AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Dekriminalizimi thjesht si proces politik

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, duke folur në Kuvendin e Shqipërisë më 26 mars 2015 kur u miratua heqja e imunitetit të dy deputetëve, Tom Doshi dhe Mark Frroku. Ky vendim i hap rrugen kerkeses se Prokurorise se Pergjithshme per dhenien e autorizimit per arrestimin e dy deputeteve, te akuzuar “per deshmi te rreme”.
Foto: LSA / Malton Dibra

Dy partive të mëdha politike, PD-së, e cila e nisi këtë punë, dhe PS-së, e cila dëshiron ta harrojë sa më parë çështjen, duket se u ka ngecur në dorë çështja e dekriminalizimit. Mes argumenteve propagandistike të dhëna nga palët, një gjë është e sigurt, të dyja janë përgjegjëse për situatën aktuale.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, duke folur në Kuvendin e Shqipërisë më 26 mars 2015 kur u miratua heqja e imunitetit të dy deputetëve, Tom Doshi dhe Mark Frroku. Ky vendim i hap rrugen kerkeses se Prokurorise se Pergjithshme per dhenien e autorizimit per arrestimin e dy deputeteve, te akuzuar "per deshmi te rreme". Foto: LSA / Malton Dibra
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, duke folur në Kuvendin e Shqipërisë më 26 mars 2015 kur u miratua heqja e imunitetit të dy deputetëve, Tom Doshi dhe Mark Frroku. Ky vendim i hap rrugën kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për dhënien e autorizimit për arrestimin e dy deputetëve, të akuzuar për “dëshmi të rreme”.
Foto: LSA / Malton Dibra

Partia Demokratike ka një problem. Pasi arriti me sukses të ngrejë problemin e kriminalizimit të jetës politike në Shqipëri, gjë për të cilën meriton lavdërimet e nevojshme, tani është në pikën kur nuk i pëlqen që procesi i dekriminalizimit të fillojë, pasi në këtë pikë humbet atë pak kredencial që ka fituar me çështjen.

Partia Socialiste duket se nuk ka asnjë problem. Një proces dekriminalizimi ligjor apo politik, i bën më mirë PS-së se sa i bën PD-së, por për momentin, socialistët duken tërësisht të painteresuar ose pa kurajën e nevojshme qytetare për t’i hyrë kësaj pune.

Në vend të dekriminalizimit, të dyja palët po e përmbajnë veten te akuzat e ndërsjellta apo te teknikalitetet ligjore se si dhe a mund të bëhet dekriminalizimi.

Kjo i bën të dyja palët përgjegjëse, (nuk jemi në gjendje të themi se cila më shumë e cila më pak) të kësaj trashëgimie të shëmtuar që kanë lënë pas PS-ja dhe PD-ja.

Duket sikur interesi i PD-së është që PS-ja të mos pastrohet nga të dyshuarit për kriminelë apo për të dënuarit si të tillë, për t’i mundësuar asaj të mbajë gjallë argumentin, ndërkohë që PS-ja beson se mund ta kalojë situatën pa patur nevojë që edhe ajo të përdorë informacionin që disponon për të demaskuar kriminelët e dënuar apo të dyshuar që militojnë në rradhët e opozitës.

Kriminalizimi i jetës politike shqiptare është efekt anësor i mungesës së demokracisë, i mungesës së sundimit të ligjit, i pranisë së stërmadhe të parave të pista në jetën shoqërore, ekonomike dhe politike shqiptare. Nëse ke në qarkullim dhjetëramilionë apo qindramilionë euro të fituara përmes aktiviteteve të paligjshme, për të cilat, të gjitha agjencitë ligjzbatuese, i mbyllin sytë për shkak se politikanët (e me gjasa për fat të keq edhe pjesa tjetër e shoqërisë), e shohin si normale praninë tyre në ekonomi, natyrisht që këto para do të përdoren për të blerë mbrojtje nga ndëshkimi duke u paguar një pjesë te politikanët.

Politikanët zakonisht përdorin premtimin konvencional politik, e më pas, mashtrimin, paranë, klientelizmin dhe në fund, dhunën ose shantazhin. Dhuna, kërcënimi apo shantazhi janë mjete alternative kur premtimet apo mashtrimet nuk ngjisin.

Dekriminalizimi vështirë se do të bëhet me ndërhyrje ligjore në kushtet kur shumica e kriminelëve nuk janë dënuar e ka gjasa nuk do të dënohen edhe për shumë kohë. Dekriminalizimi është një proces që duhet t’i nënshtrohen të dyja partitë e mëdha. Perceptimi se Berisha i ka përdorur kriminelët por njëkohësisht i ka mbajtur larg është thellësisht iluziv dhe mbart një farëlloj tentative për të relativizuar të keqen.

Fakti tjetër është që dekriminalizimi vështirë se mund të ndodhë me vullnet të lirë të palëve, as si pasojë e ndonjë koincidence rastësore siç është situata aktuale e krijuar falë denoncimit të njëanshëm të kriminalizimit të jetës politike nga opozita.

Problemi aktual është që shoqëria shqiptare si e tërë me të gjithë komponentët e saj, nga populli, te aktivistët, e ashtuquajtura shoqëri civile, media apo profesionistët që punojnë në sektor publik apo privat, nuk kanë ende ndërgjegjësimin ose kurajën e nevojshme për të ushtruar presionin e nevojshëm mbi krerët e partive. Në fund, janë vetëm dy krerët e partive të cilët vendosin sipas interesit të tyre të përdorin, kush më shumë e kush më pak, dhunën, shantazhin, korrupsionin apo kriminelët kur e shohin se mjetet “demokratike” të politikës nuk u mjaftojnë.

Dekriminalizimi vështirë se do të jetë një proces ligjor i ndërmarrë nga ata që e kanë ngritur çështjen vetëm si një spektakël politik, megjithëse edhe vetë ngritja e çështjes mbart merita që duhet të njihen.

Dekriminalizimi është një proces politik që do të fillojë kur ne do të mund të ushtrojmë presion të mjaftueshëm mbi dy persona: Kryetarin e PD-së dhe kryetarin e PS-së.

Etiketa: aktivistAktivistëDekriminalizimideputetdhunaDhunëDibraekonomiEuroIlir MetaKEligjzbatueseMark FrrokumbrojtjeMediaMetaOpozitaParaPartiaPartia DemokratikePartia SocialistePDPSSHshqipShqipërishqiptareTom DoshiVendim
Tjetri
Të afërmit e viktimave të Germanwings vizitojnë vendin e rrëzimit të avionit (Foto)

Të afërmit e viktimave të Germanwings vizitojnë vendin e rrëzimit të avionit (Foto)

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.