AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Çfarë vjen pas Lee Kuan Yew?

Bill EmmottngaBill Emmott
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Duke respektuar Lee Kuan Yew, kryeministrin e konsideruar si diktator që torturoi opozitën dhe median por që njëkohësisht krijoi një administratë funksionale dhe pa korrupsion për të zhvilluar një qytet-shtet të vogël në një superfuqi ekonomike rajonale. Ai qe një njeri sa i respektuar aq edhe i frikshëm. (AP Photo/Wong Maye-E)

Të gjithë udhëheqësit politikë shqetësohen për trashëgiminë që lënë pas. Lee Kuan Yew, i cili udhëhoqi Singaporin drejtpërsëdrejti ose në mënyrë indirekte për më shumë se gjysmë shekulli – duke mbetur njeri me ndikim deri në vdekjen e tij në moshën 91 vjeçare – pati më shumë kohë se shumë të tjerë për të menduar për këtë.

Duke respektuar Lee Kuan Yew, kryeministrin e konsideruar si diktator që torturoi opozitën dhe median por që njëkohësisht krijoi një administratë funksionale dhe pa korrupsion për të zhvilluar një qytet-shtet të vogël në një superfuqi ekonomike rajonale. Ai qe një njeri sa i respektuar aq edhe i frikshëm. (AP Photo/Wong Maye-E)
Duke respektuar Lee Kuan Yew, kryeministrin e konsideruar si diktator që torturoi opozitën dhe median por që njëkohësisht krijoi një administratë funksionale dhe pa korrupsion për të zhvilluar një qytet-shtet të vogël në një superfuqi ekonomike rajonale. Ai qe një njeri sa i respektuar aq edhe i frikshëm. (AP Photo/Wong Maye-E)

Të gjithë udhëheqësit politikë shqetësohen për trashëgiminë që lënë pas. Lee Kuan Yew, i cili udhëhoqi Singaporin drejtpërsëdrejti ose në mënyrë indirekte për më shumë se gjysmë shekulli – duke mbetur njeri me ndikim deri në vdekjen e tij në moshën 91 vjeçare – pati më shumë kohë se shumë të tjerë për të menduar për këtë. Shumë libra me kujtime vënë në pah shqetësimin e Lee mbi trashëgiminë që po linte pas, megjithëse suksesi i jashtëzakonshëm i Singaporit gjatë udhëheqjes së tij flet vetë. E pëlqen apo jo atë – dhe shumë nuk e pëlqenin – nuk mund të mohohet mirëqënia e fortë e këtij qytet-shteti dhe stabiliteti.

Megjithatë përkushtimi ndaj kujtimeve i njeriut që e quante veten “Mentor Ministër” gjatë viteve të tij të fundit jep një shenjë mbi shqetësimin final të Lee. Trashëgimia e tij mbi suksesin e shkuar të Singaporit mund të jetë e qartë, por çfarë do të ndodhë në të ardhmen?
Kjo, natyrisht, qe një nga gjërat që ai nuk mund ta kontrollonte dot, përveç dhënies së leksioneve për gjeneratat e ardhëshme. Megjithatë, në një aspekt thelbësor – në përcatimin e gjeneratës së ardhëshme të udhëheqësve të Singaporit – kontrolli i rreptë i ushtruar nga Lee në të shkuarën mund ta bëjë të ardhmen më të vështirë.

Ky problem është natyrisht i zgjidhshëm, veçanërisht nëse shihet sistemi arsimor i shkëlqyer dhe institucionet e cilësisë së lartë të të gjitha llojeve. Por vetë veprimet e Lee sugjerojnë se ai kishte dyshime.

Pasardhësi i Lee qe i qartë: pasi hoqi dorë nga posti i kryeministrit në vitin 1990 (në moshën relativisht të re prej 66 vjeçësh) dhe ia dha atë bashkëpunëtorit të besuar Goh Chok Tong, ai përgatiti djalin e tij të madh, Brigadier – Gjeneralin Lee Hsien Loong për këtë post. Pasi shërbeu si ministër i tregtisë së Singaporit, ministër financash dhe zëvendëskryeministër, Lee Hsien Loong u bë kryeministër më 2004. Ajo që mbetet e pazgjidhur është se kujt do t’i kalojë pushteti pas kësaj dhe si.

