AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Serbia vazhdon të ekspozojë avionin bombardues amerikan

Ivana NikoliçngaIvana Nikoliç
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Gjashtëmbëdhjetë vjet pasi ai u rrëzua nga Forcat Ajrore Jugosllave gjatë bombardimeve të NATO-s, rrënojat e një avioni të Shteteve të Bashkuara shfaqen ende me krenari në Muzeun e Aviacionit në Beograd.

“Qëllimi ishte të mblidhnim gjithçka që binte nga qielli. Kur i ashtuquajturi bombarduesi ‘i padukshëm’ F-117 u rrëzua, ditën e tretë të luftës, ekipi ynë ishte ndër të parët që arritën në vendin e rrëzimit,” tha Petar Nedeljkovic, një guidë në Muzeun e Aviacionit.

Koleksionimi i avionëve të shkatërruar, raketave dhe dronëve nga bombardimet e NATO-s ka qenë pjesë e ekspozitës së përhershme të muzeut që nga fillimi i viteve 2000, në një ekspozitë të quajtur ‘Eksponati koji su padali sa Neba’ (‘Ekspozita e atyre që po binin nga qielli’).

Më i famshmi është ‘Lockheed F-117 Nighthawk’ i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara, i cili u rrëzua më 27 mars 1999, pranë fshatit Budjanovci në Vojvodinë.

Krahu i ‘Nighthawk’-ut të rrëzuar. Foto nga BIRN.

Në atë kohë, “Nighthawk” konsiderohej gjerësisht si një prej pajisjeve më të përparuara ushtarake të Shteteve të Bashkuara, i projektuar për të qenë i padukshëm ndaj radarëve.

Por Brigada Jugosllave e Raketave Mbrojtjes Ajrore arriti të zbulojë atë, qëlloi dy raketa dhe e rrëzoi avionin – një reklamë e madhe kjo për regjimin e Sllobodan Millosheviçit gjatë konfliktit.

Sulmet ajrore të NATO-s mbi Jugosllavi, të cilat filluan më 24 mars 1999, ishin përgjigja e Perëndimit për dështimin e bisedimeve në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit në Kosovë. Bombardime zgjatën 78 ditë derisa Beogradi ra dakord të tërhiqte forcat e tij nga ish-provinca serbe.

Në pjesët e mbetura nga “Nighthawk”-u përfshihen një ndenjëse, pajisje mbikëqyrjeje për natën, radioja e pilot dhe një hartë të detajuar e Serbisë qendrore. Ekziston edhe kapaku i kabinës bashkë me helmetën e pilotit brenda.

“Kapaku i kabinës ra nga 8000-8500 metra lartësi dhe është e dëmtuar, por nuk është copëtuar,” tha Nedeljkovic.Në pjesët e mbetura nga “Nighthawk”-u përfshihen një ndenjëse, pajisje mbikëqyrjeje për natën, radioja e pilot dhe një hartë të detajuar e Serbisë qendrore. Ekziston edhe kapaku i kabinës bashkë me helmetën e pilotit brenda.

Emri i pilotit mund të shihet ende i shkruar në kabinë – kapiteni Ken Wiz Dwelle. Megjithatë, Dwelle nuk ishte në kabinë kur avioni u rrëzua, por ishte nënkolonel Dale Zelko.

Kur avioni i tij u godit, Zelko doli nga avioni dhe u shpëtua nga një ekip luftimi dhe shpëtimi i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara në orët e para të mëngjsit pasues.

Nedeljkovic kujton se si ai u takua me Zelkon disa vite më vonë, kur pilot amerikan po filmohej për një dokumentar.

Mbetje të avionit F-16 të gjetura në një fermë në Vojvodinë në vitin 2011. Foto: BIRN.

“Ai erdhi në muze kur po xhirohej filmi “The second Meeting”. Ai e pa të gjithë këtë dhe madje një skenë e filmit u xhirua këtu,” tha Nedeljkovic.fund të majit 1999.

Filmi i vitit 2011 për Zelko dhe Zoltan Dani, një ish-kolonel i Ushtrisë Jugosllave dhe komandant i Brigadës së Raketave 250 që rrëzoi “Nighthawk”-un e Delkos, portretizon takimin e tyre 12 vjet pas ngjarjes që ndryshoi jetët e të dy njerëzve, në një film që ka për qëllim të dërgojë një mesazh tolerance dhe pajtimi.

Pranë pjesëve të mbetura nga F-117 ndodhet një pjesë e sistemit të raketës NEVA që goditi avionin “e padukshëm”.

Ka gjithashtu pjesë dronësh, avionsh të tjerë, raketa Tomahawk, pjesë bombash dhe raketash thërrmuese, të gjitha të gjetura gjatë bombardimeve nga muaji marsi deri në fund të majit 1999.

Një tjetër pjesë në muze që tërheq gjithashtu shumë vëmendje – kapaku i kabinës së një avioni sulmues amerikan “Fajkua Sulmues F-16”, e cila u gjet në një fermë në fshatin Volujac pranë qytetit perëndimor të Sabacit.

Krahu i avionit u gjet në vitin 1999, por kapaku i kabinës u ekspozua vetëm dy vjet më pas, pasi stafi i muzeut pa një kronikë në një stacion televiziv vendas.

“Fermeri na tha se kishte gjetur një kapak kabine ndërsa punonte në fushën e tij, e kishte hipur në traktor dhe e kishte marrë në oborrin e tij. Ajo ishte përdorur si kolibe qeni,” rikujton Nedeljkovic.

“Dhe më pas ai ra dakord të na e jepte kapakun e kabinës, nëse ne i bënim atij një kolibe të re për qenin e tij,” tha ai.

Etiketa: BeogradBIRNDokumentarEmriJugosllavimbetjeMillosheviçNATOParapilotSerbiaSHSllobodan Millosheviç
Tjetri
Fantazma e një Shqipërie të Madhe nuk ikën sepse kufijtë e 1913 janë të gabuar

Fantazma e një Shqipërie të Madhe nuk ikën sepse kufijtë e 1913 janë të gabuar

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.