AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Opinion

Gruevski duhet të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugë procesit të tranzicionit

Erwan FouerengaErwan Fouere
11 years më parë
në Opinion, Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nikola Gruevski | Foto nga Boris Gradanovski/AP

Është koha që kryeministri maqedonas të largohet, përndryshe ndonjë zgjidhje tjetër do të ishte njësoj si të ndreqje karriget në kuvertën e një anijeje që po mbytet.

Ndërsa detajet nga skandali i përgjimit kumbojnë në të gjithë Maqedoninë e më gjerë, shtrirja e korrupsionit të dyshuar dhe kanosja e kryer nga kryeministri Nikolla Gruevski dhe partia e tij në pushtet VMRO-DPMNE kanë dalë hapur.

Detajet tronditëse mbi mënyrën se si janë shkelur ligjet dhe standardet demokratike apo thjesht janë injoruar nga ministrat e qeverisë dhe zyrtarët e lartë nxjerrin në pah mungesën e ndëshkimeve dhe sjelljen arrogante të një regjimi ku asnjë sistem nuk po jep llogari, siç do të pritej në një shoqëri normale demokratike.

Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev. Foto: BETA/AP
Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev. Foto: BETA/AP

Pretendime nga kryeministri që përgjimi është vepër e shërbimeve inteligjente të jashtme nuk mashtrojnë asnjë, ndërsa akuza e tij se kreu i opozitës Zoran Zaev ka thurur komplot për një grusht shteti reflekton vendosmërinë e qeverisë për të gjetur një justifikim për t’i mbyllur gojën kundërshtarëve të saj politikë.

Duke gjykuar nga akuzat e kryetarit të opozitës, që ky operacion i gjerë përgjimi ka vazhduar për disa vite me radhë, mundemi vetëm të marrim me mend me ankth atë që pritet ende të zbulohet, sidomos për sa i takon çështjeve ndër-etnike.

Qeveria e udhëhequr nga Nikolla Gruevski është shënjuar nga tensionet e përsëritura midis shqiptarëve etnikë dhe komuniteteve në shumicë maqedonase, shpesh të provokuara nga mungesa e ndjeshmërisë së partisë në pushtet ndaj karakterit multi-etnik të vendit.

Në vend që të promovojë një politikë uniteti, partia në pushtet, nëpërmjet ndjekjes së saj agresive të projektit kontraversial Shkupi 2014, për shembull, ka vënë në rrezik ekuilibrin delikat që e ka mbajtur vendin të bashkuar që kur u firmos Marrëveshja Kornizë e Ohrit në vitin 2001.

Përmbajtja e përgjimit të misioneve të huaja diplomatike ende nuk është zbuluar. Vetëm fakti që janë bërë përgjime të tilla do të ketë implikime serioze ndërkombëtare, jo pak për shkak të detyrimeve ndërkombëtare të qeverisë sipas Konventës së Vjenës.

Ky është padyshim një regjim që jeton në një kohë të huazuar. Pasi ka humbur çfarëdolloj besueshmërie dhe legjitimiteti që i kishte mbetur për të qëndruar në qeveri, kryeministri duhet të vërë interesat e vendit në zemër dhe të japë dorëheqjen së bashku me të gjithë kabinetin e tij.

Sugjerimet se disa prej ministrave të tij të implikuar në mënyrë më të drejtpërdrejtë duhet të japin dorëheqjen, si për shembull Ministri i Brendshëm dhe ai i Transportit, ndërsa vetë kryeministri të rrijë në zyrë, do të ishin njësoj si të rindreqje karriget e kuvertës në një anije që po mbytet.

Komisioneri për Politikat Europiane të Fqinjësisë dhe për Negociatat e Zgjerimit ,Johannes Hahn
Komisioneri për Politikat Europiane të Fqinjësisë dhe për Negociatat e Zgjerimit ,Johannes Hahn

Sipas deklaratave të fundit të bëra nga komisioneri Johannes Hahn, Bashkimi Evropian – liderët e të cilit kanë qenë shumë të ngadaltë në kapjen e shtrirjes e krizës së shpalosur – duket se ai është i vendosur për një përpjekje ndërmjetësimi që do të ndërmerret nga një delegacion nga Parlamenti Evropian.

Kjo ngre shumë pyetje, jo vetëm një të etikës në përpjekjen për të ndërmjetësuar me një parti në pushtet që e ka humbur çfarëdolloj autoriteti moral që kishte dhe, duke gjykuar nga përmbajtja e kasetave të bëra publike, sillet në mënyrë autokratike, duke injoruar e sundimin të ligjit dhe procesin institucional.

