AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

‘Kryeministri Gruevski fitoi prona me mashtrim’ pretendon opozita në Maqedoni

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
11 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Gruevski nuk tha gjë për akuzat. Partia e tij e quajti liderin e opozitës kukull në duart e të huajve. Foto: Vlada.mk

Opozita maqedonase publikoi përgjime të tjera, që sipas saj provojnë se kryeministri Gruevski është përfshirë në blerjen me mashtrim të një toke të mirë.

Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev. Foto: BETA/AP
Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev. Foto: BETA/AP

Në serinë e 13-të të konferencave për shtyp që ka shkaktuar një skandal madhor të përgjimeve në Maqedoni, opozita publikoi të hënën më shumë përgjime të atyre që sipas saj janë zërat e Gruevskit dhe ministrit të transporteve Janakieski teksa diskutojnë detajet e një skeme të paligjshme për të shtënë në dorë një ndërtesë të madhe në një zonë elitë në Shkup.

Përgjimet provojnë se ‘Gruevski gënjeu’ kur mohoi së fundmi për ndonjë pronë të dyshimtë, pretendoi lideri i opozitës Social Demokrate, Zoran Zaev. Gjashtë nga përgjimet e reja pretendohet se bëjnë fjalë për Gruevskin që pyet Janakieskin në detaje rreth një cope të madhe toke mbi zonën rezidenciale elitë të Shkupit në në malin Vodno, që ai pretendohet se planifikon ta marrë vetë.

Më vonë Gruevski instrukton Janakieskin si të përshpejtojë procesin e ndryshimit të rregullimeve urbane të përgjithshme dhe lokale për tokën 11,500 metra katrorë që të bëhet më fitimprurëse. Qëllimi është të bëhet zona kodrinore fillimisht e ruajtur për hapësirë të gjelbër për kënaqësi në një vend ku mund të ndërtohen ndërtesa shumëfunksionale.

“Po shikoj versionin e vjetër dhe të ri të planit urban. Tani është në rregull,” thotë ai që pretendohet të jetë zëri i Gruevskit. Janakieski përgjigjet se plani është ‘korrigjuar në maksimum’.

Më vonë Gruevski shfaqet teksa i thotë Janakieskit të përshpejtojë miratimin e planit të ri në kadastër dhe komuna ‘deri në prill’ që ndërtimi të fillojë në vjeshtë.

“Duhet t’ia them personalisht? Do të them se Mile Janakieski ka ndërhyrë. Shikoje nëse mundesh, është për një mik tëndin,” thotë zëri i Gruevskit, të cilit Janakieski i përgjigjet “Dakord”.
“Pra kjo është maja e zonës urbane dhe askush nuk mund të ndërtojë mbi ne? Nëse është kështu do ta blejmë,” thotë Gruevski. “Mirë atëherë. Do të jap një ofertë të mirë,” i përgjigjet Janakieski.

Opozita fillimisht e akuzoi Gruevskin për korrupsion me pronat e paluajtshme në Shkup në një tjetër konferencë për shtyp tetë ditë më parë. Atëherë Zaev prezantoi diagramët e ndryshimit të planit urban që ai thotë se janë ndryshuar sipas dëshirave të kryeministrit, si dhe veprat e pronësisë që tregojnë sesi ngastrat e tokës janë blerë nga kompani të jashtme që janë të afërta me Gruevskin në Lugano në Zvicër dhe Belize në mënyrë që të ruhet pronësia e tyre e vërtetë.

Gruevski u përgjigj me një deklaratë për shtyp ku ai këmbënguli se nuk ka pronë tjetër veç atyre që i ka paraqitur Komisionit Shtetëror Anti-Korrupsion. Të tjera përgjime të publikuara në konferencën e së hënës, zbulojnë Gruevskin dhe Janakieskin teksa komplotojnë për tu hakmarrë kundër një ish-aleati politik, Fijat Canovski, që dyshohet se i ka kthyer kurrizin, duke ndaluar ndërtimin e një ndërtese të lartë në Shkup, që më pas u pezullua nga inspektimet.

Ai që paraqitet si zëri i Gruevskit i pranon Janakieskit se ai kishte gënjyer Canovskin se kishte disa probleme me projektin e tij dhe se ai do të bënte ç’të mundej për ta ndihmuar. Në përgjim, zëri i Grueskit qesh, duke  u kënaqur me përvojën e hidhur të politikanit të mashtruar.

“Ai më thotë – Nuk mund të fle më! Gati më erdhi keq për të!,” thotë ai duke qeshur. Më pas dy politikanët komplotojnë si të gjejnë pika të dobëta ligjore në projektet e Canovskit që ai të mos i hedhë në gjyq bashkiakët vendas nga partia qeverisëse VMRO DPMNE që kanë bllokuar ndërtimin.

Në shkurt, opozita publikoi një bisedë ku Gruevski i thotë Janakieskit të shembi një ndërtesë të zotëruar nga Canovski. Ky ishte një lider i një partie të vogël që mbështeste financiarisht A1 TV në 2011, televizionin e parë privat në Maqedoni që u mbyll pasi filloi të kritikonte ashpër qeverinë e Gruevskit. Pronari i televizionit, Velija Ramkovski u burgos për evazion fiskal në të njëjtin vit.
Pas zgjedhjeve të vitit 2011, ndërtesa e Canovskit u shemb dhe opozita publikoi muajin e shkuar përgjime ku Gruevski dhe Janakieski akuzohen se diskutuan të gjithë skenarin.

SDSM ka akuzuar kryeministrin dhe liderin e partisë qeverisëse Gruevski se ka orkestruar mbikëqyrjen e 20,000 njerëzve.

SDSM thotë se e ka marrë materialin nga burimet brenda shërbimeve sekrete maqedonase. Gruevski ka këmbëngulur se përgjimet janë krijuar nga shërbime të huaja në bashkëpunim me opozitën që të destabilizojnë vendin.

Etiketa: demokrateGjyqGruevskiKorrupsionLokaleLuganoMaqedonimashtrimOpozitaPartiapronaSHShkupsocial demokrateVMRO DPMNEZoran ZaevZvicër
Tjetri
Greqia heton për korrupsion autostradën e Maqedonisë

Greqia heton për korrupsion autostradën e Maqedonisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.