AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Nga Beatles te Samir Mane, histori suksesi pa heronj

Gentjan ZotajngaGentjan Zotaj
11 years më parë
në Blog, Faqja e pare
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Bota është e vogël, ke mundësi të dish çdo gjë, për këdo në çdo cep të saj. A është ky një avantazh?

success
Foto ilustruese

Duke lexuar rutinë mes artikujve më del përpara një studim që përmblidhet në një fjali “Vaji i ullirit të bën më të zgjuar se vajrat e tjerë”. Jo dhe aq e sakte mendova. Në fakt më tepër kuptim ka e kundërta, njerëzit e zgjuar zgjedhin vajin e ullirit dhe jo vaji i ullirit të bën më të zgjuar. Duket sikur përfundimi është i duhuri vetëm nëse je në biznesin e vajit të ullirit. Komentova dhe vazhdova tek tjetri.

Çdo gjë tani ka një vlerësim, dhe këto vlerësime kanë filluar të ndikojnë mënyrën se si ne mendojmë. Nuk mund të zgjedhim një film për të parë pa e pasur vlerësimin mbi 7 në IMDB, nuk mund të hamë në një restorant n.q.s. nuk e ka vlerësimin mbi 4 yje në trip advisor, nuk mund të rrimë në një hotel n.q.s. vlerësimi i tij nuk është mbi 7.5 në Booking, etj… Këto shembuj janë ana e bukur e historisë, sepse të bëjnë të dallosh më të mirin mes të shumtëve, por dhe mashtruesin mes të paktëve.

Problemi qëndron kur informacioni që ne marrim nuk është vetëm teknik por lidhet me ide.

Që ti të jesh i suksesshëm sot bota ka ndërtuar një stereotip. Çdo histori suksesi fillon me një lider vizionar që shikon mundësi aty ku asnjë nuk sheh. Këtë e bën që në fëmijëri duke e pasur të qartë se çfarë do te bëj me jetën e tij. Çelësi i suksesit zakonisht qëndron në faktin, që ai rrezikon gjithçka dhe shkon në kërkim të vetvetes, shpesh herë ka dhe një “dashuri të vërtetë” që ndihmon. Pak a shumë rreth kësaj vërtitet ndërtimi i stereotipit të njeriut të suksesshëm.

Si me historinë e vajit te ullirit, po sikur të jetë e kundërta?

Malcolm Gladwell në Outliers – analizon histori njerëzish dhe fenomenesh të jashtëzakonshëm duke analizuar arsyen e suksesit.

Beatles për shembull, shumë pak e dinë qe kanë kaluar 2 vjet të jetës së tyre duke luajtur çdo natë 8 orë në një klub nate në Hamburg duke u bërë Grupi me më tepër orë “pune” i kohës. Kur them çdo natë nuk është në mënyre figurative. Ata nuk e bën këtë gjë sepse donin të realizonin ëndrrën e tyre për të qenë më të mirët, por se në këtë lokal nate kalonin “shkëlqyer”. Ishin vitet 60, dhe të bëje muzikë në një lokal trendi në Gjermani, do të thoshte të kishe drogë dhe seks me femra të ndryshme çdo natë. Kjo ishte të jetoje ëndrrën për ta. Kur Beatles hynë në atë lokal ishin një grup amatorësh, kur dolën ishin The Beatles!

Marrim Bill Gates. Historia qe ne dimë është ajo e gjeniut që themeloi Microsoft dhe u bë miliarder. Por nuk dimë që ai jetonte afër universitetit te Washington që ishte ndër të paktit që kishte një kompjuter në të gjithë Amerikën e vitit 1968. Në gjimnaz ai u fiksua me programimin. Arratisej çdo natë nga shtëpia e prindërve për të përdorur kompjuterin e Universitetit. Në vitin 1975 kur themeloi Microsoft, ai nuk ishte një gjeni që papritur pa një mundësi, por një 20 vjeçar me 7 vjet eksperiencë programimi. Në atë kohë, me shumë mundësi nder 10-20 në botë.

Pas analizimit te historive të tjera të tipit Rockefeller, Bill Gates, Mozart etj e përbashkëta e çdo historie suksesi janë kombinim faktorësh real si Inteligjenca, periudha në të cilën jetojnë, vendi ku jetojnë, orët  e punës dhe jo koncepte të tipit ndiq ëndrrën, ji shpirt i lirë etj.