Përpjekja e fundit për ndërmjetësim ku përfshihej edhe Parlamenti Evropian u ndërmor në mars të vitit 2013, në përpjekje për të kapërcyer krizën e shkaktuar nga dëbimin fizik i të gjithë deputetëve të opozitës dhe gazetarëve nga parlamenti në dhjetor të vitit 2012. Kjo përpjekje nuk përfundoi me lavdi, me partinë qeverisëse që mohoi një pjesë të marrëveshjes së kompromisit të arritur dhe që disa muaj më vonë e qaujti “letër higjienike”.

E vetmja mënyrë për të dalë nga kjo krizë është që qeveria aktuale të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugë fillimit të një procesi tranzicional.

Ky proces tranzicional do të kishte tri pika të gjera:

– Ta përgatisë vendin për një proces të saktë elektoral, të lirë nga parregullsitë dhe kanosje që kanë prishur shumë zgjedhje të kaluara, siç dokumentohet gjerësisht nga raportet zyrtare të vëzhgimit të zgjedhjeve nga OSBE-ja / ODIHR-i. Këtij qëllimi duhet t’i jepet kohë e mjaftueshme për të siguruar që të gjitha elementet e procesit zgjedhor, duke përfshirë kontrollin e duhur mbi përdorimin e fondeve shtetërore, financimin e partive politike dhe garantimin e mediave të pavarura të adresohen në mënyrë efikase; Komisioni i Pavarur Zgjedhor duhet të përforcohet me mbështetje nga ekspertët ndërkombëtarë.

– Një komision i pavarur hetimor duhet të themelohet me përfshirjen e drejtpërdrejtë të personaliteteve të respektuara ndërkombëtarisht. Detyra e komisionit do të ishte të hetojë të gjitha aspektet e akuzave të përgjimit dhe ai duhet të ketë kompetencën për të thirrur dëshmitarë. Kjo do të sigurojë një vlerësim objektiv, të lirë nga ndërhyrjet politike. Lënia e kësaj pune në dorë të prokurorit aktual dhe sistemit gjyqësor nuk do të kishte kredibilitet duke qenë se partia në pushtet ka ndërhyrë në procesin gjyqësor gjatë viteve të fundit, një pikë kjo e theksuar në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian. Komisioni duhet ta ketë përfunduar punën e tij dhe të ketë bërë publik një raport para mbajtjes së zgjedhjeve.

– Një rol kritik duhet të luhet nga organizatat e shoqërisë civile, komunitetit akademik dhe media në promovimin e debateve të hapura dhe dialogut në të gjithë vendin, të lirë nga kërcënimet që kanë qenë damka e mjedisit aktual politik. Kjo do të ndihmojë në rivendosjen e strukturës shoqërore të një shoqërie të traumatizuar thellë nga vite të tëra politike përçarëse, ku njerëzit kategorizoheshin ose si patriotë ose si tradhtarë dhe armiq të shtetit. Kjo do të kontribuonte gjithashtu drejt reduktimit të intolerancës dhe mosbesimit të thellë midis komuniteteve etnike dhe do të lejonte zërat e moderuar, duke përfshirë edhe lindjen e forcave të reja politike.

Kjo është një kohë kritike për Maqedoninë. Ajo ose do të vazhdojë të zhytet më thellë në humnerën nën regjimin aktual, ose do të ndërmarrë një hap kurajoz në shkëputjen nga sistemi aktual dhe do të punojë drejt rivendosjes së vlerave dhe standardeve themelore demokratike. Mbetet në dorë të popullit maqedonas të vendosë, në një mjedis të lirë nga mashtrimi, pandershmëria, kërcënimet dhe frika që e kanë shënuar vendin gjatë viteve të fundit. Komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht BE-ja dhe OSBE-ja, duhet të jetë atje për të ofruar ndihmë dhe udhëzime.

Etiketa: AkuzaAnijeBashkimi EvropianBEdeputetgazetarGjyqGruevskigrusht shtetikanosjeKomisionKomisioneriMarrëveshjambështetjeMediaMjedisMjedisitODIHRohritoperacionOSBEParaParlamenti EvropianPartiaPunëQeveriaraportrrezikSHShkupi 2014VjenëzgjedhjeZoran Zaev
Tjetri
Crown Agents, konsulenca e kushtueshme që nuk solli të ardhura shtesë

Crown Agents, konsulenca e kushtueshme që nuk solli të ardhura shtesë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.