpenzimet e qeverisë pësuan ndërkohë një rritje të konsiderueshme prej afro 6 për qind për këto dy muaj, rritje që u udhëhoq nga shtimi i shpenzimeve operative dhe të mirëmbajtjes si dhe rritjes së shpejtë të shpenzimeve kapitale. Shpenzimet kapitale historikisht rriten në muajtë para zgjedhjeve, gjë që pritet të ndodhë edhe këtë vit para zgjedhjeve të pushtetit vendor.

Ministria e Financave nuk ka dhënë shpjegime se pse ecuria në dy muajtë e parë të këtij viti ka qenë e dobët. Por nëse nuk ndodh ndonjë mrekulli, qeverisë mund t’i nevojitet një shkurtim shpenzimesh nga mesi i vitit.

Qeveria shqiptare ka një detyrim kontraktual me Fondin Monetar Ndërkombëtar për të mos tejkaluar deficitin buxhetor përtej një niveli të caktuar. Në janar 2015, qeveria rriti për vitin e dytë rradhazi taksën e qarkullimit, taksë që mblidhet për çdo litër naftë nga 17 lekë që qe më 2014 në 27 lekë. Qeveria rriti gjithashtu akcizën për cigaret nga 90 lekë për paketë në 110 lekë si dhe rriti tatimin mbi të ardhurat personale përveç pagës nga 10 në 15 për qind, me shpresë që kjo rritje taksash do ta lehtësonte rritjen e të ardhurave dhe respektimin e limitit të deficitit. Gjatë vitit 2014, qeveria arriti të realizojë programin e vet të të ardhurave por programet e saj të reformave, përfshirë rritjen e taksave dhe marrjen e një konsulence të huaj, duket se dështuan.

Etiketa: detyrimElisa SpiropaliIrena BeqirajkonsulenceMinistria e FinancavemrekulliParaQeveriaQeveria shqiptareShpresONshqiptaretaksa
Tjetri
Perdja e fshehtësisë mbulon Sektorin e Pestë të Maqedonisë

‘Kryeministri Gruevski fitoi prona me mashtrim’ pretendon opozita në Maqedoni

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.