Sipas Gladwell rreth 20 për qind e emrave në historinë e njerëzimit me pasuri të jashtëzakonshme vijnë nga një gjeneratë e vetme në një vend të vetëm. Më poshtë gjeni listën me ne krahë vitin e lindjes:

John Rockefeller, 1839.
02. Andrew Carnegie, 1835.
28.Frederick Weyerhaeuser, 1834.
33. Jay Gould, 1836.
34. Marshall Field, 1834.
35. George Baker, 1840.
36. Hetty Green, 1834.
44. James G. Fair, 1831.
54. Henry H. Rogers, 1840.
57. J.P. Morgan, 1837.
58. Oliver Payne, 1839.
62. George Pullman, 1831.
64. Peter Widener, 1834.
65. Philip Armor, 1832.

Arsyeja është e qartë në qoftë se bazohesh në faktet historike. Ne vitet 1860 dhe 1870, ekonomia Amerikane kaloi transformimin më të madh të të gjitha kohërave. Kjo ishte koha kur hekurudhat u ndërtuan, kur Wall Street u krijua. Ishte koha kur prodhimi industrial filloi. Ishte atëherë kur rregullat e ekonomisë tradicionale u përmbysën dhe u ribën. Çfarë tregon kjo listë është se ka shumë rëndësi çfarë moshe ke pasur kur ka ndodhur ky transformim. N.q.s. do të kishe lindur në fund të viteve 1840, do e kishe humbur. Ishe shume i ri për të përfituar në atë moment. N.q.s. do kishe lindur ne 1820, do kishe qenë shumë i vjetër për të ndërruar mendësi. (Informacioni është marrë nga libri Malcolm Gladwell: Outliers).

Të njëjtën histori e gjejmë te përsëritur në miniaturë edhe në Shqipëri. Para disa kohësh u publikua një listë me emrat e 10 shqiptarëve më të pasur. Nga një kërkim rreth moshës së personazheve të kësaj liste, pjesa më e madhe e tyre i përket të njëjtit brez. Emra si Samir Mane, Vasil Naci,  Artan Dulaku apo Dritan Hoxha (është zëvendësuar emri i Vjollca Hoxha duke qene se pasuria eshte vendosur nga bashkëshorti i saj) kane lindur ne vitet 1965-1969. Ne vitin 91 kur në Shqipëri sistemi ekonomik ndërroi, ky brez ishte 22 – 26 vjeç. Njëlloj si vitet e 1860-1870 ne Amerikë, në Shqipëri ishte koha e ndërrimit te madh Ekonomik duke i dhënë këtij brezi mundësinë që një 15 vjeçar apo një 35 vjeçar nuk mund ta kishte.

I rikthehemi pyetjes se parë, a është informacioni një avantazh?

Po. Por mund te kthehet lehtësisht në një disavantazh. Ne përgjithësi historitë e suksesit vishen me “mjaltë e vanilje” duke mos u fokusuar tek ngjarja por emocionet që shkakton në mase sipas interesit. Shprehje te tipit “ndiq ëndrrën” duken një farse sajuar nga filmat me tepër se histori reale.

Sot në botë dëgjojmë për milioner të rinj, te tipit Zuckerberg (facebook), Jan Koum dhe Brian Acton (whatsapp), Kevin Systrom and Mike Krieger (instagram) apo dhe shumë të tjerë. Kjo nuk ka ardhur për faktin se këta djem po ndjekin ëndrrën, por se bota është tregu i ri dhe ajo po përballet me një tjetër revolucion industrial. Loja po ndryshon dhe këta djem kanë formimin e duhur, janë në kohën e duhur , në vendin e duhur.

Në Shqipëri skema e ngritur e ekonomisë duket qartë që nuk funksionon. Ndoshta është koha për një tjetër revolucion ekonomik. Me tepër se të kemi ëndrra, pyetja qe duhet ti bëjmë vetes është, a jemi gati për ti realizuar ato?

 

Etiketa: Artan DulakuBashkëshortiBill GatesDulakuEkonomiaekonomia amerikaneEmriFacebookGjermaniHamburgheronjInstagramKELibriMicrosoftpaktParapasuriaPunëSamir ManeSHshqipShqipëriTreguVjollca Hoxha
Tjetri
Gjykata akuzohet për lojë të pandershme në gjyqin e Gruevskit ndaj opozitës

Gruevski duhet të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugë procesit të tranzicionit

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.