AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Greqia heton për korrupsion autostradën e Maqedonisë

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
11 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri maqedonas i transportit, ministri i financave dhe zv. kryeministri për çështjet ekonomike në inagurimin e fillimit të punimeve në 2012. Foto: finance.gov.mk

Greqia po heton akuzat se kompania e saj e ndërtimit AKTOR ADT ka korruptuar zyrtarët maqedonas për të fituar kontratën e majme të ndërtimit të autostradës

Ministri maqedonas i transportit, ministri i financave dhe zv. kryeministri për çështjet ekonomike në inagurimin e fillimit të punimeve në 2012. Foto: finance.gov.mk
Ministri maqedonas i transportit, ministri i financave dhe zv. kryeministri për çështjet ekonomike në inagurimin e fillimit të punimeve në 2012. Foto: finance.gov.mk

Greqia ka nisur një ‘investigim për ryshfet të huaj dhe pastrim parash’ që pretendohet se është kryer nga AKTRO ADT në Maqedoninë fqinje, tha Organizata për Krimin Ekonomik dhe Zhvillimin, OECD, në raportin e saj më të fundit.

Raporti i publikuar këtë muaj thotë se ‘një kompani greke e ndërtimit dyshohet se ofroi një ryshfet për zyrtarët e FYROM (Emri i përkohshëm i Maqedonisë në OKB) që të sigurojë një kontratë prej 270 milionë euro për ndërtimin e një autostrade në atë vend’ dhe se një hetim po kryhet në Greqi.

OECD thotë se Greqia u vu në dijeni për pretendimet nga artikujt e medieve të dorëzuara te zyrtarët e Athinës në maj 2014, një prej të cilëve u publikua nga BIRN.

Autostrada në qendër të hetimit është një shtrirje 28 kilometra nga Demir Kapija në Smokvica në Maqedoni, pjesë e Korridorit 10 pan-Europian. Ndërtimi i rrugës filloi në shtator 2012 pasi AKTOR ADT i Greqisë fitoi kontratën.

“Kompania greke fitoi kontratën edhe pse oferta e saj ishte ndjeshëm më e lartë (me 40 milionë euro) sesa e konkurrentëve të saj. Vartësi i kompanisë greke në FYROM dhe individë grekë janë të implikuar,” tha raporti i OECD.

Raporti më pas zbulon se në qershor të vitit të shkuar, autoritetet greke kërkuan ndihmë prej kolegëve maqedonas por nuk morën një përgjigje.

“Ndërsa pritej për një përgjigje për kërkesën nga Ndihma e Përbashkët Ligjore (MLA), autoritetet greke kontaktuan homologët e tyre në Eurojust për të lehtësuar kërkesën,” thuhej në të. Eurojust është një agjenci me bazë në Hagë e Bashkimit Europian që merret me bashkëpunimin gjyqësor në çështjet kriminale.

Skandali AKTOR shpërtheu në mars 2014 kur opozita Social Demokrate e Maqedonisë pretendoi se të paktën 3.5 milionë euro, më së shumti para të BE-së, që ishin dhënë për ndërtimin e autostradës, kishin humbur përmes tërheqjeve të dyshimta kesh.

Opozita prezantoi ato që pretendoi se ishin dokumente banke që tregonin disa tërheqje parash në shuma të konsiderueshme nga llogaria bankare e degës në Shkup të AKTOR ADT Greqi.

Sipas pretendimeve të opozitës, ato ishin bërë nga disa qytetarë grekë nga një bankë maqedonase në Negotion, pranë kufirit me Greqinë, majin, qershorin dhe korrikun e shkuar.

Social demokratët thanë se ata kishin informacion se njerëzit që mblodhën paratë nuk i kishin raportuar shumat e parave në autoritetet kufitare të Maqedonisë ndërsa largoheshin nga vendi, gjë që do të thotë se paratë qëndruan në Maqedoni.

Pasi partia akuzoi kryeministrin Gruevski si të përfshirë në skandal, partia e tij u përgjigj se financat e autostradës ishin në rregull dhe i quajti akuzat si të motivuara politikisht.

Zyra maqedonase e prokurorit më pas tha se do të kontrollonte menjëherë pretendimet e opozitës por nuk foli më për këtë çështje. BIRN nuk pati mundësi të merrte ndonjë koment të ri nga prokuroria të hënën për këtë çështje.

Qeveria filloi ndërtimin e shtrirjes së fundit të rrugës më të populluar të Maqedonisë, pjesë e korridorit 10 pan-europian, tre vite më parë. Shumica e parave të nevojshme për ta kompletuar erdhën nga një kredi prej Bankës Europiane të Investimit dhe Bankës Europiane për Rikonstruktim dhe Zhvillim.

Rreth 45 milionë euro u  dhanë nga Instrumenti i BE-së për Ndihmë Para-Anëtarësimit.

 

Etiketa: autostradAutostradaautostradeBashkimit EuropianBEBIRNdemokrateEmriEuroEurojustFinancatGjyqGreqiGreqiaGruevskiHetimInvestigimKESHKorrupsionkrediMaqedoniOECDOKBOpozitapaktParaPartiaPastrim parashProkuroriaQeveriaRaportiryshfetShkupshtatorsocial demokratezhvillim
Tjetri
Pse e quajta ‘ Fitore ’ vajzën time që lindi gjatë luftës në Kosovë

Pse e quajta ‘ Fitore ’ vajzën time që lindi gjatë luftës në Kosovë

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.