AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Krimi i organizuar po e kthen Shqipëri në “portë” të kokainës për Europën

Aleksandra BogdaningaAleksandra Bogdani
11 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Forca te Policise, duke ruajtur ambientet e laboratorit te kokaines qe u zbulua diten e djeshme nga policia ne Fushe Labinot te Elbasanit. Pas ketij operacioni jane arrestuar 12 persona, 10 nga Shqiperia dhe 2 nga Kolumbia.

Studimi i Fondacionit SOROS për krimin e organizuar shqiptar vlerëson se në Shqipëri kalojnë çdo vit 25 ton heroinë dhe 30 ton kokainë, me destinacion tregjet e Europës Perëndimore.      

Forca te Policise, duke ruajtur ambientet e laboratorit te kokaines qe u zbulua diten e djeshme nga policia ne Fushe Labinot te Elbasanit. Pas ketij operacioni jane arrestuar 12 persona, 10 nga Shqiperia dhe 2 nga Kolumbia.
Forca te Policisë, duke ruajtur ambientet e laboratorit të kokainës që u zbulua nga policia në Fushë Labinot të Elbasanit. Pas këtij operacioni janë arrestuar 12 persona, 10 nga Shqipëria dhe 2 nga Kolumbia. | Foto nga : LSA

Rrjetet shqiptare të krimit të organizuar, të njohura për historinë e tyre në trafikun e heroinës po zhvendosen drejt tregut të kokainës në pesë vitet e fundit. Për shkak të këtij ndryshimi, Shqipëria po kthehet në një “portë” të kokainës për Europën Perëndimore, së bashku me Spanjën, Holandën dhe Belgjikën.

Ky është vlerësimi i të parit studim për krimin e organizuar në Shqipëri, i cili është realizuar nga Fondacioni SOROS dhe u prezantua të mërkurën në Tiranë nga studiuesit Fabian Zhilla dhe Besfort Lamallari.

Për të analizuar metamorfozën e krimit të organizuar shqiptar ndër vite, studiuesit kanë realizuar 44 intervista me ekspertë të fushës si dhe kanë shfrytëzuar dokumente të hetimeve apo raporte të organizatave ndërkombëtare.

Të dhënat e mbledhura sugjerojnë se trafiku i drogës dominon në aktivitetin e grupeve kriminale shqiptare, të cilët veprojnë brenda dhe jashtë vendit. Studimi vlerëson se përmes territorit shqiptar kalojnë çdo vit nga Lindja në Perëndim 20-25 ton heroinë dhe rreth 30 ton kokainë.

Krimi i organizuar shqiptar ka shfrytëzuar pozicionin gjeografik të vendit dhe kërkesën në rritje për drogë në vendet e Europës Perëndimore, duke forcuar pozitat në këtë aktivitet përballë organizatave kriminale ndërkombëtare.

Studimi thekson se krimi i organizuar ka shfrytëzuar gjithashtu dobësinë e agjencive ligjzbatuese dhe lidhjet me individë të korruptuar brenda këtyre agjencive, për të dominuar në trafikun e drogës.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi vlerësoi studimin dhe kërkoi më shumë pavarësi në luftën kundër krimit të organizuar.

“Ka një rreth vicioz në debatin se kush duhet ta udhëheqë luftën kundër krimit të organizuar; politika apo institucionet. Zgjidhja duhet gjetur tek institucionet e zbatimit të ligjit dhe pavarësia e tyre,” tha Didi.

Trafiku i drogës    

“Grupet kriminale shqiptare kanë marrë role drejtuese në trafikun e kokainës në BE,” vlerëson studimi. “Shqipëria nuk shërben vetëm si pikë hyrëse, por edhe si depo magazinimi për drogën që trafikohet drejt Perëndimit,” thuhet më tej.

Duke iu referuar raporteve të ndryshme, studimi ka identifikuar linjat e trafikut të heroinës dhe kokainës që kalojnë nga Shqipëria dhe përqendrimin e grupeve të krimit të organizuar në Tiranë, Fier, Durrës dhe Vlorë.

“Kohët e fundit, grupet kriminale shqiptare kanë vendosur lidhje të drejtpërdrejta me kartelet e trafikut të kokainës në Peru, Ekuador, Kolumbi dhe Meksikë,” thuhet në raport.

Kokaina mbërrin në Shqipëri përmes tre rrugëve; nga portet e Spanjës dhe Holandës, nga vendet e BE-së për tregun e brendshëm dhe nga e njëjta rrugë si heroina, me bazë Turqinë.

Në Shqipëri, raporti identifikon qytetin e Fierit si bazë për përpunimin e kokainës dhe portin e Vlorës, si pikë të nxehtë prej nga droga transportohet me anije drejt Italisë.

Në vlerësimin e riskut për trafikun e drogës në Shqipëri, studimi rendit bashkëpunimin e krimit të organizuar me individë të korruptuar brenda institucioneve që kanë për detyrë të luftojnë këtë fenomen.

“Grupet kriminale të trafikut të drogës kanë vendosur lidhje të qëndrueshme me individë të korruptuar brenda agjencive ligjzbatuese. Mendohet të ketë organizata kriminale me një numër të madh anëtarësh, të cilët kanë qenë ish-funksionarë të institucioneve shtetërore,” thuhet në studim.

E ndërsa trafiku i drogës gjeneron pjesën më të madhe të parave për krimin e organizuar, jashtë vëmendjes nuk mbeten edhe aktivitete të tjera kriminale si trafiku i qenieve njerëzore, trafiku i armëve, gjobëvëniet apo vrasjet me pagesë.

Studimi voluminoz i SOROS-it për krimin e organizuar mbyllet me 12 rekomandime për luftën kundër krimit të organizuar në vend. Sipas tij, një reformë gjithëpërfshirëse në institucionet përgjegjëse, e shoqëruar me bashkëpunimin e ngushtë mes Policisë, SHISH-it dhe Prokurorisë mund të japë rezultate më të mira në luftën kundër krimit të organizuar.

Etiketa: AnijeArmëBEBesfort LamallariDrogaDurrësEkuadorFabian ZhillaFierGrupet kriminaleHolandëKolumbikrimiKrimi i organizuarligjzbatueseLindjaoperacioniOrganizata kriminalePoliciaraportRaportiSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareSorostrafikuVlorë
Tjetri
Serbia merr pjesë në Samitin Ballkanik në Kosovë

Serbia merr pjesë në Samitin Ballkanik në Kosovë

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.