Ndoshta përgjigjja do të jetë e thjeshtë: partia në pushtet, Partia e Veprimit Popullor do të zgjedhë pasardhësin në mënyrë konvencionale. Natyrisht, korpusi i zyrtarëve dhe ministrave të talentuar dhe me eksperiencë të Singaporit është i thellë. MEgjithatë, pyetja mbetet e hapur, për shkak të sensitivitetit gati paradoksal të Lee Kuan Yew mbi rolin e familjes së tij në disa nga postet më të larta të vendit.

Lee luftoi shumë beteja me median ndërkombëtare mbi lajmet që media bëri mbi Singaporin, veçanërisht nga mesi i viteve 1980 e më pas, pikë në të cilën suksesi i vendit qe bërë i dukshëm me bollë. Si një avokat i arsimuar në Kembrixh, ai qe veçanërisht i etur të përdorte ligjin për të mposhtur median dhe kritikët (politikë) duke ditur shumë mirë se ai i kishte të gjitha mundësitë të fitonte nëpër gjykatat e Singaporit.

Gjatë kohës sime si kryeredaktor i The Economist (1993-2006), unë mora sulme të tilla në shumë raste. Ajo që në fund u bë e qartë qe se kundërshtitë e Lee Kuan Yew nuk qenë kurrë më të forta se sa ndaj një fjale apo koncepti të vetëm: nepotizmit. Në fund të fundit, ai e pati krijuar Singaporin si një shoqëri thellësisht meritokratike, në të cilën konkurrenca, nën rregulla të qarta dhe të pranuara, qe mbreti. Kështu, kur vetë djali i tij u bë kryeministër dhe nusja e djalit Ho Ching, u bë drejtuese e Temasek, një nga kompanitë e stërmëdha të investimit shtetërore të vendit, çdo insinuatë që ata kishin marrë këto pozicione jo për meritë, qe e papranueshme nga Lee.

Lee themeloi një komitet mendjendriturish për të theksuar se nepotizmi nuk qe arsyeja e përzgjedhjes së tyre dhe filloi të hedhë në gjyq çdokënd që guxonte të mendonte ndryshe.

Megjithatë, kjo urrejtje nga ana e tij e nepotizmit qe e palogjikshme – dhe Lee qe njeri tërësisht i logjikshëm deri i pamëshirshëm në logjikë – për shkak se në këtë rast ka një justifikim shumë të mirë nëse ndiqet thjeshtë analiza që Lee ka bërë për Singaporin.

Një shoqëri e vockël shumërracore e përzënë nga Malajzia më 1965, Singapori lindi si një vend i dobët, me mungesë ligjshmërie dhe besimi si dhe me konflikt etnik. Deri vonë në vitet 1980 dhe 1990, Lee shpesh justifikonte vijimin e politikave të tij autoritariste duke iu referuar përleshjeve mes etnive të ndryshme dhe mundësisë gjithmonë të pranishme për humbjen e besimit shoqëror dhe rikthimit te konflikti.

Kështu, duke ia kaluar stafetën djalit të tij të madh, ai mund të thoshte se e ka bërë këtë për të shmangur rreziqet në mënyrën më të logjikshme të mundshme. Nëse ke patur besim te themeluesi i Singaporit dhe beson se ai është i ligjshëm, kush mund të jetë më mirë për të pasuar atë se vetë djali i tij? Për më tepër, babai mbeti në skenë si “Ministër i Lartë dhe pastaj si Ministër Mentor, ai e detyroi djalin e tij të dëshmonte aftësitë e veta në një seri punësh të larta para se të bëhej kryeministër.

Kjo skemë funksionoi dhe Lee Hsien Loong sipas të gjitha vlerësimeve ka bërë punë shumë të mirë si kryeministër, pavarësisht se çfarë shpjegimi është dhënë për ngjitjen e tij në pushtet. Aktualisht nuk ka ndonjë rrezik për stabilitetin politik të Singaporit dhe Lee i ri është ende vetëm 63 vjeç; ai mund të mbetet në zyrë edhe për shumë kohë.

Pyetja megjithatë mbetet: Çfarë do të ndodhë më pas? Lee Kuan Yew e zgjidhi problemin e pasardhësit duke e shtyrë atë për më vonë. Djali i tij do të duhet të japë një përgjigje më të qëndrueshme.

Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate. What Comes After Lee Kuan Yew?

Etiketa: besimdiktatorFinalGjyqKEkonfliktKontrolliKorrupsionMediandikimParaPartiaProject SyndicatePunërrezikSHsistemi arsimor
Tjetri
Serbia vazhdon të ekspozojë avionin bombardues amerikan

Serbia vazhdon të ekspozojë avionin bombardues amerikan

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.